Kryedemokrati Lulzim Basha ka adresuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me pasojat ekonomike që ka pasur koronavirusi te agrobiznesi.
Basha thotë se Rama po shkatërron shqiptarët:
“Ndërkohë që RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin vendas, ideatori dhe zbatuesi i këtij shkatërrimi, vjet në 30 maj dhe këtë vit po në 30 maj shfaqet duke përuruar të njëjtën fermë në Divjakë”, shkroi kreu i Partisë Demokratike, pak minuta më parë në Facebook.
Më tej, në postim thuhet:
“Është e qartë se subvencionet e AZHBR-së për fermerët si çdo fond publik në Shqipëri janë vetëm në dispozicion të klientëve të Edi Ramës, të miqve dhe oligarkëve të tij. Pasi rrënuan ekonominë dhe zhvatën paratë e shqiptarëve, cirku kryeministror i rikthehet objekteve që ka përuruar më parë me shpresën se shqiptarët do t’i besojnë shfaqjet me regji qëndrore të ERTV-së.”
Për ta përmbyllur me:
“Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në varfëri dhe papunësi, e ka rrënuar ekonominë dhe biznesin e ndershëm dhe po e çon agrobiznesin drejt falimentimit. Asnjë formë propagande nuk i mbulon dot gënjeshtrat e Edi Ramës, që është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë që po kalon çdo sektor i ekonomisë shqiptare.”
Si e gjete ?
Fantastike !
Thashe seczuri mend, por vajti prape ne fis, Tek budallenjte.
Vazhdon merr mendte e Zigurit. Lere Zigurin o debil, se nuk ka mend per vete, Jo më per ty.
Nuk behet politike me sharje. Çfare eshte kjo sharje mediokre RAMAVIRUS? Bo bo çfare niveli i ulet fshataresk.
Mos e zer emrin e Rames fare me goje mor derdimen, si nuk more vesh nje here.
Mbete duke bere propagande per Ramën. Edi Rama keshtu e Edi Rama ashtu. Neser nuk e mban mend njeri çfare the, dhe vetem u kujtohet qe ke thene Edi Rama.
Populli e merr qe ke inat personal me Ramen dhe atyre nuk u plas.
Fol per qeverine o idiot, jo per Ramën. Ai ate do, qe ta shani, po ku merr vesh Zigur Qarrishta. Sa merr vesh Qivuri, merr vesh Ziguri. Duan ta mbajne me zor Ramen kryeminister.
Per sa kohe qe te djathtet nuk kane Partine e tyre, socialistet do bejne kerdine, sepse populli nuk voton per Saliun.
Po te bashkohen te gjithe te djathtet te Partia e Astrit Patozit, ta flakin Berishen tutje, dhe bejne nje beteje intelektuale, Rama nuk e ka te gjatë.
Por ju nuk keni tru, dhe Rama do vazhdoje te fitojë.
O zog e kaluar zog gomari,Anglia eshte ne recension me te madhin e historis te saj per shkak koronavirusit C-19 e sipas bankes botrore te gjithe vendet e super industrializuara prodhimi I brendshem I tyre do bien 9% duke shtuar ne mendyre te frikeshme papunsine,falimentimet masive e varferin masive shume me teper se ne Shqiperi
Do te lutem: Fol e trego vetem nje here e vetem nje here te verteten.Na lodhe e merzite me genjeshtrat e mashtrimet tuaja.Sa te drejte e sa mire te ka njohur JOSEFINA.Luli: ti do mbetesh ne historin shqiptare si rrencaku me I madhe I kombit tone I gjitha kohrave.
Ky eshte me zgjuari ne bote duhet te punoj per te drejtuar boten?