Para dy muajsh, qeveria shqiptare dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë, të cilët do t’i vinin në ndihmë popullit italian, i gjendur në vështirësi për shkak të COVID 19. Të ndikuar nga kjo iniciativë, dy albanologët edhe studiuesit e njohur Matteo Mandala dhe Franceso Altimari përmes një peticioni të firmosur edhe nga 500 intelektualë vendas edhe italianë, dërguan një letër presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për t’i thënë se Europa është shumë më e madhe, edhe e gjerë se ajo që është sot, prandaj ka disa detyrime ndaj popujve të Ballkanit Perëndimor që të hap kufijtë, që të vazhdojnë procesin e integrimit. Pas kësaj thirrje, presidentja e KE-së ka ngarkuar për t’u përgjigjur në emër të saj, shefen e njësisë për Shqipërinë në drejtorinë e përgjithshme për politikat evropiane të fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit, Michela Matuella, e cila është përgjigjur me një letër zyrtare
Komisioni Europian
Drejtoria e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit
Ballkani Perëndimor
Shqipëria e Bosnja Herzegovina
Bruksel 3/06/2020
Të nderuar profesorë,
Ju falenderojmë për letrën tuaj të datës 26 prill drejtuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila më ka kërkuar që t’ju përgjigjem. Me shumë kënaqësi pritëm apelin tuaj të përzemërt për solidaritet për bashkëpunim e përforcim të procesit të integrimit europian. Shembulli i Shqipërisë të cilit ju i referoheni, tregon përsëri rëndësinë e lidhjes strategjike midis Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Angazhimi i Bashkimit Europian karshi Shqipërisë është konkret. Përgjatë viteve, e deri në krizën e fundit të pandemisë është materializuar në mbështetje të njerëzve e asistencë të vazhdueshme. Në mbështetje të qeverisë shqiptare për të minimizuar pasojat e pandemisë, Komisioni Europian ka alokuar dhe 50 milion euro të tjera. Mbështetje e tillë i adresohet strukturave shëndetësore, por dhe atyre sektorëve të ekonomisë që janë prekur më së shumti nga kriza.
Një gjest tjetër solidariteti për popullin shqiptar është konkretizuar 17 shkurtin e shkuar, në konferencën “Together for Albania – International Donors’ Conference (Së basbashku për Shqipërinë – Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve)”.
Institucioni i Komisionit Europian drejtoi organizimin e aktivitetit që siguroi shkallën globale të mbledhjes së fondeve për rindërtimin e zonave të dëmtuara prej tërmetit të nëntorit 2019. Kontributi financiar i BE ishte 115 milion euro. Kësaj shume i shtohen kontributet e shumë donatorëve bilateral ose jo, duke e çuar këtë shifër në 1.15 miliardë euro.
Siç është deklaruar së fundmi nga Presidentja von der Leyen, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor ku futet Shqipëria, i përket BE. Procesi i zgjerimit shpërblen meritën e vendeve që adaptojnë reformat e shtetit të së drejtës, të drejtat themelore dhe proceset demokratike. Komisioni Europian do të vazhdojë dialogun me Shqipërinë në lidhje me këto tema, për të mirën e qytetarëve të saj.
Përzemërsisht,
Michaela Matuella
?????????????
BE ,po shkon drejt Shpërbërjes , me Italinë gati për të dalë , me Hungarinë,Poloninë,Çekinë etj gjithashtu të gatshëm për të dalë .
Ndërkohë që ne akoma ju lëpihemi [email protected] të idiotëve Europianë që të na futin.
Jemi kaq idiotë si Shtet sa që ,s’bëjmë zë por vetëm lëpihemi si qeni ,kur Europa i Lutet Sërbisë të hyjë dhe Sërbia NUK PRANON paçka se BE ja hoqi të gjitha kushtet, madje dhe atë të njëhjes së Kosovës,, paçka se BE bëri një sy qorr për GJENOCIDIN që kreu Sërbia në Ballkan ndaj Shqiptarëve,Kroatëve,Bëshnjakëve .