E keni vënë re këtë detaj te celulari i partnerit? Mund të jetë shenjë tradhtie

15 Maj 2020, 12:19Lifestyle TEMA

Nëse jeni të shqetësuar se partneri apo partnerja ju tradhton, ka disa shenja të cilat ja vlen të merren në konsideratë.

Terapistja e çifteve, Melissa Ferrari, thotë se ndryshimi i sjelljes së partnerit/es në raport me celularin, mund të jetë një element dyshues në këtë aspekt.

Nëse kanë diçka për të fshehur, gjëja e parë që ata bëjnë është ta vendosin përmbys ekranin e celularit në mënyrë që ju mos të shihni asgjë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që partneri/ja ju tradhton.

Sipas një studimi të kryer në Britani, 56% e personave që tradhtojnë thonë se përdorin telefonin e tyre për të kontaktuar me partnerët e tjerë. Ndërsa 82% e tyre pranojnë se e mbajnë gjithmonë me vete celularin në mënyrë që partneri/ja e tyre të mos u shohë fshehurazi telefonin.

Një tjetër shenjë që paralajmëron ekspertja ka të bëjë me humbjen e dëshirës apo interesit së partnerit/es për të bërë gjëra në çift dhe fillon të veprojë si i pavarur.

Nga ana tjetër, Melissa Ferrari sugjeron që të jini të vëmendshëm në ato raste kur partneri/ja fillon të kërkojë sa më shpesh të kryejë marrëdhënie, sepse sipas ekspertes, kjo do të thotë që hormonet e tyre janë në rritje për shkak të sjelljes apo interesit që dikush tjetër ka kushtuar ndaj partnerit/es tuaj.

1 komente në “E keni vënë re këtë detaj te celulari i partnerit? Mund të jetë shenjë tradhtie”

  1. Diana says:

    Martesa ne me te shumten e rasteve eshte gracke qe te kap dhe nuk te leshon me. Kjo nqs partneri nuk shikon me lntrresin qe ka patur te partneri tjeter. Mendoj se komunikimi eshte inicja e gjithckaje. Martesa jep ndjesine se tani gjithcka mbaroi. Une mund te te them cfare dua. Te qenit me femije veshtireson ndarjen. Tradhetite fillojne. Paragjykimet vijne bashke me to.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje