Kryeministri polak: Europa ka nevojë për solidaritet gjatë krizës

26 Maj 2020, 13:33Bota TEMA

Europa ka nevojë për solidaritet gjatë krizës, deklaroi kryeministri polak Tadeusz Morawiecki.

“Vetëm duke luajtur si ekip, do të jemi në gjendje të arrijmë rezultat të mirë europian. Pandemia e koronavirusit preku të gjithë Europën në mënyrë të barabartë, kështu që edhe përgjigja duhet të jetë e paanshme”, shtoi ai në një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ).

Sipas tij, politika e shtrëngimit, që nënkupton uljen e shpenzimeve, e ndjekur gjatë krizave nga 2007 deri në 2013, nuk e kaloi provën, kështu që përballë krizës aktuale, përgjigjja e BE-së duhet të jetë e qartë dhe të sigurojë një mjet për zhvillim.

”Për të shmangur ndarjet e mëtejshme ekonomike, veçanërisht mes vendeve të vjetra dhe të reja të Bashkimit Europian, duhet të miratohet një front i bashkuar”, tha ai.

Sipas kryeministrit polak, Polonia dhe vendet e tjera të Grupit të Vishegradit, që vitet e fundit po zhvillohen me shpejtësi, mund të sjellin më shumë forcë dhe risi për komunitetin europian në këtë kohë të vështirë.

Përsa i përket konceptit të financimit të BE-së për luftën kundër krizës, Morawiecki theksoi se Polonia është për zbatimin e parimit të fleksibilitetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje