Kisha greke del kundër jogës, thirrje qytetarëve: Absolutisht e papajtueshme me besimin tonë, s'ka vend mes nesh

4 Qershor 2020, 17:57Rajoni TEMA

Pas izolimit në shtëpi nga koronavirusi, në shumë vende të botës u përhap praktika e jogës, tashmë tepër në modë, e këshilluar në median sociale për t’u relaksuar gjatë periudhës së pandemisë.

Por, Kisha Ortodokse në Greqi, e shqetësuar për përhapjen e disiplinës indiane, ka ndërhyrë fuqishëm mbi këtë çështje: “Joga është absolutisht e papajtueshme me besimin tonë dhe nuk ka hapësirë në jetën e të krishterëve”, afirmoi Sinodi i Shenjtë.

“Ashtë një aspekt themelor i fesë hindu, nuk është thjesht një ushtrim fizik”, saktësoi Sinodi, duke shtuar se kishte vendosur të ndërhynte pasi media të ndryshme rekomanduan jogën si një mjet për të luftuar stresin gjatë pandemisë së Covid-19.

Kisha Ortodokse, një ndër institucionet më të fuqishme në Greqi, ka një ndikim të fortë në politikë dhe në shumë aspekte të jetës sociale dhe në fillim të pandemisë ngjalli polemika, duke pretenduar se koronavirusi nuk përhapet përmes procesit të kungimit.

9 komente në “Kisha greke del kundër jogës, thirrje qytetarëve: Absolutisht e papajtueshme me besimin tonë, s’ka vend mes nesh”

  1. Eri says:

    Joga ka te beje me meditimin.Po kisha greke e theksoj greke nuk do qe njerezit te meditojne se pastaj kuptohet ashiqare qe grekizmi eshte propagande boshe.

  2. Doktor Mortja says:

    Kisha greke= serbe=ruse=isis

  3. Qisha kartolike says:

    Po laboektomine e pranon kisha? Ikni more ju pjerdhsha trute.

  4. Pedro i ri says:

    Mjekercapet me kryq jane me fanatike se Mullahet e Afganistanit.

  5. Vladimir says:

    Keta te kishes greke jane rrota kari komplet.
    Po mire e bejne, kur gjejne budallenj qe shkoj e akoma e falen te prifti grek… eshte mbushur me loqe dynjaja.

  6. Theatre and Drama says:

    hahahaha…MALLKUAR QOFTE YOGA

  7. Flm says:

    Injoranca e pushtave te manastireve te graqive tremben edhe nga ushtrimet e jogave, cfare pret nga janullat te pellasin lart e pishte. Hajde supe300 evroshe me gelbazat e letyrave bizantine anadollake.

  8. Xhaferi says:

    Yoga eshte diqka e mrekullueshme, une praktikoi qe 20 vite dhe nuk ka apsolutisht asgje me ndonje Religion

  9. V.F.L.P says:

    Per lirin e besimit Greqia dhe Irani jane njesoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje