Koronavirusi, këshilltari britanik publikon mesazhet në BBC: Më shkroi Edi Rama dhe më tha çfarë dreqin po ndodh, a ka ndonjë ide Johnson se çfarë po bën?

7 Maj 2020, 08:54Sociale TEMA

Ish-sekretari i iTony Blair, Alastair Campbell në një intervistë për BBC ka “shpërtheu” kundër Boris Johnson dhe planit të masave që qeveria e tij mori ndaj koronavirusit.

Ish-sekretari për shtypin i Blair, zbuloi gjatë intervistës se kishte marrë një mesazh nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili kishte vënë në dyshim qasjen e qeverisë britanike për krizën COVID-19.

“Më shkroi miku im, kryeministri i Shqipërisë; Çfarë dreqin po bën? A ka ndonjë ide se çfarë është duke bërë?,”-tha ai.

Më tej, këshilltari aktual i kryeministrit Rama tha se qeveria britanike kishte bërë gabim që i ishte bindur udhëzimeve të dhëna nga shkencëtarët.

“Kjo qeveri është shprehur vazhdimisht se udhëhiqen nga shkencëtarët. Shkenca dhe shkencëtarët janë atje për të informuar, nuk janë për të udhëzuar. 

Vendimet duhet të merren, shpjegohen dhe mbrohen nga ministrat. Johnson do të bëjë çdo gjë për të shpëtuar lëkurën e tij. Se ka marrë seriozisht këtë punë që nga fillimi,”-shtoi ai.

Britania e Madhe zë vendin e katërt në rang botëror për numrin e rasteve me COVID-19 në botë, duke shënuar më shumë se 195,000 të infektuar dhe rreth 30 mijë viktima.

14 komente në “Koronavirusi, këshilltari britanik publikon mesazhet në BBC: Më shkroi Edi Rama dhe më tha çfarë dreqin po ndodh, a ka ndonjë ide Johnson se çfarë po bën?”

  1. O gjigant! says:

    O Edo, o gjigant, o njësh, o ….
    Po ça i ke këto o mavriu i mavisë,
    Po na vetë shpallesh dhe lider global tani !?
    E fillove me Trump, pastaj me Merkel, pastaj me Macron, kalove tek Salvini (me fal Conte)..
    O i madhi Edi Rama po shiko detyrat e shtëpisë o mavriu ti me gjithë mavinë tënde se na keni lënë 200 vjet dritë larg Europës…
    Pa sa për të tjerat dihet botërisht pse na marrin shembull (qoftë dhe ndonje pozitiv).
    Thjesht tallje, sarkazëm, ironi apo për të bërë goditjet e tyre politike me spond, me heq vëmendjen.
    Të tipit do dali UK nga EU dhe do ta zëvendësoj denjësisht Albania…

    1. Tetovari2 says:

      O gjigant o lesh [email protected],SALA I VIÇIDOLLIT da vite na
      la pas?

    2. Andi says:

      Ti qe shkruan o gjigant per Edin.Inferior do mbetesh o i zi ter jeten?Ti qendro inferior po deshe Edi nuk ka pse te jete kur ka te drejte.Edi nuk eshte gjigand por te drejten e mendimit e ka dhe shum mire ka bo qe i ka thon ashtu pasi Edi eshte tashme kryeministri i nje vendi qe ka vetem 28 te vdekur(Nuk jam i sigurt per nr e sakte)Kurse Boris Johnson eshte kryeministri britanik,vendi te cilit i ka kalu 30,000 te vdekur.ok?Nese nje vend shtrengon masat e nje tjeter nuk merr masa,njerzit e ktij vendi mund e sjellin virusin tek vendi qe po ben sakrifice me mbyllje.E kupton?Çjan kto inferior qe llapin e thone qe Britania eshte Britani dhe nuk kritikohet edhe kur u vdesin 30 mij e kusur njerez.Ne kte fushe te pakten,Shqipria ja ka zhyt Britanise dhe ka kopetence ta qortoje.PIK

  2. flamuri says:

    Z.Rama ketu e paske dhjere fare,apo kujtove se po flet per
    Taulant ballen apo Erionin
    Sa per dijeni Boris johnson eshte politikan dhe nga katragjyshi dhe fjalia qe e ke perdor
    te leshon direkt ne nivelin e Eduart Ndocajt ose Nard Ndokes
    kure i jep vehtes shume autoritet politikani bien ne nivel fshataresk
    Boris johnson ka nje karier te shkelqyer, ka mbaruar universitetin e cambridge dhe ka drejtuar per dy mandate
    bashkine e londers me 10 milion banor
    Here tjetr rame kujdes se ne londer eshte nje komunitet prej 300 mije dhe kjo shprehje nuk ndikon mire ne politikat e emigrimit
    Nje ndjes ndaj Borisit do ishte mire, po thuaj jemi thick

  3. Rama says:

    Hahahahaha! ….Sa kam qeshur! Shum e bukur kjo! Un i jap te drejte, sepse ,perderisa nuk eshte gjuha meme , per te mos bere figure te keqe, duhet ta degjoje mire qe te jape pergjigje te sakte

  4. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Ka plas rivaliteti i madh ndermjet italianeve dhe anglezeve se kush do e marre Ramen per kryeminisster.
    Iku baba !
    Mjere ne qe do ngelemi jetime !

    1. Agim says:

      Me mir jetim dhe te shohim hallet tona .

  5. Une jetoj prej 25 vitesh ne London-UK, dhe si Une mendojn edhe e thone shume-shume Anglez qe njohim e punojme me ta se, Kryeministri i tyre (edhe i imi padiskutim se jam prej 15-vitesh me pasaporte UK) Boris Jonson, eshte nje Lider fals, i paafte dhe fodull, qe vetem brockulla flet sa here del ne media dhe beri KRIM me manexhimin e Coronavirusit, duke thene se e kemi nen-kontroll dhe ska pse te Lockdown. Tani kaloi 30-mije te vdekur dhe pritet te kete akoma, akoma, por ky Kryeminister eshte po Ai i papergjegjshmi si ne rastin e BREXIT_it dhe tani me COVID-19.
    Kuptohet qe Edi rama ka thene nje fjali te zgjuar dhe te permbajtur diplomatikisht, duke treguar se eshte shume here me i zgjuar se Boris Jonson, sepse dhe faktet e manexhimit te Coronavirusit me shifra e fakte ne Shqiperi jane padyshim dhe e vendosmerise se tij si Kryeministri i Shqiperise, per te bere ne kohen e duhur Lockdown e masat e tjera shendetesore ne Shqiperi. Ndryshe shifrat e vdekjeve do ishin alarmante per nje popullate aktualisht ne Shqiper, as 3-Milion.
    Te Lumte Edi Rama, je fytyra dhe krenaria jone si Shqiptare kudo ne Bote.

    1. Jo per gje... says:

      O shoku Boris Johnson eshte mjeshter I politikes, menjfjale e ka si cajin e mengjesit. Nqs e mban mend ti Jo vetem shpetoi konservatoret nga shkaterrimi total por I bashkoi, I coi ne zgjedhje, fitoi zgjedhjet bindshem (gje qe s’kish ndodh te pakten qe nga Thacher) dhe e beri BREXIT realitet duke eliminuar mundesine e referendumit te dyte. Vetem kaq mendo se kush eshte Boris! Kafshe politike me plote kuptimin e fjales. Qesh mire kush qesh I fundit thoi Rames, se Borisi e di qe loja s’ka mbaruar se eshte njohes I mire I historise. Te shohim cdo ndodh.

  6. spata says:

    I ka ardhur fundi dhe ketij Donkishoti si gjithe te tjeret me pare .Te paret tane, kur donin te mallkonin ata qe komandonin popullin ,u thoshnin :Kurr mos u ngopshi e te placin temthat .

  7. tropoja nn says:

    ooo çu gajasem,sa para eshte edver mafia e sa mbrapa ai katunari londres boris, po normal keshilltari edvin mafis i permend emrin rames se ate pune ka me permiresu imazhin e edvinit dhe qeveris se tij se keshilltari me paret tona paguhet,mund te permendte edhe nji kryetar te fiseve se ai punen ben,por tani na del edveri si shpetimtar si shkenctar politikan afer borisit eh medet,katunari surrelit,tani do votojm gjith per ramen s ka nevoj me i vjedh votat se ky po i jep mend botes per zhvillim e jo mo republikes tone,kot ja futin edhe ata te freedom hous demek shqiperia ka rene si qeverisje demokratike gjepura,ka regres britania por jo surreli

  8. DAJ SAMI says:

    Opozita nuk paska fjet mire dhe qenkan te shqetsuar se Rama paska pas nje komunikim me,c’lidhje ka,lidhja eshte te keta shkurtabiqet dhe bishtat e flamurit,qe qenkan shqetsuar per kete problem dhe te drejte kane,se nuk c’fare bejne tjeter,populli i nxori me vote nga parlamenti,keta duke e pare qe ata qe kishin shumicen tallnin koqet me ta dhane sa dhane cfaqje kara-gjozesh ne seanca parlamentare dhe kur e pane qe ubene lolo krejt,moren vendimin historik ne llojin e tij,medemek dogjen mandatet,duke mendu se populli do filloj te cirresh per ta,po kur e pane qe populli se rrujti per ta,gjeten ca babale,kur e pane qe dhe me keta deshtuan,filluan me molotov dhe me molotov su ba gja,bojkotuan zgjedhjet vendore,humben dhe ato bashki qe paten mundesi ti merrnin,me qe dhe me keta manovrime qe bane nuk azgje,futen ne loje Vojo Kushin,Selam Musane,Mic Sokolin,Zef Deden junior,Nexho Shabanin,po dhe ketu prap se rrujti kush per ta u kujtun te bejne letrat qe te marin pagat e asistences dhe te kritikojne qeverine se shume shpejt i beri procedurat per te zbatuar vendimin e bojkotit qe keta e moren vete,per kete lloj kategorie,mund te thuash cfare te duash se dhe bemat e tyre jane te pafund,po c’ke me ta,se tani ja kane mare doren e te qenurit ne opozite dhe te mos merziten dhe per ca kohe.

  9. Aleko says:

    Mos kujtoni se lideret e huaj jane mesia ne toke o debila, injorant e truthare!…

  10. Vl says:

    Keshtu si sillet Boris une them mos ta pranojm ne BB (Bashkimit Ballkanik)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje