Rama merr në mbrojtje Bashën, Bardhi e sulmon: Të rrisë dozën e qetësuesve, se u tërhoq me bisht ndër shalë

6 Qershor 2020, 17:45Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nuk ishte dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me Lulzim Bashën ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë.

“Jo, sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete, pas djegies së kohës, mandateve, bashkive, është një rikthim në realitet”, shkroi Rama në Twitter.

Bardhi theksoi: “Edi Rama bën mirë të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin pas tërheqjes me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore.

Frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten!

Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-s, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-s. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA”.

“PD dhe Opozita e Bashkuar nuk tërhiqet asnjë hap nga presioni dhe kurthet e Edi Ramës. Mbrëmë i çmontuam kapjen e konisoneve zgjedhore. Bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë”, shtoi Bardhi.

9 komente në “Rama merr në mbrojtje Bashën, Bardhi e sulmon: Të rrisë dozën e qetësuesve, se u tërhoq me bisht ndër shalë”

  1. Joni says:

    Me votimin me identifikim elektronik te kartave PD del parti e 5.te. Keta qafira kane krijuar imazhin e nje partie te madhe kur nuk jane vecse nje bande e paguar cubash. Habitem si pranuan identifikimin elektronik i cili nuk te lejon te votosh me dokumenta fallco por vetem me dokument te identifikueshem nga makina.

    1. vang says:

      PO rri o Bardhi,ste pushon goja me brockullat qe thua,PERPARA i keni votimet,fitojini keni 3 vjet qe lat nam me molotove dhe jeni ne vend numuro.Tani na thua se Rama jo po iku me bisht nen shale ete tjera ,kot,llafe kot.,Mbylle bucen me Bildin se ju jeni Bildi o budallenje e shekullit me gjithe kontenieret e ”endrrave”se do e derrmonit qeverine. Hajvane te BABALEVE DHE KONTENIEREVE.TE peshtire,te ulet,maskarenj.Dhe te gjitha keto ne kurriz te Shqiperise.

  2. Keli says:

    Keta nuk dine as vete cfare te kerkojne. Kerkojne nje pretekst te bejne rremuje. E dine dhe vete se kush jane dhe sa elektorat kane.

  3. shqip says:

    Je pervers dhe nuk rri dot pa thënë gjëra të kota. Po kur i përsërit si papagall , me siguri që u neveritesh edhe demokratëve.

  4. SHKELZENI says:

    UUAAAA BARDHA QENKA BERE AGRESIVE PO.
    NGADALE MOJ BARDHA
    PER TE KUPTUAR LOJEN E RAMES DUHET TE KESHE NIVELE DUHET TE JESHE LOJTARE POKERI
    NJE PJESE E REFORMES U FIRMOSE PER ATE PJESE QE P.D ISHTE KUNDER DO REALIZOHET NGA OPOZITA PARLAMENTARE DHE U BE CFARE RAMA DONTE .
    TE RONI VETE MOJ BARDHA SE P.D KA VDEKUR KA VITE VITE

  5. Racional says:

    Bardhi Rama-Luli e filluan lojen! Rama qartazi e mbrojti Bashen. Ka kohe qe e quan artist. Thashethemet se PS mund te qeverise me PD per hir te integrimit, perfliten tash kudo.
    Nderhyrja jote eshte out.
    Se ka nje pyetje, po sikur Rama te “ndihmoj” Bashen Listat?
    Se Rama s’besoj se mund te Qeverise Salianje Babalen, me Strazo kaubonsin, me Ed Paloken pijetarin, me Mul Noken, Nard Ndoken, Sala s’do pranoj, me Faten Mehdi, ndoshte edhe me Ankeled, e ca te tjere.
    Or Bardh, Deri tani je me rregull. Rri or qyq se po te heqin nga Lista si Ristani.

  6. Baftjari says:

    Ju keni shku per lesh,gje qe e dini dhe vete shume mire,po mos filloni te krijoni alibi kur tr fillojne zgjedhjet

  7. IKNI PIRDHUNI SE NA E SHPIFËT .? says:

    ORE TË DHJERË E TË PËRMJERË.
    JU VRAFTË PERËNDIA !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje