"Topi është në fushën tënde", Dash Shehi: Basha do e mbyllë sot marrëveshjen për "Zgjedhoren", nuk do të zgjidhë gjë

4 Qershor 2020, 21:10Politika TEMA

Aleati i kreut demokrat Lulzim Basha, thotë se kreu i PD do ta mbyllë sot marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Duke iu referuar deklaratës së diplomates së SHBA Yuri Kim për Bashën, Dashamir Shehi tha se Basha do e mbyllë sot marrëveshjen por këto ndryshime sipas tij nuk zgjidhin gjë.

“Besoj se Basha e mbyll sot. Por unë nuk gjykoj që kjo gjë zgjidh gjë. 

Pasi të jenë bërë zgjedhjet gjykoj që Shqipëria të bëjë një reformë më të zgjeruar. 

Brenda këtij shteti që jemi reforma është e papranueshme.

Në njëfarë mënyrë këto që janë bërë vlejnë për ta ruajtur votën.

Gjykoj që ka edhe 1 mijë gjëra të tjera për tu bërë. 

Por them se diçka përmirëson”, kreu i LZHK Dash Shehi, në Abc News.

3 komente në ““Topi është në fushën tënde”, Dash Shehi: Basha do e mbyllë sot marrëveshjen për “Zgjedhoren”, nuk do të zgjidhë gjë”

  1. monika e ka nje vella kriminel says:

    Ky eshte fix per tek portokallia, shakaxhi

  2. Piro says:

    Hallall plako! 30 vjet qylaxhi, ha qofte, pi raki e lesho nonje llafe. Kedi njerezish i duhdn vendit.

  3. Kulla e Viçidolit says:

    E pse nuk e bone ti në 96 kur ishe zv/Kryeministri.
    Jo këtë që se bëre, po bëre dhunë çdo gjë.
    Dhe për të gjitha ke qenë fortë në dijeni..
    Ndryshimi është se këta janë hajduta e ju jeni grabitës, dhunues dhe vrasës.
    Prandaj janë zgjedhur këta midis dy të këqijave, si e keqja më e vogël.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje