Thatësira e vitit 2019 i kushtoi sistemit energjetik të vendit një faturë prej afro 200 milionë eurosh, ndërsa në mesataren afatgjatë Shqipëria shpenzon 100 milionë euro në vit për importe.
Studimet për dy variantet e ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës, përgjysmojnë faturën që paguhet çdo vit për importe dhe eliminon përmbytjet në zonën e Shkodrës.
Në një intervistë, administratori i Korporatës Elektroenergjetike, Benet Beci, thotë se projekti i Skavicës është i domosdoshëm për sistemin, ndërsa sqaron se projekti më rentabël është ai i Skavicës së madhe, me vlerë investimi 510 milionë euro.
“Skavica e Madhe është projekti i dukshëm më rentabël, si për sa i përket shfrytëzimit të energjisë, si për sa i përket prodhimit më të madh që vetvetiu krijon. Po ashtu edhe impaktit të madh në ruajtjen nga përmbytjet”.
Edhe pse vlera e investimit mund të duket e lartë, Beci thotë se këto shifra janë normale në sektorin energjetik. Nëse Skavica nuk do të ndërtohej, KESH sërish do të detyrohej të investonte 300 milionë euro për eliminimin e përmbytjeve nga Kaskada e Drinit.
“Nga studimet që kishim me Bankën Botërore është kërkuar që në funksion të ndryshimeve klimaterike, të shtonim kapacitetet shkarkuese të hidrocentaleve. Ishte një projekt, i cili në diskutim shkon në 300 milion euro, por me bërjen e Skavicës, ne reduktojmë shumë këtë investim në këtë moment.
Kështu që një pjesë e financimit, është gati 100 milion euro, që ne mund ta kursejmë duke ndërtuar Skavicën, e kursejmë për të ulur mundësinë e shkarkimit ose uljen e investimit për të bërë shkarkim në të”.
Interesi për të mbështetur këtë projekt me financim është shfaqur nga BERZH dhe Fondi Europian për Ballkanin Perëndimor.
“Kjo është një iniciativë e Qeverisë Shqiptare dhe Qeveria Shqiptare e ka marrë këtë projekt për ta ndërtuar vetë, nuk do të jepet me koncension. Është një projekt, i cili ka mundësinë për t’u financuar. Interesi është i të gjitha bankave”.
Aktualisht një grup ekspertësh po vlerëson se cili do të jetë varianti final i Skavicës, projekti i parë me lartësi 388 metra, prodhim vjetor 479 gigavatorë dhe kosto ndërtimi 308 milionë euro, apo Skavica B, 443 metra, prodhim prej 915 gigavat orë, por që kërkon një investim 510 milionë euro. Në fund të këtij viti projektohet të nisë ndërtimi i veprës.
Te zgjidhet varjanti qe liqeni i Skavices te beje rregullimin shumevjetor te kaskades te Drinit, qe te fuksonoje kaskada sic eshte projektuar ne fazen fillesrare, qe te mos kemi permbytje dhe nergjia elektrike te prodhohet pa humbje sepse ka rregullim prurje duke punuat te 4 H/C e kaskades me fuqi nominale.
Pse kemi kaq politikane dhe eksperte idjote,te cilet nuk dine dhe nuk permendin edhe dy fakte kryesore qe bejne te domozdoshem kete investim
1.Mundesia qe u jep Skavica hidrocentraleve ekzistiues qe me pak shpenzime te ritet mbi 30% prodhimi i tyre.
2.Me.berjen e ujembledhesit dhe mundesish qe ne Topojan.Fshatrat e vujtur ne jete te lugines se Drinit do te shndrohen ne parajsa turistike,,njesoj si Lura dhe ato te lugines se liqenit te Komanit.
Del nje IDIOT ekspert i PD dhe thote se do meret toka e bukes….Medoemos duan ta lene kete vend ne mesjete.
Se pari, vlera 510 miljon euro eshte nje vleresim i vjeter qe eshte bere 20-25 vite me pare dhe i takon variantit me dy diga te propozuara nga konsorciumi Kinglor/Tassara. Vlera e ketij projekti sot duhet te jete akoma me e larte, ndersa projekti fillestar me nje dige do te kete nje kosto qe do ti kaloje 700 miljon eurot. Problemi me kete projekt fillestar me nje dige, por me ujembledhesin me te madh qe do siguroje uje per te pakten 3 vite edhe ne nje situate kur gjate atyre viteve te mos kete reshje te mjaaftueshme, eshte me teper nje problem politik, pasi sipas atij projekti, permbyten toka edhe ne Maqedoni. Bashkepunimi pales maqedone ka qene pothuaj ne nivelin zero, pasi ato nuk kane dashur te lejojne qe Shqiperia te ndertoje Skavicen duke permbytur disa territore qe jane djerr dhe pothuajse te paperdorshme, por qe maqedonet i kane mbivleresuar qe te arrinin qe te merrnin sa me teper prefitim nga ky projekt. Sidoqofte, ne kushtet e sotme ky problem mund te kalohet, duke patur parasysh se Tirana ka shume ne dore qe te perdore faktorin e fuqishem shqiptar ne Maqedonine e Veriut. Problemi financiar mund te jete i kalueshem, por aspak i perballueshem vetem nga qeveria shqiptare. Duhet patur parasush se Shqiperia ka arritur nivele shume te larta te borxhit publik qe e kufizon mundesine per te marre kredi te tjera nga ana e shtetit, sidomos po te konsiderohet se shifra qe permend administratori i KESH-it eshte shume larg asaj shifre qe do te duhet ne realitet.
Doni tembroi Shkodren dhe te mbysni Dibren e rrejten me rrugen e Arberit per ti mbytur ne liqen se si te mbulohet gjith bregu i Drinit me uje atje do ket vetem peshk e njala se njerzit skan ku te rrin me.