VIDEO: Shitësja refuzoi t’i shërbente pa maskë, gruaja heq të brendshmet dhe i vendos në fytyrë

27 Maj 2020, 13:23Lifestyle TEMA

Ky është momenti qesharak kur një grua vendos mbathjet e saj si maskë mbi fytyrë, pasi një shitëse në një dyqan refuzoi t’i shërbente asaj pa maskë në fytyrë.

Ngjarja e pazakontë është regjistruar në Ukrainë, ndërsa gruaja nuk është identifikuar.

Pamjet janë filmuar nga kamera e sigurisë së dyqanit, ku duket gruaja teksa futet brenda pa maskë në fytyrë, gjë që është në kundërshtim me ligjet e karantinës në vend.

Pasi një punonjës i tha asaj se nuk mund t’i shërbehej pa maskë, gruaja pa të arsyeshme një zgjidhje ekstreme, ndërsa në video duket teksa heq xhinset e më pas vendos mbathjet në fytyrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje