Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka kërkuar përfshirjen e emigrantëve në votime. Në një postim në Twitter, Majko shkruan, se kapitulli i votimit të falsifikuar do të marrë fund, me realizmin e të drejtës së votës për emigrantët.
“Me realizimin e të drejtës së votës për migrantët shqiptarë, mbyllet kapitulli i votimit të falsifikuar në emër të tyre si mekanizëm i manipulimit zgjedhor në Shqipëri”, shkruan Majko.
Deri më tani palët në tryezën e reformës zgjedhore kanë rënë dakord për disa pika, ndër të cilat edhe periudhat zgjedhore.
Gjatë takimeve të Këshillit Politik, palët vendosën që periudhat zgjedhore do të jenë 15 prill-15 maj ose 15 tetor-15 nëntor.
Mirëpo këto fasha të përcaktuara nga palët në tryezë, i heqin të drejtën emigrantëve për të votuar, pasi gjatë këtyre periudha, shumica e emigrantëve janë në marrëdhënie pune dhe nuk mund të kthehen në atdhe.
Ky shqetësim u ngrit edhe nga deputetja Rudina Hajdari, e cila u shpreh se kjo fashë i heq të drejtën diasporës për të votuar, pasi pjesa më e madhe e tyre kthehen në Shqipëri në qershor.
O Majko, e sata here eshte kjo, qe premton para zgjedhjeve votimin e emigranteve? E sata here ?
Po behesh legen edhe ti.
Votimi i emigranteve duhet bere madje do thoja eshte i vonuar. Te votojne ne ambasaden e vendit ku jetojne. Eshte e thjeshte.
Emigrantet duan te drejten e votes. MOS ia mohoni!
Çdo emigrant ka nje adrese te sakte banimi dhe votimi behet me poste,ashtu siç e bejne shtetet Europiane. Justifikimi se nuk mund te votojne ne keto fasha votazioni eshte kot fare. Problemi qe skifterat e PD_s nuke e duan sepse e dine shumë mire qe nuk marrin vota,sepse me ato sjellje rrugaçërie,asnje emigrant nuk voton per PD_n……
Kurre nuk më ka pelqyer ky hund- vela megjithse jam e majte, vdes të bej njeriun e pa anshem, por kur je në një parti, sigurisht qe ke zgjedhur një anë!