Frikë nga Korovanirusi? Në Nikaragua titulli festohet me përqafime

10 Maj 2020, 20:11Sport TEMA

Real Estelí fitoi titullin e kampionit të Nikaraguas, pasi mposhti 1-3 në ndeshjen e kthimit të turneut të ligës në fushën e Managua FC (kishte barazuar 1-1 në ndeshjen e parë).

Një goditje e lirë e drejtpërdrejtë e ekzekutuar saktë nga veterani Manuel Rosas (37 vjeç) hapi serinë e golave për miqtë. Më pas shënuan edhe Brandon Ayerdis dhe Marlon Lopez, që bënë që të shpërthente festa.

Titulli i fituar në një fushë rivale dhe pa praninë e tifozëve nuk i ndali lojtarët e Real Esteli që të përqafoheshin me njëri-tjetrin, edhe pse duhej që në një situatë pandemie të bëhej më shumë kujdes. Imazhet, natyrisht, tërheqin shumë vëmendje në këtë kohë të distancës sociale.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje