Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është vetizoluar dhe do të punojë nga shtëpia, pasi ka pasur kontakt me një zyrtar, i cili ka pasur kontakt të ngushtë me një person që ka dalë pozitiv në testin e COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Të dashur qytetarë,
Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.
Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.
Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë.
Ju falemnderit.
…e , kujt i rr….. per kete palo ish kryeminister idiot e kalama nga trute. Megjithate , i urojme sherim pa pasoja nga Covid19 .
Ky ben mire te mos dali me fare sepse eshte i turpshem, donte te luftonte vjedhjet dhe korrupsionin duke bere aleance me kryehajdutin e Kosoves Isa Mustafa. Hajduti nuk e kap kurre hajdutin….
Eja ktej bej nje vizite metes dhe berishes, darken e hani ne lalez.