Rama flet për elektronikën në zgjedhje: Për mua s'del koha, por jemi dakord ta monitorojë PD si proces. Nuk u bë teknologjia, s'duhet të dëgjojmë më gërr verr se ne e sabotuam!

4 Qershor 2020, 21:46Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste ka rënë dakort për implementimin e teknologjisë në zgjedhje, vetëm për identifikimin biometrik të votuesve në të gjithë vendin.

Kryeministri Rama e përjashtoi mundësinë e votimit dhe numërimit elektronik, duke thënë se as ODIHR nuk e ka rekomanduar një gjë të tillë.

Rama tha se koha për të implementuar teknoligjinë në zgjedhjet e 2021 është e pamjaftueshme, megjithatë Partia Socialiste ka rënë dakort, dhe kërkon që Partia Demokratike ta ndjekë si proces përmes zëvendës kryetarit të KQZ-së.

Pjesë nga deklarata e Ramës në emisionin “Opinion”:

Po t’i qëndronim strikt rekomandimeve të ODIHR nuk duhet ta diskutonim fare përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje.

Ne kemi bërë një studim për elektronikën, dhe nuk është diçka e pabëshme përsa i përket identifikimin elektronik. Votimi elektronik është i përjashtuar kategorikisht.

Në këtë rast po flasim për kërkesën e opozitës që është identifikimi elektronik. Identifikim offline, duke pasur një sistem të tillë, votimi dy herë është i pamundur.

Dhe nëse ndodh ky kapet, edhe nëse kapet, ju e dini që kemi një kod penal shumë të ashpër. Problemi me këtë është që kërkon kohë.

Unë jam pesimist që kjo realizohet në zgjedhjet e ardhshme. ODIHR nuk e inkurajon të shkosh drejt teknologjisë, dhe nëse ndodh e rekomandon të bëhet me faza.

Ndaj ne kemi qenë që këto zgjedhje të shërbejnë për të testuar elektronikën.

Koha është shumë e shkurtër, ajo që ne kemi marrë nga të gjitha analizat dhe konsultimet me kompanitë që e bëjnë, që janë të pakta në botë, që nga nënshkrimi i kontratës janë të paktën 6 muaj. Për formulën e QKZ besoj jemi dakortësuar.

Na duket e pamundur por ajo që kemi thënë është që nuk kemi asnjë problem. Kemi thënë që jemi gati të shkojmë në mbledhje me teknologji 100%, por qeveria do ta mbështesë financiarisht, por nga pikëpamja e gjithë përgatitjes së tenderit, të kontratës, është KQZ që duhet ta bëjë, dhe PD le të gjejë një person zëvendës të KQZ për ta ndjekur këtë proces që nesër mos të kemi atë avazin e vjetër jo u sabotua këtu, u sabotua aty.

Të vendosë PD një ekspert dhe një zvkryetar të KQZ që ta ndjekë këtë proces.

U bë teknologjia, malet tona më të larta, ne shkojmë me teknologjinë. Nuk u bë teknologjia, nuk duhet të dëgjojmë më gërr verr se ne e sabotuam!

1 komente në “Rama flet për elektronikën në zgjedhje: Për mua s’del koha, por jemi dakord ta monitorojë PD si proces. Nuk u bë teknologjia, s’duhet të dëgjojmë më gërr verr se ne e sabotuam!”

  1. Gërmo Tare, gërmo says:

    Ehh mo artisto që po hudhni gurë në lumë.
    Që të shkojmë ne ti nxjerrim..
    Thua se ky ishte problemi ..
    E ça të vështirë kishte këtu??
    Psw duhej të zgjatej deri këtu?
    Po jooo or artisto jo.
    Keto janë pazaret e tuat me Lul Holandezin.
    Por shpresoj të paktën të jetë vendosur që të fillohet me Ilirin dhe Saliun pastaj më vonë e ke ti rradhën me Lulin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje