FOTOT: Ngjashmëria e frikshme me epideminë e 100 viteve më parë, që vrau 50 milionë njerëz

7 Maj 2020, 10:26Sociale TEMA
FOTOT: Ngjashmëria e frikshme me epideminë e 100 viteve më

Bota prej disa muajsh është ndalur nga frika e virusit corona.

Por, ky virus nuk është diçka e re, pasi njerëzimi është përballur edhe më parë me epidemi të tilla.

Fotot e mëposhtme tregojnë një ngjashmëri të frikshme të epidemisë së “Gripit Spanjoll”, të 100 viteve më parë.

Edhe atëherë, njerëzit e thjeshtë, ata që rrinin në shtëpi apo shkonin në punë, u pajisën me maska, madje edhe me pajisje për frymëmarjen, pasi besonin se virusi merrej edhe prej ajrit, njësoj si sot.

“Gripi Spanjoll”, që zgjati për dy vjet, nga 1918 deri në 1920, mori 50 milionë jetë.

Përveç situatës së njëjtë, ngjashmëria tjetër e koronavirusit me “Gripin Spanjoll”, është po ashtu edhe fakti se koronavirusi pritet të zgjasë pod y vjet.

Për fat të mirë, numri i viktimave është shumë herë më i vogël.

Të paktën deri më tani.

(TemA)

1 komente në “FOTOT: Ngjashmëria e frikshme me epideminë e 100 viteve më parë, që vrau 50 milionë njerëz”

  1. Prind says:

    Ky eshte vetem fillimi, virusi do ta beje te veten per sa kohe nuk ka nje terapi trajtimi dhe ne duhet te kthejme ne normalitet kete realitet te ri. Per sa i takon vaksines, logjika te thote se , nuk ka se si te finalizohet kaq shpejt nje vaksine nderkohe qe virusi peson mutacione. Vaksina nuk mund te jete 100 %
    e sakte pergjate pandemise, ajo do te jete e vlefshme per brezat e tjere.
    Distancimi fizik, higjiena dhe nje mentalitet komplet i ri ne menyren e jeteses do te jete zgjidhja me e mire ne kete realitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje