Fondet e Planit të Rimëkëmbjes do u arrijnë shteteve anëtare me këste dhe të lidhura me objektivat e reformës, të cilën vetë shtetet do të duhet të përcaktojnë prioritetet e tyre, deklaroi nënkryetari i KE-së, Valdis Dombrovskis.
”Nëse shtetet anëtarët nuk respektojnë përparësitë e përcaktuara nga BE dhe nuk zbatojnë qëllimet, humbasin financimin”, theksoi Dombrovskis.
Italia dhe Spanja, të prekura rëndë nga pandemia e koronavirusit, janë përfituesit kryesorë të planit europian për rimëkëmbjen.
Për një total prej rreth 750 miliardë euro nga subvencionet dhe kreditë e kombinuara, Italia do të përfitojë 172,754 miliardë euro, Spanja 140 446 miliardë euro, ndërsa Franca do të marrë vetëm 38,772 miliardë euro.