Protesta në Mal të Zi pas arrestimit të peshkopit serb, Joanikije

13 Maj 2020, 21:23Rajoni TEMA

Disa dhjetëra qytetarë nga Andrijevica në Malin e Zi kanë bllokuar qytetin e Slatinës në shenjë proteste ndaj arrestimit të peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije, që drejton dioqezën e Budimlje-Nikshiqit.

Siç raportojnë mediat serbe rezidentët kanë bllokuar rrugën Berane-Andrijevica-Plavë që nga ora 11 e paradites së sotme duke përdour makina dhe motorrë.

Peshkopi u arrestua bashkë me 7 priftërinj të tjerë të Katedrales së Nikshiqit, Danilo Zirojeviç, Zeljko Rojeviç, Ostoja Knezeviç, Mirko Vukotiç, Vasilije Brboriç, Dragan Krusiç dhe Nikola Marojeviç pasi akuzohen se kanë provokuar dhe organizuar grumbullime të paligjshme njerëzish me rastin e një ceremonie fetare për nder të Shën Vasilit. Policia ka arrestuar po ashtu edhe disa protestues.

Të gjithë klerikët janë mbajtur 72 orë në masë arresti, ndërkohë që për këtë ngjarje Beogradi zyrtar ka reaguar në mënyrë të njëanshme dhe simbolike përmes një takimi mes Presidentit Vuçiç dhe patriarkut Irinej.

Të dy pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për qetësi, ndërkohë që qoftë Kisha, qoftë qeveria serbe kundërshtojnë ligjin e ri për lirinë fetare, miratuar nga autoritetet malazeze.

4 komente në “Protesta në Mal të Zi pas arrestimit të peshkopit serb, Joanikije”

  1. Debatiksi says:

    Po janulla kur do arrestohet si spin grek ,keisha ortodokse shqiptare I perket shqiptarve dhe jo kishes grrekafone

    1. Ilirida says:

      Për ta arestuar janullën duhet patur k…qe!

  2. Kosta says:

    I lumte Malit te Zi eshte shume para nesh ne zbatimin e ligjshmerise dhe avancimit drejt rruges se BE.Kurse ne ne Shqiperi kemi akoma president hajdutin dhe trafikantin e droges Like Meten dhe terroristin mesjetar bizantin Janullatos ne krye te kishes.

  3. Ilirida says:

    Për ta arestuar janullën duhet patur k…qe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje