Kryeminstri Edi Rama, në një lidhje me emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme ku ka folur për Redormën Zgjedhore, ka zbuluar dhe datën se kur do të shkojë vendi drejt zgjedhjeve parlamentare.
Rama tha gjithashtu se ka pak gjasa që identifikimi elektronik i votuesve të arrihet në zgjedhjet e ardhshme.
“Nëse do i qëndronim strikt kornizës së rekomandimeve të OSBE ne nuk duhet ta diskutonim fare përfshirjen e teknologjisë në proces.
ODIHR nuk e inkurajon dhe ka vende që e quajnë dhe antikushtetuese.Votimi elektronik është i përjashtuar kategorikisht.
Megjithatë duhet thënë se kjo është një gjë që kërkon kohë. Unë jam pesimist që bëhet në zgjedhjet e ardhshme.
ODIHR rekomandon që nëse një vend shkon drejt zgjedhjeve në orientim të tenologjisë, asnjëherë nuk duhet të shkojë menjëherë, por me faza, me projekte pilot.
Koha është shumë e shkurter. Ajo që kemi marrë nga të gjitha analizat, studimet është që në momentin e nënshkrimit të kontratës,deri në momentin e lëvrimit të produktit nëse ne e kalojmë ligjin tani, minumumi është 6 muaj dhe secila fazë kërkon kohën e vet, por midis 15 prillit dhe 15 maji do jetë data e zgjedhjeve, ndaj them jam pesimist se do arrihet”, tha Rama.
Duke i “plotesuar” dhe nje deshire kundershtarit te tij politik Lulzim Basha, per te bere zgjedhje te parakoheshme. I bie qe te behen te pakten 30 dite para kohe!