Gëzim Kame: Nga Berisha tek Nano, si na gënjyen për Teatrin e ri. Rama na erdhi me Kadri Roshin për krahu

21 Maj 2020, 11:37Kulturë TEMA

Regjisori i njour Gëzim Kame, njeriu që mban rekordin me “Apologjinë e Sokratit” interpretuar nga Mirush Kabashi, e kjo ç’prej ’90-ës e deri më sot, tha se që ato vite kanë filluar kërkesat për një teatër të ri. Sipas tij, nevoja për ndërtimin e një teatri të ri ka qenë një kërkesë e hershme e aktorëve dhe regjisorëve.

Kame, i cili ka qenë edhe drejtor i këtij teatri tregon edhe një moment kur mori premtimin nga ish-presidenti Sali Berisha për një teatër të ri.

“Unë mbaj mend, që kam qenë i ftuar në ambasadën bullgare në 1996, në grupin e njerëzve që ishim aty, ishte dhe presidenti i asaj kohe Sali Berisha dhe kryeministri Aleksandër Meksi dhe personalitete të tjera. Ndërkohë presidenti kalon pranë meje, njiheshim, na respekton shumë si artistë, më jep dorën, më pyet ‘si je Gëzim?’

Dhe shfrytëzova rastin, i thashë: ‘Çfarë do bëjmë me atë teatrin tonë?’ ‘Do ta bëjmë’, më tha. ‘Do bëjmë një takim?’, e pyeta. ‘Patjetër, – më tha, – edhe unë e mendoj që nuk rrihet në atë teatër’. Edhe iku, vazhdoi punën e tij”, tha Kame, i cili më tej kujtoi dhe një takim me ish-kryeministrin Fatos Nano, për të njëjtën kërkesë, ndërtimin e një teatri të ri.

“Unë po flas për historikun si ka filluar kjo punë. Po atë vit, pas një muaj ishin festat e 28-29 Nëntorit, dhe ishim në Pallatin e Brigadave, kur me thërret Fatos Nano, dhe thotë: ‘Do ta ndërtoni teatrin?’, i thashë: ‘Po’. Me pyeti sa kushton, i thashë parashikimet janë për 12 milionë dollarë.

Mirë, tha, bëjmë një bast, nëse ju gjeni 12 milionë dollarë, do futem unë si shtet me 10 milionë dollarë. I thashë ‘po e ke të humbur bastin, ne i nxjerrim shumë shpejt ato’. Ai më dha dorën, e bëri si ata fëmijët, e preu bastin Agim Zajmi. Më tha ‘e ke të humbur’, dhe sigurisht e kisha të humbur, sepse ai nuk e dëshironte këtë gjë”, tha Kame.

Pas këtyre, ai tregon për ish-ministrin e Kulturës Edi Rama. “Edi Rama në funksionin e ministrit të Kulturës ka ardhur me Kadri Roshin, prej krahu dhe ka mbledhur gjithë kolektivin e teatrit dhe ka thënë: ‘Kur t’i vijë koha, do e bëjmë, t’i gjejmë lekët’. Ajo sallë që u rrënua pardje quhej salla ‘Kadri Roshi’.

Kadri Roshi ka qenë një ndër të parët që ka qenë për shembjen e këtij teatri se është turp”, u shpreh Kame në një intervistë teleëvizive, cituar nga ATSH.

4 komente në “Gëzim Kame: Nga Berisha tek Nano, si na gënjyen për Teatrin e ri. Rama na erdhi me Kadri Roshin për krahu”

  1. k says:

    Une e mbaj mend shume mire nga vitet 66-67,nuk shkonte me njeri ne teater,artistet nuk donin te shkonin me te jepnin shfaqje,nje salle e ftohte dhe nxehte ne vere! Flitej hapur e pa frike nga artistet qe ky nuk eshte teater! Sot na ka dale Sali Berisha me Liken dhe duan te thone se ka rendesi per “trashegimine kulturore kombetare” dhe ansamblin e qendres te ndertuar nga italianet! Nuk besoj se Saliu apo dhe Met kane qene ndonjehere ne teater ne ate kohe sepse Saliu ishte ne Vicidol dhe Likja ishte ne malesine e Skraparit! Apo buze qumshti Lul me te tjere debila saliniane! Na del dhe Plasari me teori te ndryshme! Nuk besoj se Shqiperia ka luksin te mbaje kete ndertese fashiste,nuk ishte si ministrite te perjetshme, si muze! Por mediokriteti shqiptar qe ekziston tek opozita,bashkuar me krimin e Sales dhe likes e kane zene per fyti SHqiperine e mjere! Deri kur?

  2. Teksas says:

    Pse paska njerez NE Shqiperi ?

  3. emigrante says:

    Po keta klyshet qe bertasin sot qe skishin lind ne kohen e para 90 ,cfare duan.

  4. Leonard says:

    Rrespekte,Gezim Kame.Je po ai njeri qe kam njohur qe nga viti 1972 e ketej.Njeri i ndershem,i drejte e me karakter.Njeri qe gjithe jeten tende as je shitur e as je blere.Njeri qe ke dhene gjithcka tenden per teatrin dhe skenen ne pergjithesi.Te pershendes dhe te uroj gjithe te mirat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje