Hiqet TVSH-ja për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë

8 Qershor 2020, 20:17Ekonomia TEMA

Pas marrjes së vendimit për heqjen e tatimit mbi fitimin për biznesin me xhiro deri në 14 milionë Lekë, qeveria pritet të miratojë edhe një vendim tjetër i cili do t’i hapë rrugë ndryshimeve të ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Burime kofidenciale bëjnë me dije se ekspertët e grupit të punës për Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike, kanë finalizuar një draft i cili do të heqë TVSH-në për të gjithë bizneset me xhiro nga 0 deri në 14 milionë Lekë në vit.

Kjo kategori biznesesh ka numrin më të madh të ndërmarrjeve në Shqipëri, dhe pritet që për këtë grup të hiqet taksa mbi vlerën e shtuar prej 20%.

I vetmi diskutim i mbetur në këtë variant është nëse do të ketë heqje tërësisht të TVSH-së, që bizneset të mos jenë të kësaj përgjegjësie tatimore, apo ata të jenë në sistemin e TVSH-së dhe të marrin në fund të vitit rimbursimin për taksën e paguar.

Brenda grupit të punës ka dy qëndrime të ndara për këtë çështje, të cilta lidhen dhe me mundësinë e krijimit të hapësirave për evazion fiskal.

Pritet që nga kjo nismë e cila do të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar të përfitojnë 32.509 biznese. Taksa njësoj si tatimi mbi fitimin, do të hiqet deri në fund të vitit 2029, si pjesë e planit të rimëkëmbjes së ekonomisë pas krizës që shkaktoi Covid-19.

Heqja e tatim – fitimit do të lehtësojë kategorinë e biznesit nga 5 deri në 14 milionë Lekë xhiro, të cilët paguajnë 5% taksë çdo vit, ndërsa ata me xhiro 0 deri në 5 milionë e kanë ngarkesën tatimore 0.

1 komente në “Hiqet TVSH-ja për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë”

  1. ABC KORCA says:

    Heqia e TVSH-se,ose minimizim i saj…..eshte nje nder gjerat me kuptimplota dhe mund te quhet me gojeplot Veper Kombetare.
    Qe ketej e tutje…kush nuk pret kupon….10 vjet burg dhe kofiskim i cdolloj pasurie qe ka familja e tij( gruaja,femijet)
    Shpresoj te realizohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje