Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një lidhje direkte me studion e “Dita jonë” në A2 u shpreh se tryeza e Këshillit Politik nuk prodhoi as Reformë Zgjedhore dhe as marrëveshje, por thjesht “një dakordësi për një ndërhyrje në një pjesë të vogël të Kodit Zgjedhor”.
“Nuk ishte reformë, as marrëveshje. Është një dakordësi, një ndërhyrje në një pjesë të vogël të Kodit Zgjedhor që ka të bëjë me administrimin e zgjedhjeve.
Edi Rama donte që ta merrte me hile, për të krijuar avantazh artificial në zgjedhje, duke krijuar komisionerë politikë.
Nga ana tjetër, është ndërhyrje në disa elementë që në letër do të minimizojnë një pjesë të rëndësishme të manipulimit”, tha Salianji.
“Nuk ishte reformë sepse nuk garanton votën e qytetarëve. Ne do të vazhdojmë përpjekjet dhe kur të jemi në pushtet do të bëjmë reformë të plotë, me hapje listash dhe ndërhyrje në Kushtetutë”, shtoi Salianji.
Sipas deputetit demokrat, PD ra dakord për këtë gjë sepse “kjo ishte pika e vetme ku opozita mund të jepte kontribut për integrimin e Shqipërisë në BE”. Por, Salianji shtoi se opozita nuk ka “ndonjë iluzion që me Edi Ramën ka reforma në këtë vend”.
Kur u pyet nëse ka pakënaqësi ndaj lidershipit të PD-së me këtë dakordësi, Salianji tha: “Nuk ka asnjë pakënaqësi, dakordësia shihet si akt i duhur për të kaluar në zgjedhje dhe për ta mundur Edi Ramën. Nuk ka sot shqiptar që nuk është i dëshpëruar nga qeverisja e Edi Ramës”.
Pirdh,pirdh,se lirohesh,per sa kohe qe p.d do kete ne drejtim shoket tuj,Edi Rama do te nxjerr dhe ty ne pension.
prit gomar prit nje dite bari do mbije…..
Salianji i dënuar me një Vit burg?!Perse nuk eshte brenda atehere?Eshte “denuar”me urdher të Ramës,por t’mos u futur brenda,por te mbahet nen presion,qe te terhiqet prej akuzave ndaj mafiozeve te Qeverise “rilindase”,qe duhet te ishin ne burg te gjith per kete manipulim.Manipulimi i Ardi Veliut me videon e Nenes së femijes te dhunuar nga Policia,ishte nje perseritje per Kryepolicin qe komunikonte me mashtruesin Fredi Alizoti,sikur te ishte shoku apo kolegu i tij,i cili u pagua dhe pergatit nga policia per te shpetuar Ministrin e Brendeshem,i dyti mafioz radhazi ne ate Ministri.
Do zoti (se drejtesia nuk do)ta mundesh nga burgu
Babale partia