INTERVISTA/ Janis Varufakis flet për herë të parë për një medie shqiptare: Konglomeratet në Francë, Holandë e Gjermani duan të kontrollojnë biznesin në Shqipëri dhe Maqedoni

5 Qershor 2020, 17:03Rajoni TEMA

Ish-ministri grek i Financave Janis Varufakis, në një interviste ekskluzive për Euronews Albania për gazetaren Bruna Cifligu flet për krizën pas pandemisë dhe rekomandon qeveritë si të rimëkëmben ekonomikisht. Ekonomisti dhe akademiku i njohur, thotë se, Evropa jeton në një demokraci të brishtë, ndërsa në Ballkan ajo është thuajse e dështuar.

Sipas tij, kriza që po bota po kalon ndaj COVID-19 “nuk duhet parë si e ndarë nga ajo që ka ndodhur në vitin 2008”, duke theksuar se “po ndahet bota e parasë, nga bota e njerëzve të thjeshtë”.

Drejtues të organizatave të rëndësishme financiare kanë dhënë alarmin për një krizë të rëndë ekonomike edhe më e rëndë se krizat e mëparshme depresioni i 1929 apo dhe kriza financiare e 2008. Me çfarë realisht do të përballet globi?

Si fillim, unë besoj se ne nuk duhet ta mendojmë atë që po ndodh sot të shkëputur nga ajo që ndodhi në 2008. Në 2008 ishte përsëritja e krizës së 1929, për gjeneratën tonë, kur Ëall Street pësoi kolaps, dhe pas asaj Bankat Qendrore dhe qeveritë rimbushen bankat, sektorin financiar dhe biznesin e madh, por nuk krijuan investime të mjaftueshme në punën dhe jetën e shumicës.

Prandaj kur filloi pandemia e COVID-19 dhe në patëm një tjetër recesion të madh, të cilin po e përjetojmë tani, kjo e gjeti ekonominë botërore dhe evropiane në një situatë shumë të dobët, duke ndarë qartë botën e parasë nga bota e njerëzve të thjeshtë. Pra po kalojmë një recesion të madh, të cilin mund ta kalojmë, nëse qeveritë dhe Bankat Qendrore, nuk përsërisin të njëjtat gabime, për sa kohë ato investojnë fort tek njerëzit, në shëndetin publik dhe në të mirën publike dhe në punët që mbrojnë ekosistemin (green jobs) për të cilat kemi nevojë ëepër botë.

Cilët janë instrumentet kryesore për rimëkëmbjen e ekonomive? Çfarë duhet të bëjnë qeveritë?

Mund të shihni që ashtu si në 2008, së fundmi Bankat Qendrore kanë printuar shumë para, por është praktike e tyre që t’ua japin ato para, bankave tregtare, të cilat vërtetë nuk kanë kapacitetet qe t’i përcjellin ato në investime të vërteta. Kështu ajo që duhet të bëjmë që të ekuilibrojmë këtë ekuacion, është që qeveritë të koordinohen me njëra-tjetrën, për një politikë investimi, një plan investimi të gjelbër në shkallë të gjerë, për të gjithë Evropën. Patjetër, do ishte mirë për të gjithë botën, por le të fillojmë këtu nga Evropa.

Në disa nga vendet e Ballkanit, ka një dominim të theksuar të qëndrimit në pushtet të partive të mëdha tradicionale. (Siriza rrëzoi këtë dominim të dy partive të mëdha PASOK dhe Demokracia e Re në Greqi apo dhe VV në Kosovë, por që pati një jetëgjatësi të shkurtër). Përse duket i pamundur thyerja e këtij dominimi nga parti të tjera?

Sepse ne nuk jetojmë vërtetë në demokraci, por në oligarki, me zgjedhje. Dhe kur jeton në një oligarki që kontrollon bankat, mediat, bizneset e mëdha, atëherë është shumë e vështirë që demos (populli) të luajë një rol në demokracitë tona. Pra, kemi një dështim të demokracive në Evropë, veçanërisht në Ballkan dhe do të duhet shumë punë, përpjekje që demos (populli), të ketë mundësitë të rifutet në demokraci.

Një nder sfidat e Shqipërisë është integrimi në Bashkimi Evropian. Vendi ndodhet në fazën e çeljes së negociatave të cilat deri tani kanë ecur në një rrugë të gjatë, pasi qeveritë në pushtet nuk i kanë plotësuar rekomandimet e BE. Si e konsideroni qëndrimin e Athinës zyrtare në këtë proces? Sa e ka mbështetur Greqia, Shqipërinë?

Duke folur si kryetari i një partie në Parlament, mendoj se do të ishte diçka e shkëlqyer nëse Shqipëria të hynte në BE, sepse do t’i përmirësonte më tej marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Do të kishte një mënyrë me efektive të kontrollit të kufijve pa pengesat për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. Por ajo që shohim nga ana e Brukselit, nga fuqitë e mëdha në qendër të BE, janë dy standarde. Në njërën anë: premtimet për Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Shqipërinë mbi rrugën e integrimit drejt BE dhe në anën tjetër fuqitë e mëdha brenda BE që luajnë lojëra mes tyre. Dhe dua të jem shumë i hapur në këtë. Mendoj se mënyra se si e kanë vonuar procesin e integrimit së fundmi, ka shumë pak të bëjë me Shqipërinë, me Maqedoninë e Veriut, apo me çdo vend tjetër të Ballkanit, por më shumë ka të bëjë me lojërat që konglomeratet franceze, holandeze apo gjermane, po luajnë, sepse ato duan të garantohen për kontrollin që do të kenë mbi biznesin ne vendet tuaja. Jam i ndërgjegjshëm që kjo deklaratë është kontraversale, por po e bëj sepse jam i bindur që është e vërtetë.

Cili është mesazhi jua për shqiptarët si popull i Ballkanit, Evropës dhe mbarë botës?

Ne jemi përballë sfidave të përbashkëta, siç janë ndryshimet klimatike, coronavirusi, varfëria, oligarkia, diktati i pakicës kundër interesit të shumicës. Ne jemi bashkë në këtë varkë. Ne duhet të kemi solidaritet mes njerëzve tanë, në Evropë, në mënyrë që të marrim fatet në duart tona, jo në dorën time dhe tënden, por në duar të shumicës në çdo vend.

22 komente në “INTERVISTA/ Janis Varufakis flet për herë të parë për një medie shqiptare: Konglomeratet në Francë, Holandë e Gjermani duan të kontrollojnë biznesin në Shqipëri dhe Maqedoni”

  1. TT says:

    Ja dhe nje komunist me xhepat plot.Varufaqiu merr 25mije € ne ore per nje leksion ka nja 4 shtepi dhe I duket vetja si Che Gomara modern ,,si ky ka plot populista ne Europe…po te pakten nuk ka ndjenja antishqiptare…me Mbiemer Varuf nuk me duket dhe shume Grek sado faqis te kete.

    1. Who says:

      Mire qe se ke idene e populizmit cfare eshte… por je kallëp në paragjykim… lexoje njeher cfare thote… vrije pak neuronin dhe gjej te vertetat aty or tunxh.

    2. Titi says:

      Me mire koloni e Frances,Gjermanis dhe Hollandes se sa e arrixhive neogrek!

      1. Koli says:

        Duhet te jemi vend sovran se po u bere koloni e Frances Gjermanise e Hollandes je ne nivelin e Burundit.Kurse neogrekistat nuk kane cfare na bejne se u dhame shtet e burra shteti.

    3. Flm says:

      Dy botkuptime te ndryshme …
      ###
      Nga njera ane Janis Varufaqis, profesor ekonomie dhe akademik, njeri me bote te gjere, pa komplekse, revolucionar, pa kompromise, mentalitet nderkombetar, tolerant, i pa koruptuar, pacifist …
      ###
      Dhe nga ana tjeter MIZERJA e Shqpove (qe duket nga komentet e tyre) …, vetem shajne, bejne te zgjuarin, kompleksik, budallo-“patriotaqa”, barkthar, te ndrydhur, te pa bese, haramseza, skutha, spiuna, …

      1. Titi says:

        Si mund te rrespektohet nje idiot si puna juaj!? Respekti fitohet me rrespekt dhe jo me pretendime si beni ju arrixhite e Pontit.

        1. Flm says:

          Ta kame dhier respektin, debil ….
          Respekto te vertetat e c’do komenti, te cilat duken qarte ne komentet armiqesore ndaj nje njeriu miqesor ndaj Shqiptarve (e verteturar prej vitesh)

          1. Titi says:

            Miqesia e neogrekeve eshte si ajo e “akrepit dhe bretkoses”! Me mire skllav i pronarit se skllav i skllavit!

          2. Titi says:

            Qenkemi ne rregull po qe mik i shqiptareve si puna jote!

          3. Titi says:

            Te vetim hall qe kane “miqte” neogrek dhe serb se me europianizimin e Ballkanit Perendimor perfundojne pretendimet territorjale.

          4. Sandri says:

            Te dhjevsha ty dhe kete palacon tend revolucjonar, o coban i zgjebosur. U bere ti ore Kollotripidhi ptuuuu, mut muti.

      2. Eri says:

        Per Varufakisin kemi respekt pjesa me e madhe e shqiptareve.Janullatosi eshte nje zgjebe.

      3. Genti S says:

        mos fol mo se prish! bukur sakte dhe pa gabime

  2. Revizori says:

    Demek duhet te na e thote Varikakis se pse deshtoi Vetevendosja ne Kosovë dhe Syriza ne Greqi?
    Vetevendosja deshtoi sepse Albin Kurti na tregoi menyren me te mire se si nuk behet politike. Nje njeri qe i hap gropen vetes, duke prishur koalicionin e qeverisë se tij nuk eshte politikan. Nuk ka rendesi se sa i ndershem eshte Albin Kurti. Mund te jete njeriu me i ndershem ne bote. Kjo nuk e pengoi te bente gabim mbas gabimi. Pra u tregua idiot. Besoj ju kujtohet humori i Fadil Hases me Zenunin qe kishte bere dy “kalamoj” ne Itali. “Ndershmeria virtyt i budallenjve”.
    Ndersa Syriza nuk deshtoi. Ajo vuajti pasojat e krizes dhe mori koston e politikave shternguese perbte kaluar krizën. Perballoi betejen ekonomike me te veshtire per Greqinë, gropen ku e kishin futur Dy partitë e medha. Por populli grek u tregua i papjekur politikisht dhe ta pre e propagandes. Natyrisht qe kur prek fundin, “the only way is up”, thone anglezet. Pra Greqia do bente vetem lart. Votuesit greke nuk i dhane mundesine Syrizes te gezonte frutet e politikes shpetimtare qe nxori Greqinë nga kriza.
    U treguan si kalamaj, “e dua lodren, por e dua sot, nuk pres dot deri neser.”
    Ndersa Varikakis na tregon perralla me imperializem dhe oligarki.
    Se si eshte Kapitalizmi, kete e ka thene Marksi ne shekullin e 19-te. Kjo dihet. Ajo qe u vertetua ishte se socializmi dhe diktatura e proletariatit nuk ishin zgjidhja. Dhe cila eshte zgjidhja, nuk ka mbetur te na e tregoje Varikakis.
    Por Greqia nuk do kete qeverisje me te mire nga Syriza per shume kohe.
    Ndersa Kosova shpetoi nga nje anarkisto-marksisto-islamik dhe do vazhdoje ne rrugen e duhur. Jo se Abdullah Hoti dhe Isa Mustafa Jane kush e di se çfare, por te pakten bejne si u thone.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Revizori në lidhje me syriza-n u pozicionove drejt ndërsa unë do të shtoja se syriza humbi zgjedhjet e vjetshme për faktin e vetëm se pranoi emrin Maqedonia e veriut gjë që nuk u pëlqye aspak nga populli grek i ushqyer me gënjeshtra shekullore..sa për Albinin mendoj se ke mendim të gabuar pra ti quan normale dikë që erdhi në pushtet dhe do thotë ‘yes man’ pra ti këtë person e quan politikan e quan ok. .e quan ‘kristian mëndjehapur’ etj. ..ndërsa Albini apo Ramushi janë ‘islamistë’, ‘kokëtrash’ etj..mund ti vije shumë epitete Albinit por ‘islamist’ nuk mendoj se është. .ti ke mendimin tënd por varet se nga çpozicion e sheh figurën e Albinit apo të Ramushit. .i lidha të dy këta ish kryeministrat e fundit të Kosovës për faktin sepse këta u rrëzuan nga i njëjti shkak. .pra nga mosgjunjëzimi total kundrejt Amerikës..këta sigurisht që nuk janë antiamerikane por u munduan ti japin reputacion Kosovës gjë që nuk i pëlqeu Amerikës e cila ka plane dhe pazare në kurriz të Kosovës, na pëlqen apo jo ky është realiteti. .këta dy ish kryeministra vunë në rrezik karrierën e tyre për t’i shërbyer sa më mirë vendit të tyre ndërsa ti si pa të keq i vure shumë lehtë vulën e ‘anarkisto -islamikut. .unë mendoj se këta të dy ish kryeministra jo vetëm nuk kishin asnjëlloj mbështetje nga shqipëria në momentet e vështira që kalon Kosova por edi rama paturpësisht zgjodhi anën e vuçiçit. .platforma tradhëtare e edi ramës po jep frytet. .nuk përçau vetëm kryeministrat e të dy vendeve tona por po na ndan si dy popuj të ndryshëm. .me pak fjalë dua të theksoj se një pjesë e replikuesve nuk i shikoni gjërat në një prizëm të gjerë por i shikoni sipas interesit partiak. .militant i edit. .tjetri është kokëtrash, anarkist, sunit,nuk di. .Kosova ka 20 vjet që mundohet të bëj shtet dhe Shqipëria është si e hipnotizuar dhe e paaftë për ta ndihmuar ose më saktë shqipëria ja vështirëson gjërat Kosovës në vënd që të ishte në krah të saj për çdo problem. .nejse është normale që gjithkush ka mendimin e tij sepse edhe unë mendoj se tradhëtia e madhe është ajo e edi ramës dhe jo e Albinit megjithatë koha do të tregojë se kush është njëri dhe kush tjetri. .

      1. Sllavo Mongolian Komunist Rilindje says:

        Thjesht..Qarte..Korrekt

    2. Llambi Lloci says:

      Siriza eshte varianti grek i vetvendosjes ,komuniste radikale qe erdhen ne pushtet duke shfrytezuar krizen e 2008 dhe iku me bishtin ne shale se nuk mbajti asnje nga premtimet paraelektorale ndoqi nje politike aventurore karshi bashkimit europian dhe mori e zgjedhje ndeshkimin e popullit .Komuniste qe ndertojne kapitalizmin vetem te keqia isjellin vendit ku qeverisin

  3. Kuq e Kuq says:

    Pordha me rigon. Tani u kujtu ky, internacionalisti, te konsideroje Shqiperine. Dhe me ça … me me friken nga “konglomeratet e medha”. Po ne ku ti gjejme ato oune. Nuk e ka haberin ç’behet ne Shqiperi. Perdor gjuhen e frikes qe perdoret ne Angli dhe Gjermani. Kaq di ky per ne. Shoket e ketij ne rajon jane Serbet. … internacionalisti.

    Hera e pare qe jep interviste per Shqiperine.

  4. GB says:

    Sa per dijeni , ky zoteri jep mesim ne universitetet me te shtrenjta ne angli dhe usa dhe eshte nder me te paguarit

  5. Bobi says:

    Zoteria per politikanet nuk ia ka haberin, ama per economists dhe per feministe eshte njeshe.

  6. Skenderbeu says:

    Varufaqis eshte arvanitas dhe mbiemrin e ka shqip Faqe-varur ose Ju var faqet ose Varu- faqet sikur thuhet Varu-koqet Pse Varu-Ka.in.

  7. Genti S says:

    super super interviste bravo euro news dhe bruna cifligu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje