Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dokumenti për linjën ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk është marrëveshje, por shprehje e interesit.
Sipas tij për t’u bërë marrëveshje, duhet të kalojë edhe nëpër shumë hapa të tjerë, por që për shkak të pandemisë, edhe kjo çështje si shumë të tjera “është ngrirë”.
Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës.
“Ne e dimë versionin final të asaj marrëveshjeje, që mua më është prezantuar me vonesë. Pra, atëherë kur negocimi dhe draftimi i saj kishin përfunduar. Mund të them që ne jemi për sa më shumë bashkëpunim rajonal, mirëpo ky bashkëpunim rajonal duhet të ketë parasysh dy gjëra themelore: e para është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria në Republikën e Kosovës, dhe e dyta është rentabiliteti ekonomik. Ajo nuk është në kuptimin e plotë të fjalës një marrëveshje, më shumë është një shprehje e interesit, e cila duhet të kalojë edhe në shumë hapa të tjerë për t’u bërë marrëveshje”, ka thënë Kurti.
Më 12 maj, Qeveria në detyrë e Kosovës e ka shkarkuar Eset Berishën nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.
Ai ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Berlin që ka nënshkruar marrëveshjen për rivendosjen e një linje ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.
Kjo marrëveshje është ndërmjetësuar nga Richard Grenell, i dërguar special i presidentit amerikan Donald Trump për negociata mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore dhe asaj për hekurudhat, Qeveria, tashmë në detyrë, e drejtuar nga Albin Kurti kishte deklaruar se zyrtarët që morën pjesë në arritjen e marrëveshjeve në Berlin nuk kishin marrë autorizim as për të negociuar e as për të nënshkruar një marrëveshje të tillë.
ç’do bashkpunim Serbi&Kosov, është fitore e Beogradit.
Kurti mbasi rregulloj punet e Kosoves tani ka ngarkuar mustaqe Mutin Bole Abazin te rregulloj punet e Shqiperise.Sa per dijeni, Bole Abazi eshte drejtor ekzekutiv i islamistit Hyasamedin Ferraj,dhe i ngarkuari special i Kurtit per te zevendesuar Ramen,natyrisht sa te dali burgu.
Ti je Spiun i Serbit 100% .
Kurt koqja na sjegon se cdo marreveshje eshte shprehje e kushtetshmerise se Kosoves dhe interesi ekonomik. Me nje fjale na thote se bora eshte e bardhe. Kush ne bote nuk i di keto sofizma? Eshte e njejte or Kurt koqja si “reciprociteti”. Edhe reciprociteti duhet te jete shprehje e kushtetushmerise dhe interest te Kosoves. Nga ana tjeter, or koqe eshte edhe kushtetshmeria dhe interesi i pales tjeter. Ne rastin e Serbise, Kosova eshte pjese e Serbise, sipas kushtetutes se Serbise. Prandaj or koqe sofizmat e tua nuk pine uje. Ato nuk kane llogjike konkrete. E vetmja llogjike ne marredheniet me Serbine eshte bisedimi per te kaluar keto pengesa “kushtetuese”, nga te dy palet dhe jo ti japesh “doren” Vuciqit te hapi gojen se kushtetuta e tij nuk e njeh Kosoven si shtet. Reciprociteti jot, por edhe cdo gje tjeter qe ti ben nuk kane llogjike. Ato vetem sa shprehin demagogjine tende per ta shkateruar Kosoven. Ato vetem sa zgjasin agonine dhe i japing kohe Serbise te marre vete. Praktikisht Serbia eshte rikuperuar totalisht pikerisht nga politika jote “patriotike” por qe con ujin ne mullirin e Vuciqit!
Edhe njehere ti albin BIND qe je vetem per ngatarresa dhe te gjitha keto SHKOJNE NE FAVOR TE SERBISE
Fiks agjenti me i mire per serbet
Vetem nje qe edhe sot 21 vite pas luftes ne kosove dhe 11 vite shtet i pavarur mund te shpresoj sot ne rikthimin e kosoves nen serbi, enderr qe nuk e Kane hequr kurre nga koka, sme intereson deklarata e sotme per linjen ajrore me serbine sepse ata qe e duan dhe flen e zgjohen me serbine ne goje i Kane linjat e rregullta, besoj ju kujtohet nje pseudodemokrat ai gani geci kur vrau nje shqiptar ne qender te Skenderajt me femije per doré,iku nga kosova dhe fitoj azilin ne serbi! E quditshme kjo,mender kinse nje ish luftetar i uçk-s strehohet ne serbi, kurse sot Kurti pershendeti lajqakun se qenka kunder ndarjes se kosoves !
E kush dyshon se nuk eshte keshtu, por vetem se ka nje te pashjeguar se lajqaku si vuqiqi,shesheli por edhe sali berisha e basha jane qe kosova si tersi te futet n’en kthetrat e serbise per te cilen ska asnje dyshim se lajqaku eshte vene aty, pra per Kurtin si dhe vjosa osmanken lajqaku po e ruajka kosoven kurse Thaqi dojka tja fal serbise !!!!!
Me dhimbset vota qe i kam dhane Albinit dhe VV-s, turpi i kosoves sot jane qifti i fmijaq konjufces, ahmak abazi,ai zedhensi i serbise ish kshilltar i Kurtit Kreshnik gashi, apo edhe vjosa osmanka qe sa her del para mediave ka vetem nje retorike; sulmin ndaj presidentit Thaqi mbase ka dashur ta kete akoma president millosheviqin.
Çudi me këto komentet vetëm sharje dhe asgjë konkrete, ku ka gabuar dhe ku gabon Kurti… apo thjesht tifo partiake … meqë nuk je dakord me mua je armiku im hajde mendësi hajde … se besoj të jenë shqiptarë këta lloj komentuesish …
Kurti,ish-kryeministri me injorat i Kosoves,marksist leninist qe ben pakt me djallin per pushtet.
Duket se Albin Kurti asht vu per me qendru gjate ne qeveri te Kosoves. . Ne gjendjen qe asht Kosova, ardhja e Albin Kurtit ne pushtet ka shkaktu alarm ne politiken e Kosoves, e jo vetem .
Na nuk e dime se si do jete Albini ne te ardhmen, por e dime si asht sot. Sot zoti Kurti asht politikani ma i zgjuar, ma i ndershmi, ma trimi, ma dinjitozi dhe ma i pa-korruptuari. Sistemimin e qeverisjes e ka fillu prej njishit, dmth prej fillimit, e kjo asht gja e mire.
Albini qysh se ka fitu zgjedhjet ka dal hajdut, spiu i Serbit, i Rusit, islamist, komunist, marksist, tradhetar, rrebel e shume epitete te tjera.
Çudi, si fitoj vota ma shume se asnje parti tjeter ?!! Edhe pse i fitoj votat, ju deshten 3 muaj me ba qeverine, se duhej ti plotesonte deshirat e LDK-s. Qysh atehere u pa se bashkepunimi i tyre nuk do kishte frut.
Tu prift e mara Albin.