VIDEO: I përzënë nga marketi se s’mbanin maska, të rinjtë sulmojnë punonjësit

15 Maj 2020, 09:53Lifestyle TEMA

Dy të rinj në Los Angelos janë arrestuar pasi sulmuan punonjësit e një marketi.

Dyshja ishin nxjerrë nga marketi pasi nuk kishin vendosur maska mbrojtëse, e teksa i shoqëronin për t’i nxjerrë nga marketi njëri prej tyre iu kthye punonjësit, duke e goditur dhe si rezultat i sulmit brutal ia theu dorën.

Që të dy burrat (njëri 29-vjeç dhe tjetri 31) janë dërguar në burg, kurse në raportin e policisë thuhet se sulmi ndaj punonjësit të marketit ka ndodhur pa u nxitur nga ndonjë provokim. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje