Situata në Kosovë: Shkon në 28 numri i viktimave nga koronavirusi

8 Maj 2020, 18:40Rajoni TEMA

Kosova ka regjistruar mëngjesin e së premtes një tjetër viktimë nga koronavirusi duke e çuar në 28 bilancin total të humbjeve të jetës.

Pacienti që ndërroi jetën ishte një 77-vjeçar nga Rahoveci, i cili kishte dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Klinika Universitare e Kosovës njofton se deri tani janë prekur 861 persona nga koronavirusi, 561 prej të cilëve janë shëruar. Kjo Klinikë po trajton aktualisht tetë pacientë të infektuar me Covid-19.

Ndërkohë, programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i ka dorëzuar sot 5,000 tamptona Ministrisë së Shëndetësisë.

Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se ky donacion vjen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur midis Qeverisë së Luksemburgut për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme për Kosovën.

1 komente në “Situata në Kosovë: Shkon në 28 numri i viktimave nga koronavirusi”

  1. Fatosi-kosove says:

    Njerezit po vdesin duke pritur ate barin e ministrit vitia,qe e deklaroi para mediave bashk me kryeministrin e tij dhe te kosoves tashme i shkarkuar, e kur do arrije ai bari tash as minister vitia nuk po e thot,prit magjar dej te del bar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje