Nga Genoveva Ruiz Calavera*
Pas vitesh pune të palodhur për ndërtimin e themeleve të forta për një gjyqësor të pavarur, të përgjegjshëm dhe vërtet të paanshëm në Shqipëri, ekziston vetëm një mënyrë për të siguruar zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri: ecja përpara, në të mirë të qytetarëve shqiptarë!
Kjo reformë u miratua nga Parlamenti shqiptar me një votë unanime të të gjitha forcave politike. Ishte e qartë që në fillim se kjo ishte një reformë e vështirë, e cila do të ndikonte në interesat personale dhe se, për shkak të kompleksitetit të saj, do të kërkojë kohë para se të japë rezultate. Megjithatë, të gjithë e kuptuan se kjo reformë ishte shumë e nevojshme, dhe gjithashtu e dinin se ajo ishte themelore për të ardhmen e Shqipërisë.
Në fazën aktuale, vendimtare për përparimin e vendit në udhën e integrimit evropian, kjo reformë nuk duhet të minohet nga sulme të ndryshme. Kjo nuk është koha për ta shmangur reformën dhe arritjet e saj të shumta deri më tani, siç është krijimi i të gjitha institucioneve të reja gjyqësore, të cilat funksionojnë mirë tashmë prej kohësh. Procesi i vetingut ka vazhduar gjithashtu të përparojë në mënyrë të qëndrueshme, edhe përkundër ndikimit të pandemisë COVID-19 në seancat shqyrtuese. Emërimi së fundi i tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë i ka mundësuar gjykatës të arrijë kuorumin e nevojshëm për të rifilluar funksionet e saj kryesore. Organet e reja të specializuara në fushën e antikorrupsionit dhe krimit të organizuar kanë nisur të funksionojnë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur këtë muaj edhe tre prokurorë të tjerë të Zyrës së Prokurorisë Speciale, duke plotësuar 12 nga 15 pozicionet ekzistuese. Këto rezultate të rëndësishme duhet të pranohen, të ruhen dhe të zhvillohen.
Hetimi aktual në rastin e njërit prej anëtarëve të Kolegjit të Apelimit, dhe pezullimi i mëpasshëm nga detyra, nuk duhet të jetë një justifikim për të sulmuar reformën gjyqësore, përkundrazi, duhet të shihet si prova më konkrete që sistemi ka filluar të funksionojë në mënyrë efektive.
Lidhur me këtë rast, vëzhguesit ndërkombëtarë në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit e kanë mbikëqyrur në mënyrë të plotë përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të vetingut, duke respektuar plotësisht detyrimet e tyre kushtetuese dhe ligjore, bazuar në informacionet e vëna në dispozicion të tyre brenda afateve të parashikuara me ligj. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u tregoi personave që paraqesin akuza që mund të kishin natyrë penale, se ato duhet t’u drejtohen autoriteteve gjyqësore kompetente në Shqipëri. Dhe kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur në këtë rast.
Pa paragjykuar rezultatin përfundimtar të këtij hetimi dhe përcjelljen në Gjykatë, është pikërisht në këto raste të vështira që një sistem i pavarur drejtësie vihet në provë për të treguar se askush nuk është mbi ligjin, madje as anëtarët e organeve të vetingut. Kjo është merita e vërtetë dhe vlera e shtuar e një gjyqësori që funksionon në një shoqëri demokratike të bazuar në sundimin e ligjit, çka konfirmon se qytetarët tashmë kanë strukturat e duhura në mënyrë që pretendimet për korrupsion ose sjellje të pahijshme të mund të hetohen siç duhet.
Muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë në kontekstin e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE dhe zbatimi i vazhdueshëm i reformës gjyqësore do të jetë kyç. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me kryerjen e punës teknike, por ka të bëjë edhe me angazhimin politik. Kjo është arsyeja pse të gjithë aktorët në Shqipëri duhet të vazhdojnë të garantojnë kushtet e nevojshme politike që reforma të shpaloset pa probleme. Nuk ka asnjë arsye për të vënë në pikëpyetje bazat e procesit të reformës, sado e vështirë të jetë dhe, po, në disa raste edhe sfiduese.
Arritjet e qarta dhe konkrete në zbatimin e reformës në drejtësi duhet të vazhdojnë tani me më shumë vendosmëri dhe angazhim se kurrë. Këto janë periudha vendimtare për çuarjen përpara të aspiratave evropiane të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. BE-ja është e përkushtuar fort për ta mbështetur këtë proces në mënyrë që shqiptarët të përfitojnë nga reforma dhe të krenohen me arritjet e saj, ndërsa vendi përparon në rrugën e tij të integrimit evropian.
*Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM)
Mos bej hipokrizi dhe mos dezinformo Zonje Kalavera. ONM-ja jote kishte nje vit e gjysem qe kishte kerkesen per pezullim te bere ndaj Luan Dacit nga Prokurorja Sevdari dhe ata perfaqesuesit e tu qe marrin 15 mije euro ne muaj thonin nuk eshte kompetence e jona e nuk bene asgje. Tani mos na shit sapunin per djathe pavaresisht se puna ta do te dalesh me kete deklarate per te mbrojtur katrahuren qe keni bere ne Shqiperi. Sa per te te orientuar lexo pak vendimin e Gjykates tende Europiane dhe shiko se cfare standarti dhe qendrimi ka mbajtur per rastin e reformes ne Poloni qe ishte ku e ku me e arrire dhe me me standarte se sa ky lemshi ketu tek ne. Eshte koha te reflektoni dhe te mos aplikoni me dopio standart me qendrimet tuaja sikur Shqiperia te jete nje vend afrikan
Shqiperia eshte me keq se vend afrikan.
Ketu gjithe vrasesit seriale u liruan nga burgu.
Ata gjyqtare qe ishin kunder i fshiu reforma.
Ka ngele vetem llumi , banditet.
Vendi eshte pa gjykate te larte , pa gjykate kushtetuese.
Me keq se kaq nuk eshte as vendi me i humbur afrikan.
Po ngaqe nje pjese e shqiptareve e kane inteligjencen me te ulet se e majmuneve te afrikes, keta tipat si puna e kesaj pervecse jane bere milionere me te drejte tallin dhe trapin.
Ky popull e meriton te trajtohet keshtu.
Bile kur kr rilindasi te nxjeri ligj qe rilindasit duhet te peshtyhen 2 here ne dite, keta llumi si puna e kesaj do jene dakort.
Me 1 vend karagjoz si do sillesh, pervecse te tallesh.
Te vazhdoje moj Gjinovefa, se ke ardhur pa breke me bythe ne Shqipeeri dhe do ikesh milionere.Vazhdo me ate palo reforme, vidh e pasurohu ne Shqiperi e ne vendin tend do ishe nje hic.Te fala Dacit e Maces
Me perjashtim te Doris Pack keta nderkombetaret jene te koruptuar ndersa ketu ne Shqiperi pervec Edi Rames te tjeret jane te ndershem!!!
Z. Calavera ka merite te vecante , ne reformimin e drejtesise shqiptare , qe do te jete nje model edhe per reforma te ngjashme ne vende te tjera , qe kane ngritur drejtesi te deformuar , si kjo e jona . Kjo zonje ka folu r rralle . I kam ndjekur me vemendje fjalimet e saj . Fjalime pa uje te tepert , te milimetruar dhe me elokuance te larte . Vetem nga fjalimet e saj , mund te gjykojme , mbi personalitetin dhe perkushtimin e kesaj zonje , qe po krijon nje monument te rendesishm europjan , sic eshte drejtesi a shqiptare . Calavera do te mbetet ne historine e popullit tone si nje mikeshe e madhe , qe na eshte gjendur ne kohe te veshtura . Roli i saj do te krahasohet me ate te hollandezit Thomson , qe themeloi policine . Do te thoni se reformn , e bene shqiptaret , jo te huajt . Kjo eshte kaq e vertete sa dhe roli i pa diskutushem i kesaj juriste spanjolle , me vlera nderkombetare . Gjat ketyre viteve , te vetingut , e pame cila ishte drejtesia shqipetare , plepiste dhe jo plepiste . Demokracia dhe shteti marrin ate note , qe merr drejtesia . Kam shprese se drejtesia e reformuar do ta tregoi veten si shtylla kryesore e shtetit demokratik . Duhet te kemi durim dhe shprese . Aftesia e z. Calavera eshte shprese e shtuar . Zgalem
Ju pershendes dhe ju uroj me te mirat ne punen tuaj te mire. Pa USA & BE kjo reforme nuk do te fillonte.
Te koruptuarit do te perpiqen ta pengojne ate por nuk munden se populli eshte me ju. Poshte Ilir Meta, Sali Berisha e kompani.
Ju faleminderit.
Zonje e nderuar; vazhdo si me pare. Ne e kemi huq ti kerkojme gabimet dhe pergjegjsite te tjetri jo te vetja. Kjo reforme po permbyllet, po e rendesishme eshte zbatimi i saj. Shqiptaret presin me padurim drejtesine e premtuar dhe pastrimin e politikes nga hajdutet. Per 30 vjet eshte bere padrejtesi e madhe. Gjyqtaret nuk benin drejtesi po pazar. Kush paguante fitonte gjyqin. Shpresojme.