Pas tre javësh, Kim Jong Un, del për herë të parë në publik. Takim me forcat ushtarake, diskuton për armët bërthamore

24 Maj 2020, 12:13Bota TEMA

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un,  ka bërë paraqitjen e parë në publik pas më shumë se tre javësh.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ai ka pritur një grup ushtarakësh për të diskutuar në lidhje me vendosjen e forcave të armatosura në vend si dhe për strategjitë për të penguar luftën bërthamore.

“Në takim u fol për politikat e shtimit të masave për pengimin e luftës bërthamore të vendit dhe vendosjen e forcave të armatosura strategjike në një operacion të lartë alarmi,” tha Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA) e drejtuar nga shteti.

Po ashtu meidat vendase publikuan dhe pamje të Kim duke folur përpara ushtarëve.

Kim kishte qenë jashtë vëmendjes së publikut për javë të tëra para se të rishfaqte për të shënuar hapjen e një fabrike të plehrave më 1 maj, duke nxitur zëra për shëndetin e tij dhe operacionin e mundshëm.

Kim iu nënshtrua  një operacioni në zemër dhe për një kohë të gjatë nuk dihej asgjë në lidhje me shëndetin apo ekzistencën e tij.

Pak javë më parë disa media përhapën lajmin e rremë se Kim Jong Un mund të kishte  vdekur. Në media u shfaq edhe një foto, ku një person i ngjashëm me të ishte në një arkivol prej xhami.

Por gjithçka ishte e rreme pasi fotoja e publikuar me arkivol është realizuar në vitin 2011 në funeralin e Kim Jong-il, i cili ndërroi jetë nga një sulm në zemër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje