Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi, Mustafa zhvillon bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të BE

15 Maj 2020, 13:13Rajoni TEMA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Sipas një njoftimi të LDK-së, kryetari Mustafa ka thënë se kjo parti është e fokusuar që dialogu të filloj shpejtë dhe të rezultoj me njohje reciproke, si dhe të normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Lajçak është emëruar në fillim të muajit prill si i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka deklaruar se detyra e tij është që ta përfundojë suksesshëm këtë dialog dhe të sigurojë që Kosova dhe Serbia një herë e përgjithmonë t’i zgjidhin të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Për këtë, ai ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me SHBA-në.

Që nga 1 prilli, kur Qeveria në detyrë e Kosovës shfuqizoi në tërësi taksën doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia, masë kjo që shihej si pengesë për vazhdimin e bisedimeve, nga Bashkimi Evropian dhe disa vende anëtare janë dërguar sinjale se barrierat mes palëve për dialogun po tejkalohen.

Një qasje e tillë e BE-së dallon nga qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat, krahas shfuqizimit të taksës, i kanë kërkuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, që të mos e vë në zbatim as masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, pasi që edhe ajo masë shihet si një pengesë për të vazhduar dhe përmbyllur dialogun, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje të paqes mes dy vendeve.

Muajve të fundit, në këtë proces është vërejtur një rol më i fuqishëm dhe më aktiv i SHBA-së dhe përfaqësuesit të presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, ambasadorit Richard Grenell.

Nën ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, Kosova dhe Serbia u pajtuan në parim për vendosjen e linjës direkte ajrore, Prishtinë – Beograd, si dhe për hapjen e linjave hekurudhore dhe autostradave që do t’i lidhnin jo vetëm këto dy vende, por edhe rajonin me BE-në.

5 komente në “Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi, Mustafa zhvillon bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të BE”

  1. Baliu says:

    Kara Mutafa fucktor paqeje dhe stabiliteti n’tu Kosov* deri ne pordhen e fundit.

    1. Apo jo? says:

      E ka fajin Mero qe te le ty Baliu serbi te provokosh ne kete forum.
      Mero “djali”, a nuk e shikon qe Baliu e ka shkruar emrin e Kosoves me *(fusnote) si i thone Serbet? Pra Baliu nuk e pranon mevetesine e Kosoves, njelloj si gjithe serbet nacionaliste. E keqja e tij eshte se paraqitet si shqiptar injorant, por ne thelb eshte serb qe di shqip.
      Forumi yt, zoti Mero do pranonte qe edhe nje serb te dialogoje. Kjo do na ndihmonte per paqen midis nesh dhe Serbeve, por kur Serbi hiqet si shqiptar, krijohet nje keqekuptim i madh midis shqiptareve. Kjo qe ben Baliu eshte pune armiqesore dhe ju zoti Mero nuk duhet ti lejoni shkrimet e tij, jo vetem te ulta si nivel, por ne rradhe te pare si ofenduese. Ai bile nuk eshte serb normal. Me siguri ai i perket shtreses me reaksionare qe kane bere krime ne Kosove. Ai nuk eshte dakort as me Vuciqin qe tashme ka pranuar ta pranoje Kosoven pa fusnote(*). Prandaj zoti Mero, per hir te reputacionit te gazetes suaj, duhet te beni kujdes. FLMND.

  2. miri says:

    Ky kokderr gjithmone serbofil ka qene.

  3. rexha 10 says:

    DREJTIMI I POPULLIT TE KOSOVES NGA KY MOSMIRENJOHES ,ESHTE NJESOJ SI DREJTIMI I POPULLIT SHQIPTARE NGA SALI BERISHA I SHITUR GJITHANDEJ SI NJE DISINFORMATORE ,VETEM E VETEM QE TE NDEZI GJAKRAT PER VLLAVRASJE.NGA KETA NJERZE TE DY POPUJT DO TE VUAJNE GJITHE JETEN .SHQIPRIJA E KA EKSPERIENCEN E SAJE ,LUTEMI ZOTIT QE MOSE I NDODHE EDHE POPULLIT TE KOSOVES. E DIME SHUME MIRE QE NGA SHTETI SERBE NDAJE KOSOVES MUNDET QE TE JENE VRARE ME SHUME SE 200 000 NJERZE TE PAFAJSHEN GRA DHE FEMIJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje