Nga Ilir Mborja
Arkitekti, shkrimtari e përkthyesi Petraq Kolevica, mik shumë i afërt i Lasgush Poradecit, në librin e tij me kujtime “Lasgushi më ka thënë”, (faqe 94 – 95) tregon:
“Ishim në Pogradec, në shtëpinë e tij, atje në odiçkën e katit të tretë ku i pëlqente të rrinte. Se si mbahej në këmbë ajo shtëpi, e veçanërisht ajo odiçkë, me ato mure gjysmë çatma, gjysëm me tulla këllëç, unë, si inxhinier s’i kam dhënë dot shpjegim dhe gjithnjë kam shkelur me frikë mbi dërrasat e dyshemesë së arnuar dhe duke parë muret e plasaritur.
Aty, pra, në odiçkë, ai duke ndenjur mbi një shtrat hekuri dhe unë mbi një arkë dërrase me Libra e duke fluturuar së bashku në qiejt e poezisë, e këputi bisedën dhe më tha se e kishin lajmëruar që do t’ia riparonin shtëpinë me shpenzimet e shtetit.
Me atë rast unë i thashë të kërkonte që riparimi të bëhej pa ndëruar strukturën, formën e banesës, ambientet, në mënyrë që t’i mbetej sa më shumë besnike shtëpisë ku ai kishte banuar një jetë të tërë.
Se, të më falni – i thashë – që po bëj një bisedë të tillë, por është e sigurtë që një ditë kjo shtëpi do të bëhet Muze.
Muze – tha – unë kam “Vallen e yjeve” dhe “Yllin e zemrës”, jo këtë karakatinë. Ato do të mbeten. Kjo do të zhduket… ”
Kështu e kujton Petraq Kolevica në librin e tij për poetin e madh, ndërsa mua, sot më dalin para syve karakatina e “Teatrit Kombëtar” dhe ca aktorë “nostalgjikë” që s’dinë të flasin pa tekst të parapërgatitur nga skenaristi…
(TemA)
Nga titulli i artikullit duket sikur Lasgush Poradeci paska thënë që teatri duhej prishur. Kur lexon artikullin kupton se e kishte fjalën për shtëpinë e tij. Teatri kombëtar nuk ishte as pronë e jotja, as e Edi Ramës dhe as e Erjon Velisë por pjesë e identitetit Shqiptar. Aty kanë dalë artistët që kanë formuar identitetin vërtet Shqiptarë. Nëse ishte karakatinë mund të rregullohej the zbukurohej. Në të gjitha vendet de Evropës këto lloj vendimesh u pezulluan deri në mbarimin e krizës shëndetësore por Edi Rama, Erjon Veliaj dhe ti e keni me nxitim të shkatërroni atë që ngelet nga identiteti kombëtar që ta bëni pjesë të urdhrit të ri botëror sa më shpejtë të jetë e mundur.
Gomar, trushelar, shpellar! Teatri eshte prone e shqiptareve dhe ne shqiptaret, qe jemi shumica, vendosem ta prishim karakatinen dhe te ndertojme nje te re (ashtu si Lasgushi)
Jo po ndertesa e teatrit eshte prona e derdimeneve si puna jote, bole …
Ashtu vertet. Krijuesin e identifikon vepra. Lasgushin, Poezia. Njerezit qe s’meren dot me artin, meren me karakatinen.
Shume interesante keto detajet. Kane nja 30 vjet qe na kane care veshet dhe na thone se Lasgushin e paskan persekutuar! Tashti na dalin keto te dhena se i paska rregualluar shteti shtepine! Eeeeeeeee kane 30 vjet qe na kane ca trapin ?
Vetem shqiptaret protestojne per hiçgje,ndersa kur eshte çeshtja shqiptare,siç eshte p.sh.greqizimi i Shqiperise se Jugut,bejne gjume!
Per kete nuk duhet protestuar, por duhet punuar ne te njejten menyre sic punon Greqia!
@Arsimtar, më trazove ndjenjat dhe më provokove një revoltë të brendshme, por kjo është temë shumë shumë e gjerë në suazat e një komenti. Ndaj shkurt mund të them se ne jemi çdo gjë, por kurrsesi patriotë dhe sidomos idealistë. Nuk e kam kurrësesi për nacionalkomunizmin e Enver Hoxhës, që shumë nostalgjikë të tij ia quajnë për të madhe. Jo është shumë larg atdhedashurisë pa kushte (siç rëndom ajo shitet për pushtet, para, ambicje qofshin ato dhe perverse etj etj). Dhe vetitë që sublimohen në përkufizimin e atdhedasurisë, kultivohen nga avanguardistë të filozofisë, kulturës dhe ekonomisë. Dhe këtyre nuk mund t’i krijonë kushte që të lulëzojnë, politikanë të sojit tonë, të djeshëm dhe të sotëm, por vetëm Burra Shteti, në kuptimin më të gjerë dhe të thellë të kësaj fjale. Dhe këto 100 vjet shtet, për fat të keq, nuk e kemi patur një të tillë. Disa, do të ishte një ëndërr.
Ti koqe mund te jesh cdo gje, por kurrsesi patriot e sidomos idealist! Mos fol per te tjeret. Karagjoz …