Vazhdojnë të dalin pjesë të tjera nga libri autobiografik i Giorgio Chiellini-t. Mbrojtësi dhe kapiteni i Juventus-it ka ripërshkuar karrierën e tij, duke rrëfyer anekdota për trajnerë dhe ish-shokë skuadre.
Në librin e tij, ai ka folur edhe për Antonio Conte-n dhe ndikimin e trajnerit në ekip: “Conte të përfshin si asnjë tjetër, të bën kundër gjithçkaje dhe kundër të gjithëve. E bën skuadrën e tij të jetë gati për çdo gjë, ose je me të, ose kundër tij”.
Më pas, kapiteni bardhezi ka treguar sesi disa lojtarë nuk e kanë mbajtur dot ritmin e trajnerit aktual të zikaltërve:
“Antonio Conte vjen dhe bën spastrime. Klubi zikaltër kishte vendosur të hiqte dorë nga Icardi dhe Nainggolan, por Perisic ishte në dispozicion, duket se Conte e ka parë në stërvitje dhe ka vendosur se nuk duhej”.
“Tek Juventus, në vitin e parë, Ziegler nuk ka arritur të përfundojë grumbullimin, Felipe Melo dhe Amauri kanë duruar vetëm dy ditë”.
Në lidhje me kalimin në drejtim të Inter-it:
“E kam falur që ka shkuar tek Inter-i vetëm sepse e njoh, i dua të mirën dhe e di se e ka bërë si një profesionist serioz. Megjithatë, jam i sigurt se do të ketë ndonjë dyshim, veçanërisht kur shikon stemën e Inter-i në xhaketë…”.
“Unë mbetem i idesë se Juventus është më i fortë se Inter-i, edhe pse jo gjithmonë skuadra më e fortë fiton. Fiton ajo që ka më shumë vazhdimësi”.