Vuçiç i kundërpërgjigjet Kurtit për “marrëveshjen sekrete me Thaçin”: Teori absurde konspirative, ata po luftojnë dhe akuzojnë njëri tjetrin për gjëra të tmerrshme

9 Maj 2020, 12:41Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë për TV Prva ka folur rreth pretendimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për arritjen e një mavarrëveshje serkete në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i shetit serb ka thënë se nuk e ekziston një marrëveshje e tillë për të cilën pretendon Albin Kurti, dhe ka shtuar se me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ka kohë që s’ka pasur diskutime serioze.

“Unë s’kam pasur një bisedë serioze me Hashim Thaçin, dhe s’e mbaj mend herën e fundit kur e kam bërë një gjë të tillë”, ka thënë Vuçiq, shkuan Kosevv, trasnmeton Gazeta Express.

Vuçiq ka thënë se deklarimet e Kurti janë “teori absurde konspirative” dhe e sheh si pjesë të luftës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje me presidentin Thaçi.

“Ata po e luftojnë njëri tjetërin aq ashpër sa që s’ka rëndësi se kush çfarë thotë, ata janë në gjendje ta akuzojnë njëri-tjetrin për gjerat më të tmerrshme, por unë s’jam i interesuar për një gjë të tillë. Unë nuk futem në gjëra të tilla”, ka potencuar Vuçiq.

Tutje presidneti serb ka thënë se aktualisht nuk ka kurrfarë bisedime me Kosovën, dhe ka thënë se shpreson që në Prishtinë të jetë dikush me të cilin do të mund të bisedohet.

“Ne s’jemi duke biseduar me ta. Shpresoj që atje në Prishtinë të jetë dikush me të cilin ne do të mund të flasim”, ka shtuar Vuçiq.

Në fund Vuçiq ka thëën se aktualisht s’ka asgjë sa i përket një zgjidhje për problemin me Kosovën. Ai thotë se nëse do të ketë ndonjë lëvizje të parëve që do t’iau thotë do të jenë populli i Serbisë.

“Do ta bëjë një gjë të tillë edhe përkundër të gjitha problemeve që na ka sjellë një çështje e tillë. Do ta them një gjë të tillë, me shpresën që do të kemi diçka në të ardhmen. Por aktualisht s’mund ta them një gjë të tillë. Ne s’kemi asgjë”, ka theksuar kreu i shtetit serb.

5 komente në “Vuçiç i kundërpërgjigjet Kurtit për “marrëveshjen sekrete me Thaçin”: Teori absurde konspirative, ata po luftojnë dhe akuzojnë njëri tjetrin për gjëra të tmerrshme”

  1. Karavidhet says:

    S’ka faj Vicic,
    Paturpesine e filloi Rama duke mohuar( genjyer) , pastaj Thaci , pastaj Vucic.
    Kur pane qe cdo gje ishte dekonspiruar dhe haste ne rezistence.
    Me “ burre” u tregua Haxhiu , qe shpaloste hartat e pislleqeve Rama—Thaci-Vucic ne Opinionin e Fevziut.

    1. jo karravidhe says:

      Si mendon ti karavidhet se Vuciqi do te te ty thote se kush eshte spiuni i tij? Ai vazhdon me percarjen tone, qe te jemi sa me te dobet ne bisedimet e mundeshme. Ti je vertete nje karavidhe qe punon si nje gjysem-percues elektrik. E trasmeton elektrikun vetem ne nje drejtim.
      Rama dhe Thaci i kane thene gjerat hapur. Zakonisht spiunet punojne ne fshehtesi. Zakonisht ata vend e pa vend hiqen patrote. Zakonisht ata akuzojne te tjeret per spiune. Tipik ishte Saliu qe akuzoi Thacin per spiun. Kur Thaci i tha te benin nje duel televiziv dhe populli te shikonte se kush ishte spuni I vertet, Saliu u teroq me bisht ne shale.
      Spiuni dallohet nga veprat dhe jo nga fjalet. Thaci qe eshte arkitekti i pavaresse se Kosoves, detyrmisht nuk mund te jete edhe spiun. Saliu dhe
      Kurti e kundershtonin Rrambujene. Saliu dhe Kurti luftojne te na bejne armik me Ameriken. Saliu dhe Kurti kane te njejten teori zhvillimi qe quhet Rrumpalle. Me vjen keq per ty si gjysem percues qe nuk shikon se e njejta teri ka dhe te njejtin burim. Ky burim quhet platform e agjentures serbe , per te na bere rrumpalle. Ti vazhdon te shikosh vetem ne nje dreim. Ty te duket se Rama dhe Thaci qe kane guxim te bisedojne sy me sy me Vuciqin, jane e keqja e kombit tone. Ti nuk kupton se e keqja jane skilet e serbit.
      Personalisht une nuk jam me Ramen sepse e quaj nje “ekliktik” te pandreqshem qe nuk eshte as komunist dhe as ballist. Ai nuk eshte as ashtu dhe as keshtu. Ai eshte thejshte nje njeri praktik qe e kethen sa andej dhe ketej, per te mbajtur pushtetin, por ne politiken e jashte ai eshte “brilant”. Ai nuk lufton as Ameriken dhe as Evropen. Ai mundohet te manovroje midis ketyre peshaqeneve dhe si “eklektik” qe eshte ka patur suksese. Ai hapur dhe kurajo ja tha edhe Vuciqit se cmendon per Kosoven, mu ne Beograd. A te kujtohet ty si ju be fytyra e vuciqit?
      Pyetja per ty karavidhe eshte: Ti do pelqeje nje udheheqes qe ne frontin personal nuk te pelqen , sic eshte Thaci apo Rama, apo do pelqeje nje tjeter qe eshte I “pa korruptuar” si flitet per Kurtin apo Salen, por qe perdorin Kosoven dhe Shqiperine si ciflik te tyre dhe na bene armik me Evropen dhe Ameriken? Na bene Rrumpalle dhe ja lehtesojne punen Vuciqit te na fusi thiken. Ndoshta Vuciqi nuk ka nevoje per thike. Thikat e Kurtit dhe Saliut akoma kullojne gjak….

  2. Ceni says:

    Nga e di ti cfare tha Rama, cfare tha Thaci e cfare Vucic? Ata nuk kane deklaruar gje, apo ke qene mes tyre? Pika burrit qe merret me thashetheme.

    1. Miku i Cenit says:

      Une mund te mos di aq sa di ti, por di qe Rama I tha Vuciqit ne Beograd qe te njohi Kosoven. Vuciqi u be dylle i verdhe dhe I tha Rames: Pse ma bere kete?
      Rama ju pergjigj:
      Kur te vish ti ne Tirane je i lejuar ta thuash mendimin tend hapur…
      Ti karavidhe me emrin Ceni me thuaj se cfare ka thene Rama qe ne nuk e dime?
      Nje pyetje te thjeshte per nje idjot si ty eshte:
      Pse Kurti nuk e thote hapur se ckerkon nga Vuciqi? Pse ai vjen si pordha neper breke?
      Pergjigja eshte e thjeshte. Ai nuk I tregon dot vendin Vuciqit se Vuciqi i tregon vendin Kurtit. Ai I tregon atij se si eshte lyer me mut ne burgun Serb…
      Prandaj Kurti e ndihmon Vuciqin neperjete veprimtarise se tij e miratuar ne zyren e Vuciqit. Kurti mund te beje si pordha neper breke, por jo te shkele ne kallo Vuciqin. Reciprociteti eshte pikerisht qe Vuciqi i kerkoi Kurtit, ne vazhdim te politikes se tij per te justifikuar deshtimin e bisedimeve.
      Ti flet si kodra mbas bregu. Ti ne menyre retorike pyet se nga e di une se ckane thene Rama dhe Thaci ne kofidence me Vuciqin.Eshte e vertete qe nuk e di, por eshte po kaqe e vertete te kuptoj se ata kane mbrojtur interest tona kombetare, sepse nuk i lajkatohen Vuciqit sic ben Kurti…

  3. Dea says:

    Thone mire serbet per ne jepi arme shqiptarit se vriten me njoni tjetrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje