Asnjë shqetësim nga rastet e reja me COVID-19

20 Maj 2020, 20:06Sociale TEMA

Nga Ilir Beqaj

Rastet e reja pozitive me SARS-COV-2 sot janë 15. Numër shumë i lartë se sa dita e djeshme (vetëm 1 rast). Mund të ketë sjellë përshtjellim në opinion publik për fazën në të cilën po kalon epidemia e COVID-19 në vendin tonë. Ka nxitur njëherazi edhe reagime të personave të ndryshëm publik të cilët janë të prirur të shohin vetëm negativisht çdo zhvillim gjatë periudhës së epidemisë.

Kemi hyrë në javën e 11-të të epidemisë.

Prej 20 ditësh nuk ka asnjë fatalitet.

Numri i personave që kanë nevojë për kujdes spitalor është në ulje ditë pas dite.

Nuk kemi patur asnjë fatalitet në asnjë insitucion social që kujdeset për shtresa të caktuara në nevojë.

Ndërkohë, në një analizë kohore afatgjatë, se çfarë ndodh në dy ditë rradhazi njëra pas tjetrës nuk ka shumë rëndësi.

Në 5 ditët e fundit rastet e reja pozitive janë respektivisht 17,13, 2, 1, 15. Numrat janë aq të vegjël sa nga një ditë në tjetrën mund të kemi pakësim apo rritje me disa herë nga dita në ditë. Shumica dërrmuese e rasteve të reja të pesë ditëve të fundit lidhet me një vatër të vetme që është një njësi prodhimi e industrisë së lehtë (ato që rëmdom i quajmë ‘fasoneri’).

Së pari, duhet mbajtur në konsideratë se nga 48 rastet e 5 ditëve të fundit vetëm 1 rast ka patur simptoma. Besoj se është e kuptueshme që gjurmimi i rasteve pa simpotoma është më i vështirë se i atyre me simptoma.

Së dyti, harta e zonave të kuqe nuk është zgjeruar.

Së treti, në leximet dhe interpretimet e serive kohore të të dhënave ka shumë më tepër rëndësi prirja. Për këtë përdoren vlerësime të ndryshme statistikore. Një prej tyre është psh edhe mesatarja rrëshqitëse (moving average). Mesatarja rëshqitëse 5 ditore e rasteve pozitive ditore paraqitet në kurbën portokalli të grafikut në vijim.

Nëse do të bazohemi në të dhënat e rasteve sipas javëve shihet se nga java në javë, ndryshimet janë në prirje normale. Grafiku në vijim ilustron shpërndarjen javore të rasteve pozitive me SARS-COV-2.

Së katërt, kjo dukuri gjatë kësaj pandemie globale nuk është vetëm shqiptare. Në vijim janë rastet e reja pozitive në 5 ditët e fundit në Shqipëri, Greqi, Zvicër, Kore e Jugut, Francë.

Ndërsa lidhur me testimet, tashmë është e kotë të vijojmë me debatin shterpë shumë, pak, etj. Tashmë është e pranuar se më thelbësorja është shkalla e pozitivitetit të testeve të bëra. Që nga nisja e epidemisë, Shqipëria ka një shkallë të pranueshme pozitiviteteti të testimeve 7,7 %. Edhe në grafikun në vijim jepet mesatarja rrëshqitëse 5 ditore e shkallës së pozitivitetit të testimeve të bëra që nga fillimi i epidemisë. Duket qartë se në gjysmën e dytë të epidemisë pozitiviteti i testeve të bëra s cdo ditë është është nën 10 %.

Në ditët në vijim mund të vazhdojë të ketë ulje apo ngritje numri i rasteve pozitive në dy ditë të
njëpasnjëshme. Por nuk ka asnjë shqetësim pasi është një dukuri e pranueshme që, përgjithësisht,
zhvillohet objektivisht.

1 komente në “Asnjë shqetësim nga rastet e reja me COVID-19”

  1. Toni says:

    Ky eshte nje shkrim jo i plote. Numri i rasteve ne shqiperi eshte aq i ulet sa analizat statistikore nuk duhen shqyrtuar. Kur nisi vala e pare e njerezve te infektuar, Shqiperia u mbyll ne masa ekstreme. Nese masat ishin te tepruara apo jo kjo eshte nje teme tjeter, por duhet pranuar qe perhapja e virusit u minimizua ne pothuajse zero. Rihapja e shoqerise eshte dicka pozitive, por menyra se si po behet eshte e frikshme. Cdokush eshte pa maska, pa asnje lloj kujdesi dhe per me teper po mblidhen ne protesta, mijera veta. Absolutisht asnje lloj alarmi nuk po ngrihet nga askush. Shqiperia i kishte numrat shume te ulet dhe ishte e mbyllur e gjitha. Sot asnje gje nuk ka ndryshuar nga dita para se te mbylleshim. Ne kujtojme se pandemia mbaroi sepse kaluam ne fazat: Pacienti Zero-Mbyllje-Menaxhim-Rihapje. Ne harrojme se rihapja eshte thjesht e perkoheshme per aq kohe sa nuk mbrohemi dhe nuk praktikojme distancat sociale. Nese ne shqiperi qytetaret do sillen se si jan sjelle gjat javes qe shkoi, per fat te keq shume shpejt do te mbyllemi serisht. Vetem kesaj here do te kemi mijera te vdekur. Shpresoj te jem krejtesisht gabim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje