Për herë të parë në 108 vite shtet Shqipëria do të ketë shansin që të ndërtojë një teatër kombëtar vetë. Duke folur në TV Dukagjini, kryebashkiaku Veliaj theksoi se kërkesa për një teatër të ri është e hershme dhe se godina e vjetër ka qenë vetëm një objekt me jetëgjatësi 15 vjet I ndërtuar nga italianët për argëtimin e ushtarëve të tyre.
“Është , ta pranojmë jemi tanët , pra mund të flasim si në shtëpi se s’ po flasim me të huajt, po flasim me vëllezër e motra. E kemi pak sport kombëtar thashethemin, lajmin e rremë, me e linçu dikë, me i gjujt pas shpine, me thënë fjalën e fundit, pa e pyetur. Kjo është hera ime e parë që pyetem në një television nga Kosova. E ndërkohë kam dëgjuar vëllezër e motra që s’ janë kursyer në mallkime e sharje dhe kur i pyesin, po ti a ke qenë ndonjëherë në Tiranë? – Jo, s’ kam qenë! Po në teatër? Jo, por përderisa s’ kam qenë në Tiranë, s’ kam qenë as në teatër. Tani, të themi disa të vërteta të rëndësishme, kush më ka sharë, kush më ka mallkuar me lloj-lloj, janë të falur.
Ajo lidhje që unë e kam me Kosovën nuk shlyhet kurrë me disa njerëz që prej një ngacmimi a politik apo thashethemi a organika a nuk e di si më vjen e kanë lëshuar gojën dhe e kanë gjuajtur një gur përpara se ta mendojnë. Të themi faktet: Ne mund të kemi opionionet e ndryshme, por nuk mund të kemi faktet e ndryshme. Fakti është ky: Kombi shqiptar në 108 vite pavarësi nuk e ka ndërtuar kurrë vetë një teatër kombëtar ama kombi Italian që na ka pushtuar e ka ndërtuar një kazermë për ti argëtuar ushtarët e vet gjatë viteve të pushtimit dhe ata kanë menduar pa e ditur kur po mbaron lufta . Po ua ndërtojmë një ndërtesë provizore, kryesisht për kinema, për bilardo edhe një klub të oficerëve pushtues në Tiranë I cili është menduar për kohën e luftës. Ata s’ kanë menduar që lufta po mbaron, maksimumi për 15 vjet dhe po e ndërtojmë”, tha ai.
I pyetur nëse në truallin eteatrit do të ketë ndërtime të tjera, kryebashkiaku Veliaj sqaroi se mbi atë truall do të ketë vetëm teatër. “Mundesh me marrë me qira ndoshta një nga salat black box të teatri ose sallën e madhe nëse do bëjmë një shfaqje megjithatë nëse do kemi trupë nga Kosovë, kam përshtypjen që qiranë do e mbuloj unë se jemi miq, jo juve”, u shpreh Veliaj.
O Erion,disa kosovare ju eshte kthyer ne sport marja me punet e Shqiperise,po e keqja me e madhe eshte kur kryeministri i Kosoves Albin Kurti nderhyne me punet e brendeshme te Shqiperise.Naziskini Albin Kurti beri aleance me Sali Berishen per te permbysur qeverine shqiptare ne Janar 2019.
Edhe ti Erjon terroristi duhet te shkaterrosh vlerat kombetare te nje qyteti?! Vetem sepse nuk paske pasur nje tater kombetar bashkohor?! Sepse nuk mundje kete teater te ri ta besh diku tjeter. Ku eshte ndryshimi yt nga diktarori Enver Hoxha qe pothuajse shkaterroj te gjithe nderimet qindra vjecare ne Shqiperi.Apo nga ISISI i cili shkaterroj vlerat kulturore te Sirise. Ti duhet te terhiqesh zvarre neper Tirane ashtu sic terhiqej busti diktatorit 30 vite te shkuara.
Dukesh qe je koqe nga mendja.Teatri nuk jane muret as stolat o Erion i fikut.Teatrin e nje kombi e bejne aktoret,dramaturget skenografet.Prandaj mos fole per ato qe nuk i di.Shiko bej ndonje leke se te erdhi ora dhe leri llafet.
Kam pare nje interviste te Jusuf Vrionit qe kishte mbaruar shkollen ne Itali para 1944.Ai kishte shoqe nje emer te degjuar italian qe kur kishte qene per vizite te shoqja me grupin e tij shoqeror ajo kishte shpjeguar qe shtepia e saj ishte ndertuar me nje material me garanci 25 vjecare.Me kete material ishte ndertuar dhe Teatri Popullor.Ne intervisten me Blendi Fevziun me 2011 Ai e permend kete fakt dhe thote qe nuk e di pse nuk bajne nje Teater tjeter se ajo godine eshte jashte standartit.Shpresoj qe po te kerkoni ne jutube mund ta gjeni ate interviste.E vetmja gje qe do te me bente te ndihesha keq nqs nuk ndertohet nje Teater i denje per Shqiperine.Le te shpresojme te ndertohet nje Teater i bukur dhe partite te shikojne punet e tyre dhe ta lene skenen per aktoret.Faleminderit