Rikthehen edhe kampionët, Partizani respekton protokollin para stërvitjes

18 Maj 2020, 13:20Sport TEMA

Partizani është rikthyer në stërvitje. Kampionët në fuqi kanë rinisur përgatitjet pas dy muajve pushim absolut të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Stërvitja e sotme ka filluar në orën 9:00 të mëngjesit dhe është drejtuar nga trajneri Sormani.

Seanca stërvitore është kryer në kompleksin sportiv “Football Republic”.

Klubi i kuq ka respektuar protokollet e sigurisë higjieno-sanitare të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik. Lojtarëve u është matur temperatura dhe janë respektuar rregullat e distancës sociale.

Po sot kanë nisur përgatitjet Partizani B dhe të gjithë skuadrat e Akademisë.

Partizani do e zhvillojë ndeshjen e parë me 3 qershor dhe përballë do të ketë Skënderbeun e Korçës. Përballja do të zhvillohet në kryeqytet pa praninë e tifozëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje