Janë shënuar disa incidente te Ministria e Brendshme, aty ku po zhvillohet një protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Disa protestuesë u qëlluan me njëri-tjetrit dhe në këtë moment, disa metra larg tyre, ndodhej edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Përplasja nisi fill pasi një grup qytetarësh brohoriti në korr për largimin e kryedemokratit.
Basha ishte duke qeshur në momentin e sherrit, ndërkohë që pas shpinës së tij, protestuesit nuk i kursyen grushtat.
Burimet bëjnë me dije se sherri ka ndodhur mes aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë dhe militantëve të Partisë Demokratike.
Pas disa qytetarëve, edhe VV ka kundërshtuar praninë e Bashës në protestë.
Është dashur thirrja e regjisorit Robert Budina, i cili iu ka bërë thirrje protestuesve të shmangin incidentet dhe të qëndrojnë sa më të bashkuar. “Mos provokoni“,-tha Budina.
Vv karit ata jane rrugace te pd qe zihen me njeri tjetrin
U bënë kashte e koqe, njëri i bie gozhdës, tjetri patkoit. Ikni ore ne shtëpi se late nam duke u zënë rrugëve .