Ilir Meta pothuajse ka rrëzuar të gjitha projektligjet e fundit të mazhorancës.
Sot ka miratuar një, atë për Eurobondin.
Por, duke pasur frikë nga reagimet e opozitarëve, të cilët e shohin si kreun e opozitës dhe kundërshtarin më të egër të Ramës, ai ka dhënë disa sqarime me anë të një letre, pse e ke miratuar këtë ligj, a thua se ka bërë ndonjë mëkat.
Meta u cilësua si tradhtar gjatë kohës së pandemisë, për qendrimet e buta ndaj Ramës, ndaj dhe tani kërkon që të mos krijojë “keqkuptime” për pozicionin e tij karshi Ramës.
Në letrën e tij, Meta shkruan se ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë me kryetaren e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Milva Ekonomi, e cila i ka vënë në dispozicion edhe dokumenta të tjera shtesë, që nuk ishin bashkangjitur në kërkesën e parë.
Ai shkruan se pasi Ekonomi i ka shpjeguar nevojën dhe urgjencën për marrjen e borxhit, duke marrë parasysh edhe situatën e krijuar nga koronavirusi dhe rishikimit të disa pikave, ndaj ka vendosur që të japë dritën jeshile.
“Është rishikuar titulli dhe neni 1 i projektligjit lidhur me çështjen e imunitetit; Është vënë në dispozicion qëndrimi dhe vlerësimi i Bankës së Shqipërisë dhe i Avokaturës së Shtetit lidhur me këtë transaksion; Është sqaruar procedura e ndjekur për përzgjedhjen e partnerëve që do të mbështesin këtë proces. Gjithashtu, jam informuar lidhur me faktin se, neni 3 i projektligjit, mbi autorizimin që i jepet ministrit të Shtetit për Rindërtimin, do të propozohet të hiqet në seancë plenare,“-sqaron Meta.
Megjithatë edhe pse ka dhënë ‘ok’, Meta ka kërkuar refletim edhe për dy pika të tjera, të cilat i konsideron shqetësuese. E para ka të bëjë me analizën e kostos dhe përfitimit të marrjes hua në tregun e brendshëm dhe se çdo transsaksion financiar duhet të paraprihet nga një analizë e gjendjes së valutës aktuale për të përcaktuar shumën e duhur të huamarrjes.
LIKE FLORIRI TANI PER MOMENTIN E KA HUMBUR SHTYLLEN KURRIZORE DHE NUK PO E KONTROLLON VETEN SE CFARE BENE. IMAGJINONI SA KARSHILLEK PO I BENE MAZHORANCES QE PROPOZOI SI KRYETAR TE KONTROLLIT TE LARTE TE SHTETIT NJE AVOKAT DHE KRIMINSLIST SIKUR NE KLSH DO TE DREJTOJE LUFTEN KUNDER KRIMINALITETIT. KY MIRATIM BIE NDESH FILLIMISHT QE NUK ESHTE NE LISTEN PREJ 38 VETAVE TE MIRATUAR ME PARE NGA VETE LIKJA DHE TE BOTUAR NE TE GTITHA GAZETAT SHQIPETARE. SE DYTI E KA MIRATUAR NE KUNDERSHTIM ME NENIN 20, GERMA “b”TE LIGJIT TE KLSH PASI NUK KA EKSPERIENCE PROFESIONALE NE FUSHEN FINANCIARE. MADJE KY KANDIDAT NUK KA MBARUAR PER FINANCE POR PER ADMINISTRIM BIZNESI QE NUK KA FARE LIDHJE ME FINANCEN MADJE E KA MBARUAR PARA 2 VITEVE. LIKJA E DI MIRE SE KUVENDI KANDIDATET E TJERE TE PROPOZUAR PRJE TIJE NUK JANE MIRATUAR NGA KUVENDI SEPSRE NUK KANE PASUR EKSPERIENCEN FINANCIARE PROFESIONALE NE FUSHEN FINANCIARE. MADJE SHIKO CFARE PRESIONI I BENE KRYETARIT NE DETYRE TE KLSH QE TE MOS NENSHTROHET.KY KRYETARI AKTUAL BERI FILLIMISHT SI BURRAT E SHTETIT QE DHA DOREHEQJEN SE KISHTE PERFUNDUAR MANDATIN 7 VJECARE POR MBETI NGUSHTE NGA LIKJA FLORIRI SE E LA INSTITUCIONIN E PAVARUR PA COBAN DHE U DETYRUAR MBAS 6 MUAJSH TE RIKTHEHET NE DETYRE. O LOKE FLORIRI MOS DEMTO INSTITUCIONET E PAVARURA O VULEHUMBUR.