Nga Mustafa Nano
Në monologun e fundit unë bëja thirrje që Rama, Berisha e Meta të largoheshin nga politika. Asnjëri nuk ma vuri veshin. Madje, Meta duket se ka vendosur ta fillojë lojën nga e para, me frymëzime të reja, me entuziazëm të ri, me ideale të reja.
Dhe ideali kryesor i Metës është nacionalizmi, sovranizmi, anti-ambasadorizmi. Tamam-tamam, anti-amerikanizmi. Këtë ideal e ka përqafuar nga halli, jo nga qejfi. E ka si një last-resort.
E ka si të vetmen lëvizje që i ka mbetur. Le t’i lidhim pak kohët e veprimet e personazhit në fjalë. Apo edhe të Berishës. Përpara se të miratohej paketa e ligjeve të reformës në drejtësi, Sali Berisha e Ilir Meta nuk lanë gur pa lëvizur për ta sabotuar atë, për t’ia ndryshuar thelbin, për të minimizuar rolin e ndërkombëtarëve e për të rritur rolin e palëve politike shqiptare në atë reformë.
Në këto përpjekje e sipër u futën në konflikt me ambasadorin amerikan që, në emër të vendit të tij, ishte investuar fuqimisht në këtë reformë. Ky i fundit filloi t’u bënte kërcënime të drejtpërdrejta, madje në një plan diplomatik harbute e të pacipa. Por funksionuan këto kërcënime. Meta e Berisha u tërhoqën. Zunë t’i qurraviten e jargaviten ambasadorit amerikan. Jo vetëm kaq. Ata u detyruan të shkonin në Parlament, bashkë me 140 deputetë të tjerë, për të votuar në favor të një ligji, me të cilin nuk ishin fare dakord.
Ishte shumë poshtëruese. Ishte poshtëruese për ta, por edhe për ne të tjerët. Sepse po shihnim se si njerëz të fuqishëm në Shqipëri, që kishin qenë kryeministra e presidentë, po trajtoheshin si lecka nga një ambasador. Po pse e lanë veten të trajtoheshin ashtu? Sepse ishin të zhytur në gjiriz deri në grykë. Sepse ndërgjegjen e kishin të ndotur. Sepse u ishte mbushur mendja që të huajt dinin për ta gjëra që nuk duhej t’i dinin. Ndiheshin të pambrojtur. Ndiheshin të kërcënuar. Kështu ndihen edhe sot. Dhe çdo lëvizje e aksion publik e bëjnë nën efektin e kësaj frike.
Berisha përcjell mesazhe çdo ditë. Dhe ka vetëm një qëllim: I është mbushur mendja se do ta fusin në burg, i është mbushur mendja se këtë gjë e duan amerikanët, dhe ai kërkon t’i thotë ambasadores amerikane se nuk do ta kenë të lehtë të veprojnë ndaj tij, se ai ka në dorë opozitën, për rrjedhojë ka në dorë stabilitetin e vendit. Berisha po i bie këmbës, që ambasadorja amerikane t’ia vari pak, t’i kërkojë një takim. Por ajo e torturoi. Nuk i ka kërkuar një takim. Dhe gjasat janë që të mos i kërkojë asnjë takim.
Ambasadorja duket sikur ka ardhur në Shqipëri me një listë gjërash që nuk duhet t’i bëjë, dhe një pikë e kësaj liste është: Mos tako Sali Berishën. Dhe kjo është vuajtja e Berishës. Është hera e parë që një ambasador amerikan e shpërfill. Dhe këtë ai e merr si shenjë të fundit të tij.
Ky është edhe halli i Metës. I është fiksuar që amerikanët nuk e duan. Madje, më keq akoma, që e duan në burg. Dhe kështu, ai ka kohë që flet veç për burg. Ose për vdekje. Fillimisht përmendi Allenden, duke lënë të nënkuptohet se do të vrasë veten. Më pas përmendi Vojo Kushin, Avni Rustemin, Isa Boletinin, Mic Sokolin. Para ca ditësh tha se mafia ndërkombëtare ka bërë plan që ta vrasë.
Të vjen keq që Presidenti i Republikës është në këtë gjendje. Por duhet ta kishim pritur që kjo të ndodhte. Ju kujtohet momenti kur Ilir Meta u zgjodh President? Ai ishte i dëshpëruar. Nxinte e sterronte. Dukej sikur po i vinin prangat, në një kohë që sapo e kishin zgjedhur President të Republikës, që është posti e përgjegjësia më e nderuar e republikës së Shqipërisë. Njeriu, kur është në politikë, e ëndërron atë moment, pasi është kurorëzim i një jetë të tërë. Ndërsa atë po e çonin atje me pahir. Nuk donte, por nuk refuzonte dot. Nuk merrej vesh pse nuk refuzonte dot, por fakti është që nuk refuzonte dot. Do kishte bërë mirë të refuzonte.
Do kishte bërë mirë edhe për vete, por edhe për ne të tjerët, pasi nuk do kishim në presidencë që njeri që flet për burgun, për vdekjen, për vetëvrasjen, për mafien ndërkombëtare, për lobe ruse në administratën amerikane, për mbrojtjen e Kosovës e të Shqipërisë prej shteteve të bashkuara të Amerikës. Kjo është rruga ku është futur së fundmi Ilir Meta. Është rruga e mbrojtjes së shqiptarëve prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rrugë e mbarë, Ilir Meta!
Rrugë e mbarë, po për ku!!! Për çfar!!! Rruga e tij është një rrugicë qorre që përfundon veç në një portë. Portën e Burgut.
Me ngjarjen e ndodhur me ambasadoren Amerikane, u vertetua NJE fakt.
###
Qe Ilir Meta eshte me i paster nga sa e mendonim. Nje politikan me background te “njollosur”, do te ndrohej ti “ngrinte gishtin” ambasadores se SHBA-se.
Kushdo qe nuk ka guxim te nge zerin eshte “i kapur”.
###
Le te ngre Rama zerin kundra Turqis, kundra Sorros, kundra Katarit …
Eshte e pa imagjinushme, e kane te “kapur” dhe e hedhin nga pushteti branda javes.
Flm-Se sa “i paster” eshte Ilir Meta, mund ta shikosh ne vidjon qe i ndjeri Dritan Prifti beri publike vite me pare. Po keshtu, mund te them me bindje absolute, pasi kam punuar ne nje institucion nga me te rendesishmit ne Shqiperi dhe kam patur kontakte te shpeshta me Meten, Priftin dhe beniaminin e Metes, Anastas Angjelin,
Meta dhe Angjeli jane njerezit me te felliqur dhe hajdutet me te paskrupull qe kane bere pazar me cdo gje gjate kohes qe kane qene ne pushtet. Vete fakti se LSI-ja u zgjerua kur Meta hyri ne Qeveri me Berishen e Ramen dhe u shfry si tullumbace kur ra prej saj, tregon se militantet e saj jane thjesht “rrogetare”, qe paguhen me poste pune, ku duhet te vjedhin dhe te ndajne me “shefin” parate e vjedhura. Ne te kunderten, ne se nuk vidhje dhe nuk paguaje Meten, largoheshe nga puna duke u zevendesuar me te “bindur” te shpures se tij.
Burgu eshte me e pakta qe Meta duhet te beje, pasi ti sekuestrohen te tera pasurite qe ka bere me vjedhjet galopante te tijat dhe te bashkepuntoreve te tij.
Flm thote per Liken se eshte i paster se Likja eshte spiun i grekeve me hir a me pahir.Dhe Greqis i duhen ne politiken shqiptare spiunet e tyre si Berisha qe dekoroi(pas vdekjes)agjentin grek dhe themeluesin organizates terroriste te MAV-it Vasil Shahinin dhe spiunin e ri Ilir Meta.
Per pushime ne Guantanamo Bay ne Cuba.
E Ndjen Ngordhjen prandaj Turret per te Permjere ne Xhami apo Teqe.
E goditur !!!
Z.Nano bravo per shkrimim tend realist. Nuk e heq asnje presje. Kjo eshte e verteta e Like antishqipetarit.
…udha e byths te qofte o gazerat e opionist leshi e persheshi Mustafa Nano , se zaten edhe ti nga Skrapari je , bashkohu edhe ti me Ilir M…n e bohu nacionalist , por mos u boj merak ti , idiot anlist kurve , se shume shpejt Iliri nacionalisti yt Iliri M do te shkarkohet dhe menjehere SPAK e BKH do te hetojne se ku ka shkuar Thesari Qafe Krrabes dhe me çfare parash Ilir M dhe Monika Meta (Kryemadhi) e kane ndertuar vilen me 11 halè ne Gjirin e Lalezit dhe menjehere arrestimi spektakolar i ish President “Allendes albanese” Ilir Meta!!!!!!!!
Bravo Nano
Shyqyr që u Binde më në FUND i Dashur Mustafa Nano !! Me këto që ke thënë , do të thotë që je 100% DAKORD me AVOKAT NGJELËN e NDERUAR ,që ti Mustafa i Dashur e ke KUNDËRSHTUAR PA të DREJTË , biles ke bërë edhe IDJOTIN ndonjëherë me AVOKAT NGJELËN , ose ke bërë “KARAGJOZIN TALLËS” , kundrejt AVOKATIT të RESPEKTUAR NGJELA !!!! POR me këtë Monolog që ke bërë tani , i bje që je FUND dhe KRYE me ato që thotë AVOKATI i DASHUR SPARTAK NGJELA!!!! BRAVO Mustafa Nano ?????? , dhe më mirë vonë sesa Kurrë !!!! RESPEKTE ZOTI NANO dhe SHUMË SHUMË SHUMË RESPEKTE për AVOKATIN e NDERUAR SPARTAK NGJELA që deri tani i kanë dalë të gjitha ato që ka thënë PIKË për PIKË !!!! VDEKJE e HAJDUTËVE të Politikës 30 Vjeçare !! RROFTĒ SHQIPËRIA dhe vetëm SHQIPTARËT e NDERSHËM ??????⚖⚖????⚖⚖????⚖⚖????⚖⚖????⚖⚖????⚖??
Sigurisht qe komenti juaj mbeshtetet jo ne fakte por , ne analize te te gjithe situates dhe si e tille mendoj se meriton vemendje.Eshte nje analize kurajoze dhe e paanshme. Te presim e te shikojme .Brava Muçi!
Sa vite ka qe kendohet i njejti refren ?!! Berisha ne burg, Meta ne burg, Vetingu keshtu, Spaku ashtu e te tjera me rradhe. A nuk asht kjo terhiq e mos keput. Edhe qorri e sheh se keta jane te gjithe bashke. Edhe Nano me 5 minuteshin e tij ban si analist politik me IQ-ne e nje gjimnazisti, kujton se thote xhevahire, si Spartak Ngjela, peme pa kokrra.
Ka 30 vjet qe te gjithe politikanet Shqiptare kane dhane prova se jane te pa-afte. Kjo asht e pa-diskutueshme. Ashtu siç asht edhe per “analistat”, qe ka 30 vjet qe kane dhane prova qe shiten here tek njeri here tek tjetri, vetem per propogande.
Na lodhi neve popullin pa mire.
Meta heren e fundit shkoj ne xhami per te kerkuar ndihme. Nuk dim se çfar premtimi ka mare nga ajo xhami, por nese ka ndonje allashverish ne kurriz te myslimaneve dhe kuranit, mekatet do ti shtohen. Eshte e pa mundur qe ky njeri dhe e shoqja e tij, ta kalojne aq lehte gjith kete zallamahi qe kan shkatuar gati tridhjet vjet. Qenia e tyre ne politik, mesoj te tjere se politika te ben te pasur dhe shum te pasur brenda dhe dites, varet nga korrupsioni apo krimi qe do besh. Kjo familje eshte ne nje nivel me familjet kozanostra e El Çapos, ky eshte strumullari i droges, ku eshte aksioner i shum resorteve dhe fabrikave, ku rrezikshmeria e tij dihet, ka vrare me berishen, ka shantazhuar e korruptuar me hir e pa hir te tjere njerez. Qetesimi i popullit kur ky bashke me te shoqen , te jene para drejtesise me akuzat popullore, justifiko pasurine qe nuk e ka nje biznesmen i sukseseshem e jo nje rrogtare ne politike, ku motivi tij eshte gjoba dhe kercenime. Udha e mbare per te eshte para drejtesise, ti sekuestrohen deri me nje asetet dhe gjithç’ka qe ka pervetesuar ne menyre korruptive dhe te beje vitet e burgut ku te reabilitohet dhe te mesohet se ligjet qe ai ka votuar, te zbatohen duke filluar nga ai vete. Me leket qe ka mund te investoje tek burgu si eskobari. Udhe te mbare.
O Muç po këta janë të gjithë njëlloj.
Janë pjesë e te njëjtit grup (zot na rruj mos të mendojmë për konspiracione).
Këta janë të gjithë hajdutë me çizme që me dashje kanë penguar progresin e vendit duke qenë se ashtu do menaxhonin pushtetin e tyre me lehtë.
Për qëllimet e tyre ku mbizotëron makutëria.
Seicili do maksimumin, njëshin të gjitha për vete.
Kanë sjellë kalbëzimin e shoqerisë shqiptare deri në diskutim të perspektivës dhe mbijetesës si komb…
Atë që i ka bërë Saliu, Nano, Iliri (+Monika), Luli dhe Edi nuk ja ka bërë as perëndia…
Vazhdoni ju në Shqipëri zihuni per koqet e Saliut,Ilirit,Lulit e Edit…
Si nuk e kuptoni xhanëm që duhet ti abandoni komplet këta hajdutë me çizme, vrasës, perversë, legena, të paskrupullt, të pangopshëm…
Ky,tamam,ky,eshte presidenti yne,vjen nga hici dhe hic mbetet
Kur Ambasadorizmi, Antisovranizmi dhe shkurt fare Bythlepirizmi ndaj te huajve na ka sjelle ne kete shtet pa Gjykate kushtetuese, me parlament gjysmak, me qeverisje njera me mut se tjetra atehere pse mos provojme te kundertet?
Pra te qeverisemi pa guvernimin e Ambasadoreve, me sovranizem ose shkurt, ashtu si qeveriset gjethe bota?
Bravo zoti Nano.Shkrim shume i mire.Por une jame pesimist ne denimin e ketyre njerzeve te korruptuar qe jane ne poste kaq te larta si Meta,Berisha etj..E di pse e them kete? Kame parasysh takimin e ambasadores Yuri Kim me Lul Bashen e cila siguroi Bashen,Berishen,Meten,Fallxhoren e shume te tjere,qe, nuk do te preken per te kaluaren e tyre dhe me perfundimi e reformes ne drejtesi,do te filloi nga sot e ne te ardhemen duke lene ne harrese te plote te kaluaren.Pra kriminelet me ne krye Berishen nuk do te denohen.T’i gezojn vilat,parat,postet dhe te bejne kokren e qejfit.Populli kerkon qe keta te shkojn ne burg e te vuajn denimin per krimet e tyre,kur nenje koh nje hajdut ordinier denohet rende.
KETE HERE TE JAPE TE DREJTE zotni MUCE .PO ME DUKET SE E KE PERKTHYER KETE ARTIKULL NGA SHQIPEJA E AVOKATIT ,QE NUKE RESHTET DUKE SHKRUAR PER GJITHE BANDAT MAJTAS E DJATHTAS NE SHQIPEN TENDE.PRANDAJ KETYRE PUSHTEVE TE SOTEM QEVERITAR U MUNGON LIRIA ,SE DUAN PUSHTET NGA TE GJITHA DREJTIMET. BILE KANE MARRE EDHE PUSHTETIN TENDE.EDHE SI NJERI ,PORE EDHE SI GAZETARE .
Bujar Nishani kaloi ne vendin e parafundit !
Per pushime ne Guantanamo Bay ne Cuba.
Jo vetem “rruge te mbare” por edhe “te shpejte”.
Sado qe me monologun e javes se kaluar ishe i detyruar dhe u perpoqe qe te futesh edhe Ramen ne listen e zeze, sot je kthyer ne identitet, ke dale hapur ne mbrojtje te Rames. Sa me shume thekson si te keqen me te madhe te ketij vendi Meten dhe Berishen, aq me shume e pozicionon Ramen si alternativen e vetme te shqiptareve. Sot, kupola e mafies politike te Shqiperise eshte e mire-identifikuar. Madje Rama eshte mashtruesi me i madh qe genjen e grabit me ndihmen tuaj kete milet. Po nuk u shkaterruan ne bllok dhe me gjithe rrenje, nuk ka te ardhme per ne.
Si perhere pa ndodhur asgje Nano e ben gjene e mbarur .Pac gojen e mbare po prit se paraja e kthen ujin perpjete vete thua se Meta ka para e flori me shumice .Sigurisht ne na duhen parate dhe gjetja e shtwpise pa qira nga Meta.Por mos u nxitoni se kini gati 10 vjet qe e lakoni por nuk ndodh.Dhe e dini pse nuk ndodh per te vetmin fakt se kane shume lek dhe kompromisi behet me lehte .Edhe njehere uroj ndodhi ajo qe thoni ju Nano qe te hyje ne binare e te veproje drejtesia si Europe edhe tek ne.
Jam në një mëndje me Shenjestrën.Pse e them këtë?Sepse kjo vërtetohet me dënimin që do 3 vjet “ burg” Adriatic Llalla.Në qoftë se do burgoset! Dhe nga cilët?Nga Spaku? Që përbëhet nga prokurorë ish të korruptuar dhe shokët e tij?Ku u pastruan ata nga korrupsoini?Në lavazh makinash?Kush është ai hajdut që nuk do të pranonte të bëheshe miljoner apo miljarder dhe të bënte tre vjet burg?Pse mendoni se do ti konfiskohen paratë?Prisni se duke janë.Uroj të jetë e vërtetë. Amen!
rruga e mbare i qofte , por te marrte edhe ty me vete….
shume te neveritur jeni edhe disa prej jush, gjoja gazetare me fal gjitholog…ik o katundar se nuk ke lidhje me gazetarine ti , shko puno ne miniere se inxhinher minierash ke profesuionin e vertete…lejoni gazetaret e vertete te shkruajne realitetin
1.Mentor NAZARKO gazetar …hahaha…. nuk ka shkolle gazetarie, madje as arsim te larte…politolog, onionist, gazetar, EKONOMIST, ETJ ETJ
2.Drritan HILJA gazetar….hahaha…ka mbaruar ekonimine socialiste me sfera qarkulluese…ishte diplomat, sot politolog, dmth gjitholog
3.Mustafa Nano gazetar…hahaha ka mabaruar per inxhinieri minierash…ka punuar postier ne POLICAN, u be diplomat kulmi…sot shkrimtar, analist, politolog,
po pertoj te rendis tjeret me rradhe…ikni zhdukuni edhe ju bashke me Ilir METEN…rruga mbare se vec bythleprires jeni
O nano , me kujtove ate filmin shqiptar per kalamanj,
EHE ,DO TE FUSIN NE BURG EDHE SALEN EDHE METEN , EHE .
Futi ndonje dreke me Ngjelen se i burgosni me mire
Seshpejti Vilat e Lazerit ne sherbim te Popullit ..perndryshe ,Shqiperine e ka mare me keqe Lumi…se ketu e 30 vjete ..
Mjere. Populli thuaj…por fundja mire tju behet ,,se vete shkojne nga mbrapa ,sa njeres parti sa tjetres…
Ky shkrim nuk meriton te jete ne kete faqe por ne gazeten lokale te Skraparit!Ky Mu. Nanja ,qe akoma asnje prej kazanit mediatik qe krijoi Saliu ,Meta e Luli nuk del te vetmen here e te deklaroje nje “falje” per baltosjen qe i kane bere profetit Edi Rama qe e ka ndermare kete mision vetem e vetem qe te ndaje te pastrin nga balta,idealistin nga rrufjanin,duart e pastra nga ato te lyera me mut deri ne bryla!Ndaj o Mu. Nano para se te permendeni emrin e Edi Rames ju fshataret e kooperativave qe keni zaptuar qytetin e kurr su bete qytetar, ne mendim,ne veprim por mbetet meskin te grumbulluar rreth kryetarit tuaj te kooperatives Berishe, ku e shikonit edhe pse ju peshtynte ç’do dite ju ç,nderonte çdo ore e ju denigronte çdo mimute, ju zarzavatet e kesaj gjelleje te prishur qe ka 25 vite qe na servirej neper tavolina ku ose duhej ngrene me zorr ose duhet te ndaheshe nga kjo bote,keni vetem nje te drejte qe me ikjen e bishes Berishe ,te megahajdutit Meta e Basha duhet qe me ndergjegjie te largoheni nje nga nje e gazetarine tia lini gazetareve e jo ju çorbeberesve qe keni zaptuar studiot televizive e qe shoqerine Shqipetare jo qe nuk e informoni por vetem e tymosni e e trullosni ne ç’do minute,ore,dite qe na paskan qene njelloj si kryekrimi Berishe,si Hajduti Mete,si pianeci Nano,si Luli dhe vizionari Rama qe po shpeton Shqiperine nga keto plehra e shqipetaret nga ky kazan qe lehja juaj destinohej vetem per te vrare e shurdhuar veshet e shqipetareve qe si ai qe kerkon te lere emer ùme vepra ne kete vend ku ju qyteterimi ju erreson syte sepse e keni te veshtire te pranoni godina moderne sepse jeni mesuar me vatra kulture e gjithçka e re ju verbon syte sepse vertet ju pispilloseni por eren tuaj e keni nga mbrapa sepse mentaliteti i kooperativave nuk ju le te shikoni perpara!Ndryshe nje gazetar kazani si puna e jote nuk mund te shkoje te shijet e gustot e nje personi qe rrenjet i ka ne qytetari,ka pare bote me sy e ku ne shqiperi Ju çizmezite e koperativave ju verbojne atletet e tij se kujtoni shokun Sali qe vishej me kostum e kepuce llustrafine por nuk ju benin pershtypje hapat galopante te nje fshatari tipik qe dukej sikur kishte ardhur dje ne kryeqytet!
Ndaj do ti lutesha profetit Rame qe Shqiperia te marre vertet rrugen drejt civilizimit Europian te fillonte edhe nje reforme per ju ku sejcili prej jush te gjente vehten si ata qe u bene Jurista nga plepat e me pas fale kembenguljes se Tij u larguan me apo pa dashje nga drejtesia !Pa kete lufte Shqiperia nuk eshte habi qe te rikthehet perseri ku ishte sepse ju jini mesuar qe perplasni duart e pasketaj per llogari personale te shtyni buze humneres me dizinformacionet qe i servirni keti mileti çdo dite duke u çare daullen e veshit qe si hajdutet,si vrasesit dhe ata qe jane te perkushtuar per te lene diçka te mire ne kete vend jane njelloj,ku po s’kaluan nga filtrat tuaja te baltosjeve,nuk mund te quhetn intelektuale te perkushtuar, sepse ju duke qenei buracaker keni frike se nje dite do tu vije radha si regres i ketij vendi!
Se fundemi me lere te te kujtoj qe shkruan Mero Baze ,kerkon te shkruash edhe ti ku ke ndryshuar vetem veshjen sepse vazhdon te qendrosh fshatari i pagdhendur i viteve 90 siç te kam njohur pa asnje ndryshim kur na gajasje me talentin tend kur tregoje ngjarrje qe kishin ndodhur ne pranine tende duke rrembyer vajza prane martenitetit te Tirana e re dhe kur te pyeten se perse nuk e denoncove ne polici si ngjarrje u pergjigje se nuk ia pashe targen benzit sepse ishte me nje shpejtesi te madhe 40 km/ore!
Po nuk mori fund kjo diktature e budallenjeve qe kane zapruar studiot televizive ,shqiperia perse do te mbetet kuplara ku Salinjte e Metet e radhes do te rindertojne mbreterite e radhes sepse gjithçka mund te mbartin por vizion e atdhedashuri kurre!
shqipetar more bythe grisur ngele duke kakarisur.