'Lobimi rus', Gjykata e Apelit merr vendimin në Dhomën e Këshillimit, flet avokati i Bashës: Nuk ka prova të reja, do të shqyrtohet dokumentacioni

14 Maj 2020, 11:30Politika TEMA

Gjykata e Apelit të Tiranës do e shqyrtojë në dhomë këshillimi ankimimin e Prokurorisë për  kreun demokrat Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD, në lidhje me skandalin e 675 mijë dollarëve lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Avokati i Lulzim Bashës, Eduard Halimi deklaroi pas seancës se Gjykata e apelit i kishte pyetur nëse do të kishte prova të reja, por nuk ka patur.

Vendimi do të merret brenda 15 ditëve, vetëm duke shqyrtuar dokumentacionin dhe pa patur një debat gjyqësor.

“Çështjet duhet të shqyrtohen brenda 15 ditëve. Në rast se nga shqyrtimi i dosjes ka prova të reja, Gjykata mund të marrë një vendim të ndryshëm.

Gjykata do të marrë një vendim vetëm duke shqyrtuar dokumentacionin.

Në Gjykatën e apelit nuk ka nevojë të bëhet një debat gjyqësor. Është shtyrë shumë herë, kjo është seanca e pestë.
U pyetëm vetëm në se ka rpova të reja, por nuk kishte prova. Palet thane se nuk kane”, ka thënë Eduard Halimi.

Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua më 13 janar vendosi pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi.

Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i cilësoi të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, lidhur me lobimin në SHBA, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë.

Me një vendim të tillë, prokuroria nuk ishte dakord dhe vendosi ta apelonte, tani pritet vendimi nëse do të rihapet dosja apo do të lihet në fuqi vendimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje