Neritan Ceka: Zëra të rëndësishëm në botë po përshkruajnë Shqipërinë si vend talebanësh, Rama na nxiu faqen

20 Maj 2020, 09:20Politika TEMA

Sa vlerë reale kishte godina e Teatrit Kombëtar? Neritan Ceka është i bindur që ajo e kishte të padiskutueshme.

“Nuk është ndërtuar nga italianët, është porositur nga mbreti Zog, ku patjetër arkitekti ishte Italian, Berte, që projektoi edhe pjesë të qendrës të qytetit. Pra ajo ishte pjesë e pandashme e kompleksit qysh në fillim.

Kur ishte ministër i Kulturës, Edi Rama e futi të gjithë boshtin, nga Sheshi Skënderbej deri tek ai Nënë Teresa.  Sipas tij, monumentet e kulturës duhet të plotësojnë kushte të ndryshme.

“Ka një grup objektesh me vlera arkitektonike si Xhamia, kulla e Sahatit. Kalaja  e Tiranës nuk ka vlerë arkitektonike, por është qendra e parë e Tiranës dhe ka vlerë historike.

Por ka edhe godina të tjera, si shtëpia e Lasgush Poradecit që mund të mos ketë vlere arkitektonike, ka shume probleme madje,  por ka vlerë historike si shtëpia e një shkrimtari të famshëm. T

eatri Kombëtar kishte vlera arkitektonike, pjesë e qasjes futuriste të cilës i përkiste edhe arkitekti Berte edhe pse rryma u zhvillua brenda regjimit fashist. Harmonia midis së shkuarës dhe të tashmes ishte shprehje e kësaj shkolle arkitektonike”, sqaron profesori i ftuar në A2.

Sipas tij, “i gjithë kompleksi duhej pastruar me investime të vogla. Vendimi për Teatrin duhej marrë nga specialistët dhe jo nga militantët siç ka ndodhur. Ajo që ndodhi ishte marrëzi”.

Sipas Cekës, kjo marrëzi ka një arsye. “Rama është një njeri që kërkon telashe, edhe kur nuk ka ai i krijon. Ky ishte telash fare i panevojshëm.

Kur njerëzit po flinin, po dilje nga një izolim i gjatë, kur shtypi nuk kishte ngjarje. Tani ka gjithë mediat kundra, me zëra të rëndësishëm në Gjermani,  në Shtetet e Bashkuara që flasin për Shqipërinë si një vend talebanësh, na nxiu faqen me botën!”.

Për Cekën vendimi ka shkelur një numër pafund ligjesh, në një natë të vetme. Nga marrja e vendimit në zbatim, nga 20 ditë në 20 orë. Një gazetë gjermane thotë se dikush e ka urdhëruar, se i ka marrë diçka dikujt dhe duhet ta rikthej”.

Profesor Ceka ka edhe një fjalë të mirë për protestuesit e pranishëm në protestat e ditëve të fundit.  “Policia ndërhyri në mënyre dispoporcionale.

Policia në perëndim nuk zvarrit studentë që ulen në një rrugë pa trafik, përkundrazi i ruan, ishte një përballje e të shëmtuarës me të bukurën dhe fisniken, skam parë djem më të bukur, ashtu si në protestën e një dite më vonë”.

12 komente në “Neritan Ceka: Zëra të rëndësishëm në botë po përshkruajnë Shqipërinë si vend talebanësh, Rama na nxiu faqen”

  1. Sala says:

    Mos u merzit,mor burre,se cfare keni ba ju ne kete vend nuk e ban kush ma,populli ka memorje dhe nuk harron kollaj,po me qe je qytetar i dores se pare angazhoje djalin,qe pa tjeter e ke angazhu dhe instruktoje qe te beje dicka me te mire se bane shefat tu dhe ti bashke me ta dhe te lutem mos u kthe ne avaz,te fillosh te namesh,se me duket qe na zuri nama jote,termeti na ra,pandemia,po,lutu te lutem

  2. arriff says:

    …. pirth pirth se lirohesh Neri . Qenke plak me fantazi .

    1. Flm says:

      Eshte e vertet …
      ###
      – Te gjithe qe kane degjuar per Shqiperi e konceptojn si shtet Islamik.
      – Fakti qe Shqiperia kishte numrin me te madhe (ne raport me popullsin) te Xhihadisteve ne Siri tregon qart ate qe thote z.Neritan Ceka.
      – vizitoret e huaj kur vine ne Tirane tmerohen nga ferexhet, artopalantet ne Arabisht dhe shtrirja neper bulevarde per falje namazi …
      ###
      E keqia vazhdon, ne parlamenti i ardhshem do planifikohet qe te kete te pakten 2 “haneme” me ferexhe, gjasme per tolerancen Fetare (sic ka ndodhur ne keshillin bashkiak te Tiranes)
      ###
      Ky numur (ferexhesh) do te shkoj ne rritje dhe kush reagon dhe kundershton do te quhet Islamofob.
      ###
      Fatkeqesisht shteti Shqipetar me politikat e gabuara eshte “kapur prej fyty” nga Klanet Islamike Turko-Kataro-Arabe …
      Pasojat i shikojm perdit, sidomos ne konfliktin Sirian me mijra xhihadist Shqiptar, por do ti shohim edhe me te theksuara ne vazhdim.

      1. Dean says:

        Atëherë Ok nga Shqipëria,taleban ortodoks.

  3. Andi says:

    Vend talebanesh dhe ISISi Shqiperia ka qe nga 1944. Ku baballaret e ketyre qe jane ne pushtet sot prishen te gjitha ndertesat e periudhes osmane.Dhe i thane me pas brezit te ri. Turqia nuk ndertoj asgje per 5 shekuj Sot bijte e tyre po shkaterrojne ato pak ndertesa te kohes Italise. Dhe do i thone brezit te ri. Italia nuk ndertoj asgje per 4 vjet.Sipas tyre ato qe ndertojne ne kete vend. Jane vetem Edi brekushja ,lali Eri dhe bubi kacurrel Spiro Pali.

    1. Taipi says:

      LALI TI JE E SHKUARA RONE PER INERCI KESHTU QE SJA VLEN TE MERESH ME TE VDEKUR

  4. kasemi says:

    Me palaco profesore si puna jote sigurisht talebane do na quajne, bile eshte pak.

  5. dulla says:

    faqen ketij vendi ja nxite ju me felliqesira si Mona Saliu&Co

  6. Berti says:

    Ky eshte shume i trashe e kaqol burre.
    Ne Elbason e njohin si njeri shpirt zi e teveqel.

  7. xyz says:

    Kurse edhe ky eshte profesor,ateher cka pret ne kete vend.Turp,turp…..

  8. Askushi says:

    Jo. Zera te ndryshem thone qe ne shqiperi jane strehuar talibane. Nje nga ata eshte Neritan Ceka.

  9. american16al says:

    Perse cuditesh duke filluar qe nga ty dhe me rradhe politikanet shqipetare jane nje grup rrangullash qe bejne gjithmone zhurme te bezdisur dhe e kane te pamundur te qendrojne vete ne vend pa ndihmen e nderkombetareve..!!! Si fakti fundit bejne gurgule per nje godine pa asnje vlere vetem per te bere zhurme!!!!
    Kontrolloni vehten se jeni me te vertete talebane me kollare..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje