Deputeti i opozitës: Pedofilët të varen në mes të qytetit, të kthehet dënimi me vdekje

4 Qershor 2020, 11:08Sociale TEMA

Deputeti Halit Valteri ka bërë sot një propozim të fortë në Kuvend. Në fjalën e tij ai ka preferuar të flasë për rastet e fundit të përdhunimeve dhe ngacmimieve seksuale me të mitura.

Ai shtoi se të gjithë pedofilët duhet të varen në mes të qytetit, pasi sipas tij ata nuk meritojnë të jetojnë.

“Kush është pedofil të varet midis qytetit, ta kthejmë dënimin me vdekje, këta maskarenj nuk meritojnë të jetojnë, ata duhet të varen në mes të qytetit. Nuk na duhet as BE e asgjë, këta maskaren duhet të varen”, u shpeh Valteri.

Pas këtij propozimi ka ardhur një reagim nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili u shpreh se  kjo nuk është zgjidhja, por i dha të drejtë për indinjatën e tij ndaj këtij fenomeni.

1 komente në “Deputeti i opozitës: Pedofilët të varen në mes të qytetit, të kthehet dënimi me vdekje”

  1. CHRIS says:

    Po zoti Deputet, ke shume te drejte. E gjete zgjidhjen. E paske vrare mendjen gjithe naten. Te mbetet te propozosh nje projekt ligj dhe mori fund kjo pune. Ju nuk jeni as per deputet ne parlamentin e Iranit apo Arabise Saudite.
    Hajde konservatorisme i pasojave te turqizmit.
    Bile nuk dashke as BE. Ah mor g…ar prandaj nuk po ju qas akoma BE sepse shikon se ka b….nj si puna juaj ne parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje