“Babai polic serb”, reagon Vjosa Osmani: Shpifje e atyre që e kthyen Kosovën në varësi të Beogradit, do ndërmarrim masa ligjore

7 Qershor 2020, 21:58Rajoni TEMA

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgënjeshtruar lajmin, se njëri nga dy personat e veshur me uniformën e policisë serbe në foton që ka qarkulluar në media, është babai i saj. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Osmani është shprehur se kjo është një shpifje e atyre që kthyen Kosovën në varësi të Beogradit.

Ajo vijon më tej, duke thënë se babai i saj është ndër shqiptarët e parë që është larguar me dhunë nga puna nga regjimi serb, pasi ka folur për Kosovën Republikë publikisht. Më tej Osmani paralajmëron se do të marrë masa ligjore ndaj portaleve që publikuan lajmin.

Postimi i plotë:

Një numër i madh shpifjesh, ashtu edhe siç pritej, po publikohen e shpërndahen këto ditë, por kur ato kalojnë çdo kufi dhe tentojnë të cenojnë integritetin familjar, atëherë duhet edhe të reagohet edhe të denoncohen shpifësit e të ndjeken rrugët ligjore.

Përkrahësit e tregtarëve të kufijve paskan gjetë një fotografi të dy policëve serbë dhe pa fije turpi gënjejnë se njëri nga ta në foto është babai im Raif Osmani. 

Natyrisht që në atë foto nuk është babai im e natyrisht që edhe gënjeshtra se ai ka punuar për serbët është shpifje e radhës e atyre që sot e kthyen Kosovën në varësi të Beogradit.

 Për fatin e keq të vendit tonë, shpifjeve të tilla u shërbejnë edhe disa pseudo-portale të shndërruara të mjete propagandistike të tregtarëve të kufijve. 

E edhe më fatkeqe është kur shoh disa që e quajnë veten aktivistë të LDK-së tek shpërndajnë shpifje të tilla teksa harrojnë që po këta që po i montojnë këto gënjeshtra sot, dje nga hotele të Shqipërisë përgatisnin komunikata e shpallnin tradhtarë veprimtarët më të mirë të LDK-së. 

Babai im është larguar nga puna më 15 mars të vitit 1989 duke u bërë kështu ndër shqiptarët e parë që largohen dhunshëm nga puna nga regjimi serb, pikërisht pse ka besuar dhe ka folur publikisht për Kosovën Republikë. 

Ai në fillim të viteve të 90-ta i është bashkuar përpjekjeve të para të Presidentit Rugova për të ndërtuar shtyllat e mbrojtjes për rajonin e Mitrovicës (në sistemin paralel) dhe për këto përpjekje është burgosur dhe ka përjetuar tortura çnjerëzore në burgjet serbe. 

Për këtë, dëshmitarë janë qytetarët e Mitrovicës, organizatat e të drejtave të njeriut si dhe aktivistët e LDK-së të asaj kohe. Por, shpifësit e këtyre ditëve po dëshirojnë ta barazojnë sistemin jugosllav me atë të ndërtuar nga Presidenti Rugova. 

Të bësh një barazim të tillë duke u shërbyer me montime e fotografi të policëve serbë dhe të tentosh të denigrosh dikë që ka punuar për Kosovën shtet të pavarur e sovran që nga viti 1989, është e pafalshme dhe joetike. 

Prandaj edhe familja ime do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore ndaj portaleve që po i shkruajnë këto shpifje e montime si dhe ndaj individëve shpifës që po i shpërndajnë ato.

7 komente në ““Babai polic serb”, reagon Vjosa Osmani: Shpifje e atyre që e kthyen Kosovën në varësi të Beogradit, do ndërmarrim masa ligjore”

  1. Lush berbali says:

    Edhe nese do te ishte ,natyrisht nuk do te perbente problem.
    Edhe shqiptaret do te punonin diku.
    Dhe nuk ishin police serbe,por anetare te ministrise se brendshme te RFJ.
    A kishte vend pune tjeter ne ate periudhe ,perveçse ne shtet ?Nuk sillet njeriu sot ,njesoj si ne komunizem,t’i kontrollojme biografine e te afermeve.
    Te gjithe komuniste kane qene dikur….

  2. loku says:

    Se mos eshte kjo e vetmja,….. Ka plot Kosovare si ne atministrate dhe sidomos ne medja qe jane UDBash….. Ka plot shembuj dhe plani paresor i tyre eshte te percajne kombin Shqipetar dhe ketu mostrat dalin shume qarte si ne mrdjat e Kosoves ashtu dhe ne Maqedinine e Veriut……. Ka plot Berat Buzhala, Kim Memet e kompani.

  3. Fatosi-kosove says:

    Po lush berballi,
    ashtu eshte veq se ne ate kohe police apo punetor shteti siq thua ti nuk beheshe dot pa qene i pershtatshem, oa qene komunist dhe i besuar i serbise,pa patur priva qe ke sherbyer ne ruajtjen e serbosllavise duke zbuluar terrorist siq n’a quante ate kohe serbia dhe shteti ku ka sherbyer baba i vjosa osmankes, kurse ata qe nuk i plitesonin kushtet per te qene polic ishin ne burgjet serbe i dashur barballi, e sa djem e vajza jane torturuar i nderuar nga qifti polic i babes se vjosa osmankes nuk harrohet kurre dhe patriotizmi i nderuar nuk eshte si puna e haxhillakut si luta osmanka e disa tjere qe vetquhen patriot se Kane shkuar ne meke dhe keshtu duke hyre ne LDK ju falen te gjitha poshtersite,vetem shqiptaret dijne te bejne kso marrina sa qe jane ne gjendje qe per tu ber i mire me qiqa llazen shajne dhe njillosin nanen shqiptare qe i ka lindur.

  4. ashtu kot! says:

    Eshte nje koicidence e rralle qe babai i Vjoses ka qene ne burg ne Serbi dhe ka dae i gjalle nga ai burg. Duke i bashkuar edhe koicidencen qe edhe Kurti ka qene ne burgun Serb dhe po ashtu ai ka dale i gjalle prej andej, na behen dy koicidenca te rralla qe nuk ane fare lidhje me miqesine midis Vjoses dhe Kurtit.
    Thone se asnje nuk dilte i gjalle nga ato burgje po qe se nuk haje “hallven” serbe.
    Une nuk mund te them se Vjosa mban pergjegjesi per te jatin. Bile une nuk jam i sigurte se ne se Kurti duhet te mbaje pergjegjesi per vete qe hengei “hallven” serbe. Koicidenca e madhe qendron se eshte probabilitet i rralle qe rastesisht dy persona te lidhur direct apo indirect e burgun serb, te drejtojne Kosoven ne te njejten periudhe. Vjosa, bile e mahnitur nga Kurt burgaxhiu, tradhetoi dhe partine e saj per te ndihmuar Kurtin, ne platformen e reciprocitetit qe ishte ndihmesa me e madhe e te gjitha koherave per Serbin te rikuperohej nga pergjegjesia per veprimtarine e tij armiqesore ndaj Kosoves.
    Ne te tere kete thashemnaje spiunesh, mua me mahnit bukuria e rralle e flokeve te dredhur te Kurtit dhe Vjoses. Vjoses nuk i mbetet shume per te bere ne te arthmen. Ajo do kete plote kohe te krehi floket e saj kacurela ne kohen qe Albini do djege Kosoven me benzinen serbe. Kjo nuk ka asnje lidhje me burgun Serb, por thjeshte eshte instikt i njerzeve me floke kacurel kacurrel.

  5. Lush berbali says:

    Krejt dakord me ty i dashur Fatosi kosove…per te tana ça thu ti.
    Vetem se askush nuk duhet te akuzohet per bemat e dikujt tjeter.
    Gjithkush ne jete pergjigjet personalisht para popullit e para zotit.
    Nga bemat tona njerezit do te na mbajne mend per mire ose per keq.
    Nese Osmanka ka gabuar ke per te pare qe shume shpejt do te shkarkohet.
    Po ,nese e shkarkojme vetem per punen e babait te saj ,i bie qe ne ne Shqiperi te shkarkojme krejt parlamentin per lidhjet e baballareve te tyre me fashizmin,nazizmin,UDB siç thua ti.
    Por,ne shqiptaret e kemi provuar luften e klasave vetem per shkak te biografise.
    Te gjithe kemi nje bindje te caktuar,nje kombesi te caktuar,nje fe te caktuar.
    E kjo eshte personale.
    Nese keto i perdor ne dem te Atdheut ,atehere duhet te denohem.
    Ndryshe konsiderohen sulme personale.
    Nisur nga mediat edhe Albini po konsiderohet i shitur tek Udb.Edhe Thaçi hajn,edhe Ramushi tradhetar.
    Jemi pak per kesi etiketimesh ,apo jo ?
    Duhet ta çlirojme shpirtin nga urrejtja per tu bere bashke e ecur perpara drejt endrres ku te paret tane e lane.

  6. demokrati says:

    Ca pjell macja, minj do haje. Dhe osmanllesha vajti ne fis. Sado u munduan injorantet e Tiranes ta paraqinsin osmanlleshen si fytyren e re dhe shprse te Kosoves, helmi antishqiptar i injektuar i hengri koken. Dashuri ne kohe kolere mund te shpjegohet simbioza kurt-osman, nje antiamerikan dhe nje antishqiptar.

  7. Fatosi-kosove says:

    I nderuar Kush,
    Gati gati nga te rrallet qe ndaje te njejtin mendim me ty (ju), e kam perjetuar luften e klasave dhe medhemb shpirti pse kemi edhe sot, e kam jetuar nje kohe te mire edhe ne shqiperi dhe mendoj se e njof shume situaten edhe atje,dua vetem t akujtoj i nderuar se ne ne kosove e kemi paguar shtrejte endrren e te qenit te bashkuar,kemi mbi 200 000 kosovar qe kane kaluar neper duar te ketyre policeve shqipfoles qe i Kane sherbyer serbise me fanatizem, me beso i nderuar se ka te atille se edhe sot vajtojne per ate kohe, neve qe ishim familjar te te denuarve n shanin e perbuznin me urrjtje duke na thane shkoni ne shqiperi se Enveri ju mbrone,apo kur ishte koha per te studjuar mjekesi apo akademine ushtarake ne si irredentist nuk kishte shanse te praniheshim kurse femijet e babait te osmankes e kishin te rezevuar,kji eshte ajo pse une kam reaguar dhe nuk e pranoj kurre, pra Thaqi per osmanken tradhetar kurse bbai i saj ne sherim te serbise patriot nuk shkon i nderuar siq nuk mund te jeté dule greku me shqiptar se Edi Rama apo fazlliq shkau kshilltar spécial per siguri kombetare i sali berishes,ateher ku do shkojme ne shqiptaret, mendon ti se greku,serbi dhe sherbetoret e tyre e duan shqiperine dhe kosoven le shume se ata qe Kane luftuar per lirine dhe pavaresine e kosoves?!
    Une JO per vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje