Albin Kurti: Grenell nuk i do të keqen Kosovës, por kërkon marrëveshje të shpejtë

18 Maj 2020, 22:35Rajoni TEMA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se ambasadori Grenell nuk ua do të keqen Kosovës dhe shqiptarëve, por vetëm dëshiron një marrëveshje të shpejtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, madje deri në muajin shtator.

Ai i bëri këto komente në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Harvardit, në të cilin morën pjesë edhe ish diplomatë të lartë amerikan, Nick Burns, Daniel Freed, Marcie Ris dhe Frank Wisner.

Ai tha se ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po ushtron trysni për një marrëveshje të shpejtë ndërmjet të dyja vendeve.

“Është përshtypja ime se ambasadori Grenell nuk ua do të keqen Kosovës dhe shqiptarëve, por vetëm dëshiron të bëhet shpejtë. Dhe kur doni të bëni diçka shumë shpejt, nuk keni shumë konsiderata historike dhe provoni të ushtroni trysni mbi palën më të dobët, sepse dëshironi që gjërat të bëhen brenda javësh apo muajsh. Dhe ka një nguti nga ambasadori Grenell i cili e sheh një mundësi historike për të prodhuar një marrëveshje pa u mërzitur shumë për përmbajtjen e marrëveshjes apo zbatimin e saj, por me përqendrim në nënshkrimet nën tekstin e marrëveshjes. Pra ai dëshiron nënshkrimet nga Prishtina dhe Beogradi dhe ky është qëllimi kryesor. Por, jam i shqetësuar me qasjen e tij. Mendoj se ai dëshiron që kjo të ndodhë më së voni në muajin shtator. Më kujtohet në muajin tetor më tha se dëshiron marrëveshjen deri në shkurt e tani po dëgjoj se e dëshiron këtë deri në shtator”, tha ai.

Kryeministri Kurti ritheksoi gatishmërinë për bisedime me Serbinë por siç tha, në një proces të përgatitur dhe të mbështetur në parime.

“Parimet e bisedimeve më Serbinë duhet të jenë: Jo marrëveshje pa bisedime. E dyta, jo bisedime me harta në tryezë dhe së treti; jo presidentët rreth hartave që pretendojnë se janë gjeneralë ushtrish në Luftën e Parë Botërore”, tha zoti Kurti i cili ritheksoi qëndrimin e tij kundër ideve për shkëmbim territoresh apo ndarje në vija etnike si rrugë për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

“Ideja e ndarjeve etnike në Ballkan është diçka që ka çuar në luftëra. Së këndejmi nëse dikush propozon ndarje në vija etnike, nuk është dialog i paqes e për paqen por kjo na kthen prapa në vitet e 90-ta kur kemi parë tërë ato masakra, mizori dhe gjenocid. Së dyti është raciste. Të thuash se serbët duhet të jenë në një anë të dhe shqiptarët në anën tjetër thuajse nuk janë qenie të njëjta dhe nuk mund të jetojnë së bashku, është raciste dhe e papranueshme”, tha zoti Kurti, i cili disa herë ka shprehur bindjen se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi kanë një ujdi për shkëmbim territoresh.

Ambasadori Grenell ka hedhur poshtë në disa raste çdo mundësi që një gjë e tillë të jetë diskutuar në praninë e tij.

Kryeministri në detyrë i Kosovës tha se qasja e presidentit amerikan Donald Trump i cili përfaqëson pikëpamjen që “nëse në shekullin e 20 rivali kryesor ishte Bashkimi Sovjetik, në këtë shekull është Kina”, është keqpërdorur nga presidenti rus Vladimir Putin për të fuqizuar ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor. Ai përmendi siç tha, dy grusht shtete të dështuara në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. “Tani ata synojnë raundin e tretë ose në Kosovë ose në Bosnje”, tha zoti Kurti duke bërë thirrje për një qasje të përbashkët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë dhe rajon.

“Sa herë që ka një boshllëk nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, atëherë Rusia dhe Kina menjëherë hidhen për të mbushur atë”, tha ai.

Zoti Kurti tha se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian në të njëjtën kohë.

“Sepse Greqia nuk i ka bërë asgjë Maqedonisë çfarë mund t’i bëjmë ne njëri tjetrit nëse një vend anëtarësohet para tjetrit”, tha ai.

11 komente në “Albin Kurti: Grenell nuk i do të keqen Kosovës, por kërkon marrëveshje të shpejtë”

  1. Jon says:

    z.Albin, e paska shume gabim Grenell. Ju keni gjithe kohen dispozicion ta merrni graduale. Me shprese se mos arrini ndonje marrveshje nga 2100 kur ta kene terhequr njohjen 50 shtete. Ta besh me kujdes sic bete marrveshjen per qeverisje per 6 muaj me LDK. Merreni me nge. Vizat nga 2200. Por deri atehere juve, djali juaj dhe nipi juaj do kene bere edhe bashkimin kombetar. Nuk keni pse nxitoheni.

  2. Bekim Peja says:

    Grenell nuk ja do të keqen Kosovës dhe shqiptarëve, atë e kemi ditur të gjithë në përjashtim të kondumav të VV tru’shperlar. Por të keqen ja do ti Kosovës dhe shqiptarëve TI KLIMINISTEL i shkarkuar nga 2/3 e popullit (përfaqësuesve të popullit) KURTOVIČ vavsh e mos u kthevsh.

  3. era! says:

    Albini eshte fjala e te drejtes dhe mburoja e sigurte per problemin e Kosoves. Po u menjanua Albini nga bisedimet me serbet Kosoven e humbem pergjithmone..Kosovare mos flini..O sot o KURRE…..

    1. nacionalisti says:

      lexo icik te kuptosh FJALEN E TE DREJTES DHE MBUROJEN E SIGURTE TE KOSOVES nga agjenti albin

      1. Albin Kurti KUNDER Rambujese
      2. Albin Kurti KUNDER UCK
      3. Albin Kurti KUNDER pushtetit te gjykatave te EULEX ne kosove (per kete besoj duhet ta keni kujtesen e fresket… se si tha: Nuk paraqitem para gjykatave ne kosove sepse nuk e njoh pushtetin e tyre ne kosove)
      4. Albin Kurti KUNDER Ahtisarit
      5. Albin Kurti KUNDER marreveshjes se kufirit Kosove – Mali i zi… (nese te kujtohet gjuanin me bomba tymuese ne parlamentin e kosoves ditet qe do behej votimi)

      SI KA MUNDESI QE NE VEPRIMET E TIJ KY INDIVID PUQET 100 PER QIND ME QENDRIMET E SERBISE NDAJ KOSOVES ???!!!

      p.s.
      por kjo eshte pak me e gjate… gjithsesi bazuar mbi realitet konkret te viteve te fundit.
      Te perpiqemi ta shikojme pak nga lart… sigurisht me modesti dhe aq sa mundemi ?
      Kur Albini gjuante me bomba tumuese ne Parlamentin e Kosoves… ne cfare kushtet ishte Ballkani ?
      Cilet ishin situatat ne kete rajon? Kush investohej fuqishem? Sa ishin keto forca qe investoheshin fuqishem? Cilat ishin interesat e tyre?

      1. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba tumuese ne Parlament kunder marreveshjes se kufirit Kosove – Mali i zi… USA kishte nje qendrim te prere PRO ketij votimi. Agjencia e lajmeve SPUTNIK (besoj “koleget” e Albinit) ishte kunder. (Mund te kerkoni ne google e do bindeni).
      2. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba… ne Mal te Zi, presidenti i shpetoi nje atentati (sigurisht me ndihmen e agjencive te huaja) ku 2 atentatoret jane me emer e mbiemer dhe njeri eshte i sherbimit sekret serb,,, tjetri i sherbimit sekret rus… Shkaku i atentatit? Presidenti tha… Po do futemi ne NATO… Agjencia sputnik (nenkupto dike tjeter) tha une te heq koken po u fute.
      3. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante…. ne Maqedoni (ate kohe keshtu cilesohej… e theksoj kete jo pa qellim… shpjegimi vjen me poshte) vendi i shpetoi nje katrahure civile me emertimin lufte pas nje nate “te cuditshme” e te dhunshme ne parlamentin maqedonas. Jane te verifikuar personat qe nxiten sulmin mbi parlamentin maqedoas si agjente te sherbimit sekret serb. Shkaku? Kishin mbaruar zgjedhjet ne maqedoni dhe presidenti i asaj kohe i maqedonise me emrin Ivanov (koleg i “agjencise” sputnik) nuk i jepte te drejten per krijimin e qeverise Zaevit (zgjati 6 muaj kjo pune) sepse donte qe qeverine ta formonte Gruevski (dhe ky koleg i “agjencise” sputnik)… U desh te shkonte Hot Lee (interesohuni te kuptoni ca pozicioni mbate ne ate kohe) i cili pas nje takimi me “kolegun” Ivanov e “bindi” kete te fundit dhe me ne fund Zaevi formoi qeverine ne KOALICION ME SHQIPTARET E MAQEDONISE. Si rezultat i ketij koalicioni qeveritar ME NE FUND ERDHI DITA QE NJE SHQIPTAR TE DREJTOJE PARLAMENTIN E MAQEDONISE…. kjo per here te pare ne historine e ketij vendi. Cuditerisht AGJENCIA SPUTNIK per 1 vit rresht ne lajmet e saj thoshte: TE NDALOJME ZBATIMIN E PLATFORMES SE TIRANES NE MAQEDONI…. nese do keni qene paksa te vemendshem do ju kujtohet qe pak perpara zgjedhjeve ne maqedoni ne tirane “me keshillen” e USA Edi Rama takoi te gjithe faktorin politik ne maqedoni dhe sic duket i “keshilloi” qe te benin koalicioni me Zaevin per te heq qafe (sic edhe ndodhi… lepurushin Gruevski qe ia mbathi per te “kolegu” Orban) dhe qe me”keshillat” e USA me ne fund te avanconte projekti shqiptar ne realitetin e maqedonise…. nese me lejoni dhe pak (per nje panorame me te qarte mbi ballkan “te kolegeve te sputnik” diten kur KRYETARI I KUVENDIT TE MAQEDONISE,,, vizitoi shqiperine dhe ishte ne sallen e kuvendit shqiptar… per te marre pjese ne votimin qe do bente ate dite kuvendi per te votuar pro anetaresimit te maqedonise ne NATO, “kolegu” thuthuq ngaqe i ishte cenuar rende nderi nje dit me pare (duhet te kuptoni qe eshte nje teater i gjithi shqiptar… nuk perjashtoj njeri “si kolege” te sputnik ne tirane) me demek tregoi burrerine dhe bojatisi ramen kur ky po fliste ne parlament… meqe une punoj ne media di te them ca quhet lajm sipas mendiave… dhe lajmet e agjencive kryesore ishin: thuthuqi gjuan me boje ramen… nderkohe qe duhet te ishin: kryetari i kuvendit maqedonas… shqiptari i pare ne kete post… asistoi ne votimin e parlamentit shqiptar pro hyrjes se maqedonise ne NATO… Lidhur me kete drejtim… “cuditerisht” pas 30 vitesh Greqia dhe Maqedonia me 2 takime e zgjidhen ceshtjen e emrit… dhe kjo ishte pengesa e fundit zyrtare… ne rrugen e anetaresimit te maqedonise ne NATO… sigurisht “me keshillen e USA”.
      4. Ne kohen kur Albini si Patriot…. ne Tirane neve ishim disa muaj ne cader :-))))))… Arsyeja… lloqet e redaksive nuk me terheqin… por arsyeja ishte PENGESA E RADHES KUNDER REFORMES NE DREJTESI… (sigurisht kjo me “keshillen” e kolegeve te sputnik)… per kuriozitet po ju them nje fakt… Ambasada Ruse ne Tirane ne ate periudhe i ka drejtuar shtetit shqiptar kerkese zyrtare (e gjen ne ministrine tone te jashtme te protokolluar) per te shtuar “inteligjencen” ruse ne tirane me pretekstin se ndjeheshin te kercenuar… sepse afer ambasades banonin ca rob me mjekerr… shteti shqiptar beri verifikimet dhe ia refuzoi kerkesen po zyrtarisht…. Mjafton te futeni te faqja e INSTAT dhe do habiteni kur te shihni qe ne ate periudhe u shtua numri i turisteve ruse ne tirane… (thote nje llaf i urte… te vjetrit pordhet mos i degjo por llafet po… dhe me kujtohet kur avokat Ngjela thoshte qe ne shqiperi jane futur 400 agjente ruse… ne ishim ne cader eeee ta keni te qarte)… Dhe u desh qe Hot Lee 1 jave pasi kishte ikur nga maqedonia ti hipte prap avionit e te vinte ne tirane… ku sqaroi ca gjera ai dhe ne dolem nga cadra…. Nese keni interes ne nje koment te dyte… mund tjua paraqes ne forme grafike… sipas muajve te GJITHA PENGESAT E BERA NGA FAKTORI POLITIK SHQIPTAR ( I GJITHI) KUNDER REFORMES NE DREJTESI… dhe qe te sqarohemi te kjo pike… persa i perket “keshillave” nga usa dhe nga sputnik… di te them sakte dhe qarte cfare tha Palmer kur erdhi ne tirane ne konference per shtyp… per paranteze po ju informoj qe ne kishim dorezuar mandatet… kishim bere disa protesta deri perpara parlamentit dhe tema melodike e zerit agresiv kishte arritur KULMINACIONIN dhe pritej te sulmohej parlamenti… dhe vjen Palmeri… I cili tha: 1. Zgjedhjet do behen me 31 qershor (presidenti i floririt i kishte “cdekretuar” hahahaha shume per te qesh kjo po e kalojme). 2. Parlamenti eshte legjitim ( une e kuptoj… mos na cani trapin dhe qepeni,,, miratoni ato pak ligje qe kan ngelur pa miratuar ne kuadrin e paketes se reformes ne drejtesi). 3. Qeveria eshte legjitime (une e kuptoj… ti Rama mos na bej si i ndershem por ti do e cosh deri ne fund reformen ne drejtesi megjithese pas kraheve tane do te na e fusesh me lojerat qe bo ne bashkepunim me faktorin politik ne tirane). 4. Kush mendon se reforma ne drejtesi po ecen keq e ka gabim… po ecen shume mire; dhe me E RENDESISHMJA 5. Pyetjes: A mendoni se ne Balkan interferojne forca te tjera te rrezikshme (qe u habita cne qe iu be ajo pyetje iu pergjigj) SHQIPERIA NUK DO TE JETE ME KURRE TARGET I RUSISE. Pas asaj vizite besoj jeta ketu vazhdoi drejt nje normaliteti sic edhe ne te gjithe ballkanin… permenda ballkanin me mbajt vemendjen e shikimit ne lartesi… kush kishte interes qe jeta ne ballkan te mos vazhdonte normalisht ???? USA apo “koleget” e sputnik ????

      Perfundim: Albini eshte nje zar i vogel ne kete loje… por fatkeqesisht ai e ka pozicionuar veten me bindje ne te gjitha levizet veprimet qendrimet e tij… dhe per mua personalisht… se lojen e kujt ben… eshte fare e qarte. Koleget e sputnik.. jane frymezimi i Albinit… cdo gje tjeter eshte thjesht retorike… pasi nuk pati burrerine ti qendronte lloqeve qe llomotiste larte poshte kur ishte ne opozite…

  4. Tarasi says:

    Kisha përshtypje të mirë për ty por po na del legen edhe ti

  5. Shkodrani says:

    Bravo z.albin shpresoj mos te ndryshosh edhe ti si kta te tjeret qe per pushtet e pare kane shit edhe shpirtin jo me atdheun

  6. Dajti says:

    Si e ka zene Kurti,avash avash do shkoj ti lepij bythen Grenellit,ilia dhe trimeria e ketij spurdhiaku.

  7. Agim Kavaja says:

    Albin demagogu vazhdon te ndihmoje Vuciqin per te mos u zhvilluar bisedimet. Vuciqi para pak kohe perseriti vendosmerine e tij se ai asnjehere do nenshkruaje njohjen e Kosoves.
    Qendrimi kaotik i Kurtit i shprehur me terma konfjuze, qe Kurtit i duken demokratike dhe patriotike, vijne era tradheti. Ato thjeshte kane qellim qe bisedimet te shtyhen pafund sepse nuk i interesojne Serbise. Le ti marrim ato me rradhe:
    Kurti e kupton qe nuk mund te jete ai te caktoje kushtet e bisedimeve. Perendimi e ka thene njemije here qe bisedimet jane pa kushte. Secila pale do kerkoje ate qe mendon se eshte ne interesin e vet. Kurti nuk ka te drejte te vere kushte, por te zbatoje kushtin “pa kushte” ne bisedime dhe tja lere ne dere Serbise ne qofte se ata nuk do nenshkruajne marreveshjen(njohjen e Kosoves). Kushtet qe ve Kurti ndihmojne Vuciqin te vazhdoje te na beje ne fajtore se ne nuk duam bisedimet. Keto qe thote Kurti jane vazhdim i teorise se “reciprocitetit” qe jo vetem qe nuk eshte “jo marreveshje pa bisedime” por eshte “bisedime me kushte” qe kurre nuk mund te sjellin “marreveshjen me bisedime” sepse ne thelb ato sabotuan bisedimet. Pra Kurti luan me fjalet dhe e quan se luan me idjotet qe e ndjekin pas.
    Ai perfundimisht tregon se nuk do marreveshje sepse ato nuk i do Vuciqi.
    Para ca kohe ambasadori rus ne Serbi, hodhi poshte bisedimet e mundshme dhe kerkoi qe zgjidhja te jete nje Resolute e Re e Keshillit te Sigurimit. Ai kerkoi ndrushiin e rezolutes egzistuese,,,etj
    Levizjet e Kurtit jane ne kete drejtim. Ai eshte i akorduar me Serbin dhe Rusin per ta kaluar problemin ne Keshillin e Sigurimit. Kjo zgjidhje i pelqen Vuciqit sepse ai ne asnje menyre nuk do neshkruaje njohjen e pavaresise se Kosoves. Cdo marreveshje qe mund te arrihet ne Keshillin e Sigurimit, eshte nje levizje qe e shtyn njohjen nga Serbia ne kalandrat greke. Ketu fshihet qellimi i Kurtit. Ai nuk do qe marreveshja te behet shpejt sepse kete nuk e do Vuciqi.
    Fjalet e tjera qe perdor ai, jane thjeshte demagogji. Ai thjeshte vjen verdalle si pordha neper breke. Here duker sikur ka rene ne dashuri me Gernel dhe Gernel me ne dhe here ja mballos Gernelit, sikur Gernel eshte idjot.
    Eshte e teper te flas per “gjenialitetin” e tij te zbulimit te shkaqeve te luftrave. Ato sipas Kurtit kane qene si pasoje e ndarjeve etnike. Kurti ketu thjeshte tregohet rrumpalle sepse te tilla konkluzione jane naïve dhe keto thenie jane thjeshte ne sherbim te qellimeve te tij. Ideja e shkembimit te territoreve tashme ka vdekur. Me kete ka vdekur edhe deshira e Vuciqit per bisedime. Spjegimet qe na ben Kurti per mosshkembim territoresh jane si “kofini mbas te vjelave”. Ai nuk thote ne se do pranoje nje “mini Serbi” ne veri te Kosoves, qe do jene tema e bisedimeve te arthshme. A do kerkoi ai nje “mini Kosove” ne Jug te Serbise si kunderpergjije, apo do vazhdoje te rri ashte bisedimeve, sepse kete e do Vuciq?? Kurti duhet te spjegoje te mundurat dhe jo idete e vdekura…
    Qe te mos zgjatem shume, fjalet qe ai perdor kunder Trampit jane shume te rrezikshme. Ai nderhyn ne politiken globale te Amerikes dhe e ben ate fajtore per agresivitetin e Rusit. Me nje fjale Rusi eshte kalama dhe i ben gjerat nga inati i Trampit dhe Trampi eshte nje idjot qe nuk degjon Kurtin ne politiken globale. Ky kurt durdoleci i ngjan pinokut. Pinokut i zgjatej hunda sa here qe genjente. Ketij tonit i zgjatet hunda sa here qe flet. Hesht or gomar, se le nam! Hesht or valut e Serbit! Degjo Ameriken dhe Evropen dhe mos fut gure ne rrotat e politikes perendimore….

  8. Kalo says:

    Po pse ngutet Grenell? Pse? Prisni o te uruar deri ne zgjedhjet presidenciale te Nentorit. Biden eshte i linjes se ashper kunder sllaveve dhe ka politike te paster per mbrojtjen e territorrit te Kosoves dhe interesat e shqiptareve. Ketu ka ardhur puna qe serbet qe bene gjenocid me ushtri dhe paramilitare dalin akuzues dhe njerez me te drejta kurse ata te UCK qe luftuan kunder gjaksoreve serbe quhen kriminele e u dashka vene nen akuze.

  9. Te kam dit per te zgjut,por me ket pergjigje del injorant,dhe kalu injorantit. Grenelli i doka te miren Kosoves ! Po Albini perse ben te kunderten,dhe nuk degjon Grenellin ?! Kush nuk e len te punoj per te miren e Kosoves ?

  10. 17nentori says:

    Koqe kandari! Kosova ka nevoje vetem per nje cope leter nga e cila te kete nje firme nga Serbia… qe pas kesaj keto kane marreveshje dhe domethene shkurt, Serbia e paska njohur Kosoven pas kesaj.
    Kaq i duhet Kosoves qe ti hapen dyert per cdo gje tjeter duke perfshire edhe njohjen e menjehershme edhe nga ato shtete qe se kane njohur akoma dhe do vihen perballe faktit qe Serbia e ka mbyllur ate pune.
    Kosova nuk do bej krushqi me Serbine qe ti hyjne ne pune temenarat dhe kohen qe dashka Albini qe ti ikin “periodat” njehere dhe pastaj marreveshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje