Gjykata Speciale e gatshme, shpejt nisin proceset gjyqësore. Politikanët e parë në "radhë"

18 Maj 2020, 09:09Rajoni TEMA

Gjykata Speciale nuk e ka ndalur intensitetin e punës as gjatë pandemisë së koronavirusit. Në pritje të shqyrtimit të aktakuzave të para, zyrtarë të kësaj gjykate me seli në Hagë i kanë thënë “Kohës” se janë të përgatitur për t’i zhvilluar proceset gjyqësore.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë plotësisht funksionale dhe të përgatitura për të zhvilluar procese të drejta, të paanshme dhe të pavarura në një mjedis të sigurt.

Pavarësisht pandemisë së COVID-19, Dhomat e Specializuara po vazhdojnë punën intensivisht për t’u siguruar që të përmbushet mandati i gjykatës”, ka thënë zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle.

Ai ka shtuar se megjithatë, janë prezantuar masat brenda gjykatës për t’iu përgjigjur situatës në përputhje me rekomandimet dhe vendimet e autoriteteve përgjegjëse të shëndetit publik, duke ruajtur gjithashtu vazhdimësinë dhe funksionalitetin e plotë të Gjykatës Speciale. Sipas Doyle, këto masa përfshijnë punën në distancë dhe mbajtjen e takimeve kur të paraqitet nevoja.

Deri më tani janë deponuar dy aktakuza pranë Dhomave të Specializuara, njëra në shkurt dhe tjetra në muajin prill të këtij viti. Korriku është afati i fundit gjashtëmujor brenda të cilit duhet të konfirmohet ose të hidhet poshtë aktakuza e parë. Përmbajta e aktakuzës është konfidenciale dhe ajo bëhet publike vetëm nëse konfirmohen dyshimet e bazuara nga gjykatësi i procedurës paraprake, raporton KOHA.

“Në shkurt, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës caktoi gjyqtarin paraprak për t’i shqyrtuar aktakuzat e paraqitura nga Prokurori i Specializuar. Në prill, përsëri caktoi gjyqtarin e procedurës paraprake për të shqyrtuar një aktakuzë të re”, ka shtuar Doyle.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka afat deri në gjashtë muaj për të marrë një vendim nëse do të pushojë ose konfirmojë aktakuzat e paraqitura nga Prokurori. Nëse konfirmohet aktakuza, atëherë fillon faza e procedurës paraprake.

Shumë ftesa, asnjë aktakuzë

Deri më tani, rreth 250 persona janë ftuar nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar në Hagë ose në zyrat e EULEX-it në Prishtinë. Shumë prej tyre janë nga hierarkia e lartë e UÇK-së dhe ish-Komandantë të Zonave.

Rreze Hoxha, hulumtuese në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se edhe pse nuk është dëgjuar për ndonjë aktakuzë të ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, vitet e fundit janë karakterizuar me ftesa të shumta nga ky institucion. Ajo ka kujtuar se disa nga këto ftesa i janë dërguar elitës së UÇK-së dhe disa prej figurave më të larta politike dhe institucionale të Kosovës si Haradinaj, Veseli dhe Tahiri.

2 komente në “Gjykata Speciale e gatshme, shpejt nisin proceset gjyqësore. Politikanët e parë në “radhë””

  1. agon says:

    Çudi që të dyshuar janë vetëm shqiptarët , apo kjo do të thotë që jetojnë vetëm shqiptare ne Kosovë… apo ndoshta më keq ka anshmëri nga kjo gjykatë .. si është e mundur asnjë nga etnitë e tjera të supozuara që jetojnë në Kosovë nuk është akuzuar ose marrë në pyetje si i dyshuar…

    1. Oratori says:

      Nje gjykate qe ka kellqe, DHE MBI TE GJITHA PROVA, as nuk ben presion me ftesa, dhe as nuk rri e shtyn daten e caktimit te fillimit te ceshtjeve.
      Duhet te kishin filluar punen ne 2015…
      Jemi ne Maj 2020…
      Prite te filloje…

      Behet fjale per nje gjykate kryekeput RACISTE. Dhe po keshtu e kane cilesuar akademiket e profesionistet me ne ze te jurisprudences nderkombetare.
      E cuditshme per nga struktura hibride (quhet gjykate e internacionalizuar me gjoja ligj kosovar te zbatueshem por ku asnje gjykates NUK lejohet te jete kosovar), e larget per nga vendndodhja (mund te behej ne Prishtine, s’kishin pse ne Hage), e tepert per nga qellimi (meqe u denuan gjithe udheheqesit ushtarake serb, ishte radha e udheheqesve shqiptare se s’mund te dilnin pa lagur sipas logjikes serbe).

      Ftesat tani jane bere rutine dhe cohen sa per t’i mbyllur gojen Serbise.

      Sa per Gjykaten vete, nuk kane gje ne vije.
      Kane mbledhur nje grup njerezish qe shyqyr qe nuk paguhen me leket e taksave te shqiptareve se vetem sa harxhojne oksigjen, kohe, e lek kot.
      Dick Marty ne raportin e vet, pavaresisht se i financuar dhe i mbeshtetur ne menyre pashembullt nga Serbia, mund te kete pasur edhe te verteta ne lidhje me trafikun e organeve dhe te qenieve njerezore. Asgje s’me ben cudi, se Kosova e Shqiperia jane rrumpalle sot e kesaj dite, e jo me ne kohe lufte.

      Te mos harrojme qe jemi ne vitin 2020. Nuk kishin ngelur prova e deshmitare per gjyqet e gjeneraleve shqiptare qe u bene tek gjykata per krimet ne ish-Jugosllavi ne fillim vitet 2000, se di si presin te peshkojne ndonje “peshk te madh” tani 15 vjet me vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje