Befason Abdullah Hoti: 1 miliard euro “për të qenë” kryeministër i Kosovës

14 Maj 2020, 22:45Rajoni TEMA

Një ditë pas kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se ai do vijojë të qeverisë deri në zgjedhjet e reja, i mandatuari nga presidenti Thaçi për ta zëvëndësuar, Abdullah Hoti i LDK-së, ka folur si të qe ai kryeministër, ose shumë afër të qënit i tillë.

“Mbi 1 miliard euro do të mobilizohen për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë së re”, ka shkruar ai në FB, duke vijuar se “një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve do të futen në ekonomi sivjet, për të mbështetur bizneset që të qëndrojnë në treg dhe të mbajnë punëtorët në punë.

Ndërkaq, në vitet në vijim do të mbështeten investimet private dhe publike që krijojnë vende pune në prodhim, bujqësi, teknologji dhe sektorë me vlerë të shtuar.

Në zbatimin e masave të kësaj pakoje do të përfshihen odat ekonomike, bankat, shoqatat e profesionistëve, institucionet akademike, komunat, investitorë nga diaspora jonë dhe partnerët ndërkombëtar që mbështesin zhvillimin e Kosovës. Legjislacioni i nevojshëm për zbatimin e kësaj pakoje do të procedohet në Kuvend menjëherë pas formimit të Qeverisë së Re”.

Më tej, Hoti e bën pra të qartë se e gjitha kjo i përket qeverisë së tij.

“Kjo pako është pjesë e Programit të Qeverisë së Re, që është duke u harmonizuar me të gjithë partnerët e koalicionit qeverisës”, shkruan njeriu që synon të pasojë Kurtin.

Siç dihet, Gjykata Kushetuese e ka pezulluar procesin e formimit të një qeverie të re, së paku për një periudhë një mujore.

8 komente në “Befason Abdullah Hoti: 1 miliard euro “për të qenë” kryeministër i Kosovës”

  1. Baliu says:

    Abudalla Huti marionete e loparit te Brojes, thjesht nje idiot i dobishem.

  2. Gjakovari says:

    Avdullah Hoti me 1 mld. € dhe Lulzim Basha me mld. LEK (që as dreqi nuk ju kupton a janë LEK të ri apo të vjetër) do t’na “shpëtojnë” dhe do t’i hudhin në plehrat e historisë Kurtin dhe Ramën. O Zot mëshiroi ata që iu besojnë këtyre shpëtimtarëve, sepse me mbetë në mëshirë të Hotit dhe Bashës është më mirë t’na shfarosi Covid.

  3. xhoxhi says:

    Paratë i ke të tuat apo janë të mafies?Uluni të gjithë dhe punoni për Kosovën me pushkë kundër njëri tjetrit do i vini zjarrin Kosovës.

  4. Baliu says:

    Klubi i miliarderve tu Kosovs* “Rrotkary Club” do ti hape 500 mije vende pune nen urat (demokratike) perendimore.

  5. ben says:

    Po pse merziteni more njerez? Ky Hoti ka bo gabim numrat se nuk ja thote per numra. Leket i numeron me kile se ka pas ngelur ne klase ne lenden e aritmetikes.
    Keta politikanet tane, nga te duja anet e kufirit, flasin badiava per te rritur kredibilitetin e tyre te marre fund.
    A ju kujtohet “Ceku i Bardhe” qe fliste lart e poshte i ndjeri Gramoz Pashko? E pra ky cek i bardhe nuk erdhi kurre ne Shqiperi. Gramozi e nxorri nga xhepi vetem e vetem qe shqiptaret e lekundur ti jepnin voten PD-se se atehershme. Vetem idjotet e besuan duke i dhene voten qe solli ne pushtet Doktorrin me krye hajdutin Aleksander Meksin. Te tjerat i dini vete dhe nuk ka rendesi qe tua kujtoj.

  6. Arjan says:

    Pse e gjithe kjo percarje midis partive Shqiptare dhe perse hoti merr persiper Te behet vegel e Hashim thacit dhe isa mutit?A kerkohet nje bashkepunim per te hyre Te gjitha partite bashke ne dialog me serbine.E gjitha kjo Po behet qe hashim thaqi Te zgjidhet perseri president dhe Te vazhdoje idene e “tij “per serbine e madhe .Partia vetevendosje Ka fituar votat dhe Nuk do Ta lejoj kurre nje qeveri kukull Hoti .

  7. shkurt2014 says:

    Sigurisht kane vendose taci me isen mi dhane ato paret e 3% te kosovarve qe kan vjedhur kta te dy,prandaj thote hoti duhen 1 miljard eru per tu bere k/minister.Por zdo tja arrijne ktije qedhimi ase taci e as isa me patriotin.Kta te tre le ti fshijne mustaqet per gjethe fikut,ktyre do ju vijne radha mbas shume e shume vitesh te votohen nga populli I Kosoves,e noshta isa zdo te jete gjalle,ne ate kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje