FOTO/ Një korsi e re biçikletash në Tiranë, Veliaj: Hej pedalues! Edhe 1 te Parku Olimpik

7 Maj 2020, 12:21Sociale TEMA
FOTO/ Një korsi e re biçikletash në Tiranë, Veliaj: Hej

Për të gjithë pedaluesit e kryeqytetit, sidomos në këto ditë pranvere, vjen një lajm i mirë. Një korsi e re biçikletash është shtuar në rrugën pranë Parkut Olimpik të Tiranës.

Punonjësit e mirëmbajtjes në Bashkinë e Tiranës kanë punuar deri në orët para të mëngjesit për t’i dhënë dorën e fundit vijëzimeve, dhe të gjithë elementëve të nevojshëm për garantimin e sigurisë së lëvizjes për pedaluesit. Lajmin e mirë e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili fton të gjithë përdoruesit e biçikletave për të përdorur sa më shumë hapësirat e dedikuara për ta.

Sakaq, kreu i Bashkisë së Tiranës ka ndarë me qytetarët edhe disa pamje nga puna në terren, e cila do të vijojë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

1 komente në “FOTO/ Një korsi e re biçikletash në Tiranë, Veliaj: Hej pedalues! Edhe 1 te Parku Olimpik”

  1. car jan kto qe sjan par ma par says:

    Nuk dum rrug per bicikleta por rrug me gropa. Jam nie demokart dhe shpreh dufin tem per kto harxhime kot. Investimet ska nevoj ti bej bashkija po vet poplli me nertime ku ja do zog i qefit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje