Reforma Zgjedhore, Gjiknuri i shuan shpresat PD e LSI: Kushti për qeveri tranzitore nuk diskutohet fare, brenda muajit mbyllim diskutimin

8 Maj 2020, 19:21Politika TEMA

Ndonëse puna ka ecur me ritme të ngadalta, mazhoranca synon që diskutimet me PD dhe LSI për reformën zgjedhore ti mbyllë brenda muajit maj.

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Damian Gjiknuri, në një intervistë për Report tv tha se puna më pas duhet të vazhdojë në komisionin e posaçëm parlamentar.

“Synimi është që brenda majit ne të mbyllim gjithë procesin e konsultimit politik për të gjetur të gjitha marrëveshjet e nevojshme. 

Besoj se qershori është mëse i majftueshëm për të ndjekur procedurat në komisionin e reformës zgjedhore dhe më pas në Kuvendin e Shqipërisë”, shprehet Gjiknuri.

Kushti i panegociueshëm i PD për qeveri transitore, ik artikuluar keto dite dhe nga LSI, nuk do të merret në konsideratë nga mazhoranca.

“Nuk mund të negociohet me parimin që të quhet e pranuar dua të asgjësohet ai që dialogun me mua. 

Kjo është një çështje që e ka gjetur përgjigjen e saj që te dështimi i protestave të rrugës dhe përgjigja për këtë është dhënë me kohë. Nuk besoj se qeveria teknike është zgjidhja. 

Dua të qëndroj strikt të puna e komisionit zgjedhor”, tha Gjiknuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje