A do jenë më funksionarë ish sigurimsat? Autoriteti i Dosjeve dërgon 3 propozime në Parlament për pastrimin e politikës

8 Maj 2020, 19:39Politika TEMA

A do na drejtojnë ish sigurimsat? Kur kanë kaluar pothuaj tri dekada nga shpërbërja e sigurimit të shtetit kjo pyetje nuk ka marrë ende një përgjigje ndërsa tentativat e ish sigurimsave për tu emëruar ne poste shtetërore apo edhe politike nuk kanë munguar.

Precedentët e hasura ne dy palë zgjedhje ku kandidat për deputet apo dhe kryetar bashkie kanë refuzuar te deklaronin te shkuarën e tyre te errët ka bërë qe autoriteti i dosjeve ti drejtohet me propozime konkrete Kuvendit për pastrimin e politikës nga ata te cilët ne fjalorin e përditshëm konsiderohen si ish spiun.

Ndëshkimet me te forta konstatohen ne variantin e tretë, i cili parashikon ndërprerje mandati, deri ne ndjekje penale.

Kodi i vjetër elektoral nuk parashikon lustracionin ne zgjedhje, ndërsa propozimet e autoritetit te dosjeve kanë mbërritur ne tryezën e dy bashkëkryetarëve te komisionit te reformës zgjedhor, te cilët te hënën e ardhshme kanë një tjetër përballja ne tryezën e këshillit politik me opozitën jashtë parlamentare

2 komente në “A do jenë më funksionarë ish sigurimsat? Autoriteti i Dosjeve dërgon 3 propozime në Parlament për pastrimin e politikës”

  1. art says:

    Te kishin pritur edhe 10 vjet se do kishin ikur vet

  2. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Sigurimsat hengren e pine e u bene milioner ne keto 30 vjet,nen mbrojtjen e sali vampirit….
    Ata e mbaruan epoken e tyre dhe sot gezojne milionat,dhe mosha ka bere te veten qe i nxjer jashte loje dhe sot te rroje murrizi mazllem qe u kujtua pas 30 vjetesh….
    Mir keta sigurimsat i hoqem,po keta shikasit qe kane ber namin ne keto 30 vjet,a do kene te drejte te zgjidhen?!!!!
    Po keta kalecat dixhital te saliut a jane me te mire se kalecat e enverit?!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje