Pandemia nuk ndal Kinën, lëshon dy satelitë të tjerë në hapësirë

30 Maj 2020, 19:51Bota TEMA

Kina lëshoi sot dy satelitë të rinj eksperimental teknologjik, njoftoi media shtetërore.

“Satelitët e lëshuar në orbitën e planifikuar do të përdoren për eksperimente të teknologjisë së vëzhgimit të Tokës”, njoftoi agjencia e lajmeve “Xinhua”.

Raketa transportuese Long March-11 u përdor për të hedhur në orbitë satelitët në ora 04:13 (08:13 GMT) nga Qendra e Nisjes Satelitore Xichang në Provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës.

“Ky ishte misioni i 332-të i serisë së këtij raketambajtësi”, thuhet në raport.

Lëshimi fundit erdhi pas fillimit të suksesshëm të këtij muaji dhe kthimit të versionit provues të anijes kozmike kineze të pilotuar të gjeneratës së re.

Anija kozmike testuese u hodh në orbitë nga raketa transportuese e Kinës “Long March-5B” më 5 maj dhe u kthye më 8 maj pasi qëndroi në orbitë për dy ditë e 19 orë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje