Kina na dha COVID-in, është koha t’i marrim biznesin!

4 Qershor 2020, 19:08Ekonomia TEMA
Kina na dha COVID-in, është koha t’i marrim biznesin!

Nga Belind Këlliçi

Pandemia COVID-19 ka patur një ndikim serioz në ekonominë e Shqiperisë, si dhe atë të rajonit. Faktet, jo aludimet, qartazi tregojnë që qeveria e Shqipërisë e ka përdorur këtë krizë për të shkatërruar simbole historike dhe kulturore, për të ushtruar dhunë policore mbi protestues paqësorë dhe për të dhënë miliona Euro në tendera dhe koncesione të dyshimta, duke e thelluar gropën proverbiale në ekonominë tonë të brishtë dhe demokracinë e kërcënuar në nivele që zor se do të rikuperohen në 20 vitet në vijim. 

Albert Ajnshtajn ka thënë se: “në mesin e cdo krize, qëndrojnë mundesi të mëdha”.  Ata që janë të vëmendshëm, i kanë parë shenjat e pamohueshme që investime kapitale të konsiderueshme po largohen nga Kina. është një fenomen tepër i fuqishëm dhe i thjeshtë për tu kuptuar, një numer i madh biznesesh që më parë e vlerësonin krahun e lirë të punës që ofronte Kina si prioritetin kryesor per modelin e tyre përkatës të biznesit, tani duan ti largojnë bizneset e tyre nga Kina. Japonia ka vënë në dispozicion 2.2 miliardë dollarë për të mbështetur bizneset japoneze që duan të largohen nga Kina. 

COVID-19 gjithashtu ka bërë bizneset Europiane të rikonsiderojnë sigurinë e zinxhirit prodhues për produktet e tyre. Arsyet për këtë distancim nga Kina janë të shumta, përfshirë këtu mungesën e qëndrueshmërisë dhe sigurisë në klimen e biznesit që Kina ofron dhe tensionet e larta mes Kinës dhe demokracive perëndimore të krijuara nga, mes të tjerave, refuzimi i Kinës për të qënë transparente në lidhje me gjenezën e COVID-19 dhe dhuna brutale që po përdoret për të shuar protestat ne Hong Kong. 

Nuk ka nevojë për shumë mendim që të kuptojmë se cila është mundësia e ofruar në këtë krizë. Shqipëria është tërheqëse nga ana gjeografike, me aksese të shumta në rajon nëpërmjet detit dhe tokës. Shumica e krahut të punës në Shqipëri është në moshë të re, flet më shumë se një gjuhë, është e arsimuar dhe fatkeqësisht e papunësuar.  Ky krah pune është i gatshëm të plotësojë cdo nevojë, duke filluar nga prodhimi i thjeshtë i materialeve bazike dhe duke mbaruar tek kodimi i programeve komplekse kompjuterike mbi të cilat kompanitë në botë ndërtojnë gjithë aktivitetin e tyre tregtar. Dhe për ta bërë edhe më të prekshme këtë mundësi, cmimi që kompanitë e huaja duhet të paguajnë për të punësuar këtë krah pune është shumë tërheqës, vecanërisht kur merret në konsideratë cilësia e produktit të prodhuar. Ka ngelur vetëm një pyetje e thjeshtë, KU ESHTE QEVERIA?

Përse qeveria shqiptare nuk krijon një paketë fiskale që ofron incentiva për kompanitë që kanë interes ti lëvizin qendrat e tyre operacionale nga brigjet e Kinës, ne brigjet e Adriatikut? Përse qeveria shqiptare nuk i ofron këtyre kompanive incentiva që përfshijnë përjashtimin nga taksimi i dividendit për 20 vjet, TVSH më të ulët në rajon (dhe bërjen zero të TVSH për ato kompani që vinë këtu nga Kina dhe operojnë në sektorë strategjikë për Shqipërinë), dhënien e teëdrejtes se perdorimit pa qera te godinave dhe tokave qe sot rrine te paperdorura ne Shqiperi dhe presin per politikanin dhe/ose gangsterin e rradhes ti quaje te tijat? Perse nuk ka bere qeveria shqiptare nje liste te gjithe bizneseve perendimore qe operojne ne Kine dhe qe do ishin te pershtatshem per te operuar nga Shqiperia dhe ti pyese keto biznese nje nga nje se cfare do te ishin nevojat e tyre ne menyre qe levizja e tyre ne Shqiperi te kthehej ne realitet? 

Perse qeveria shqiptare nuk ben detyren e saj themelore, garantimin e te ardhmes per rinine e ketij vendi? Perse agjencite per promovimin e investimeve ne Shqiperi nuk jane duke punuar krah ne krah me biznese qe duan te levizin nga Kina dhe ti terheqin per te ardhur ne Shqiperi? Perse qeveria shqiptare nuk ka krijuar nje plan strategjik per te cliruar bllokimet konstante ne transportin ajror, detar dhe tokesor ne menyre qe te lehtesoje logjistiken operacionale per transport dhe te terheqe investime? Perse qeveria shqiptare as nuk e ka menduar lehtesimin, pershpejtimin dhe transparencen e procedurave doganore, vecanerisht per investitoret e huaj?

Pergjigjet jane te ndryshme dhe fatkeqesisht, ne varesi te interesave te atij/asaj qe po pergjigjet. Sidoqofte, faktet jane krijesa kokeforte qe nuk fshihen e nuk manipulohen kollaj nga i vetmi grupim funksional i kesaj qeverie te deshtuar, makina Orëelliane e propogandes qe ka si specialitet Gjuhen e Dyfishte. Populli shqiptar eshte ngopur me konceptet e “e keqja” eshte “e mire”, “te ndjekesh” eshte “te udheheqesh”, “bindja” eshte “liri”, “injoranca” eshte “dituri”. Shqiptaret meritojne shume here me shume se cfare i ka ofruar kjo qeveri! 

Ne cdo krize ka nje mundesi. Nuk ka asnje dyshim qe bota eshte ne krize. Nuk ka asnje dyshim qe Kina eshte ne krize. Shqiperia nuk e perballon dot me te vazhdoje krizen 7-vjecare te nje qeverie pa drejtues, te mbushur me korrupsion dhe me kostume bosh qe e perdorin pushtetin vetem per te vjedhur, genjyer dhe mashtruar. Ka ardhur koha qe Shqiperia ti hape dyert biznesit dhe sipermarrjes private dhe per te treguar seriozitetin e saj ne kete hapje, te krijoje nje pakete incentivash qe i thote botes perendimore qe Shqiperia do qe te permiresoje nivelin e saj dhe qe kete gje do qe ta beje krah ne krah me bizneset dhe sipermarrjet perendimore. 

Fjalet jane te lira! Te ndenjurit pa bere asgje eshte teper e shtrenjte!

5 komente në “Kina na dha COVID-in, është koha t’i marrim biznesin!”

  1. Ujku Plak says:

    Shko mo rrk, ku ke ne Shqiperi njerez te Kualifikuar qe te punoin ne kompani Perendimore, ata para 90 po, por keta te sotmit me dhjete Diploma ne xhep dhe aftesia 0. U shkaterrua sistemi Arsimor, Drejtesia, Prona nuk shkoi tek i zoti etj e bene Shqiperin vende te pa shpres dhe te frikshem per Investoren. .

  2. timo says:

    O Këlliç, pret kot. Nuk i këputen bolet dashit.

  3. Olimpia says:

    Hajde idiot hajde,Shqiperia ti marre bizneset Kines…???? Keta tipa jane e ,,ardhmja,,,Ky nuk ka idene se perballe Kines ,natyrisht ne konkurence ekonomike dhe teknologjike shkencore jane vetem SHBA dhe BE,….Nderkohe ky kerkon te ,,sfidoje,, Kinen,Merkel dje foli perseri me Xi ,natyrisht ne emer te BE.Dhe eshte e treta here qe bashkebisedon ne kohen e pandemise dhe e ka vizituar 11 here Kinen…Ne duhet te bejme te kunderten e atyre qe thote ky idioti.Do te mjaftonte Shenzhen per te investuar nje numer industrish hi-tech per ringritjen industriale duke rritur vleren e produkteve,nivelin profesional dhe punesimin.Ne nuk mund te bejme lufte me asnje,ne duhet te jemi pragmatike si Greqia,Mali i Zi,Macedonia,Serbia Hungaria ,Sllovakia etj .Di gje ti o Kellic se si funksionon bota moderne…..!!!!!!

  4. Belind Këlliçi duhet te pyesi me “stil” babain e Tij se, nga vjen familja e fisi Këlliçi dhe lidhjet e ngushta me rregjimin 45-vjecar te PPSH dhe sidomos disa nga familja e fisi Këlliçi me DOSJE ne Zyrat e Sigurimit te Shtetit. Kaq per momentin, sepse ka shume materiale per babain e ketij Belind Këlliçi dhe sidomos per xhaxhain e Tij, ish-Mjekun Prof/Dr. Adnan Këlliçi (qe ka vdekur para 15 viteve), qe ka qene shoku me i ngushte i Sekretarit te PPSH ne Spitalin Qendror te Tiranes, Sali Berishes, dhe cfare kane bere nen te qenit Komuniste e ne poste me Mjeket dhe Studentet e viteve 80. Edhe sot ne Spitalin Qendror te Tiranes (QSUT “Nene Tereza”) ka akoma Mjeke qe te flasin jo pak per bemat deri dhe kriminale te Sali Berishes dhe servilit te Saliut, ish Prof/Dr. Adnan Këlliçi, se si ky i fundit kishte mbeshtetje absolute nga vete Sali Berisha, nderkohe qe “miq” te tjere te Adnanit ishin Oficere madhore te Sigurimit te Shtetit. Prandaj çunaku Kryetar i FRPD Belind Këlliçi, qe te “pastrohet” nga bemat e familjes e fisit te Tij nen rregjimin e PPSH e Sigurimit te Shtetit per 45-vite, ben mire te kerkoje Dosjet e disa prej pjestareve te familjes e fisit, duke filluar nga Babai dhe Xhaxhai.

  5. Labi says:

    Mora vesh qe ky aguridhja ka fug nd mendime presidentin Kinez me kete shkrim,me kujtohet Berisha ne 92 kur nuk linte gje pa then per Kinen,e Berisha mbas viteve 2000 kur thoshte se Shqiptaret duhet ta kene gjuhe te dyte kinezcen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje