Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e një tjetër ligji të qeverisë.
Në njoftimin e Institucionit të Presidentit të Republikës thuhet se “Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar me shpallje Ligjin “Për një shtesë në ligjin Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”.
Presidenti Meta mbështet këtë nismë që synon rritjen e vlerësimit të kontributit të dhënë ndër vite nga sportistët, duke u njohur të drejtën për të përfituar pension të posaçëm”.
Ligji aktual në fuqi parashikon se pension special shtetëror kanë të drejtë të përfitojnë politikanët me rezultate të dallueshme në politikë, njerëzit e shkencës, kulturës, arteve dhe ekonomisë.
Gjithashtu kanë të drejtë të përfitojnë personat që kanë vuajtur nga persekutimi politik në rrëgjimin komunist si dhe personat që kanë marrë në luftën kundër pushtuesve nazifashistë brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mbrojtjen e kufirit e ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë dhe në lëvizjen demokratike dhe që kanë merita të veçanta.
Gjithmon nel kulo e kan puntatore.
Sa mire do te ishte te miratohej nje ligj i tille:
Neni 1
“Te ulen sa me shpejt pensionet,le t’i bijen kembes ata pensioniste,te cilet kane shpetuar nga COVID-19.Me leket e kursyera prej kesaj uljeje,te kalojne per pensione suplementare sa me te medha per politikqenet”
Neni 2
Ky pension te filloje menjehere edhe pa dale ne pension,mbas dekretimit nga palopresidenti.
Miratuesi:
Palo Kuvendi i palo politikqeneve.